Të dhëna të reja tregojnë se numri i fëmijëve që i mbijetojnë kancerit është më i larti në histori.
Sipas Qendrës Kërkimore të Kancerit në Britaninë e Madhe, tre nga katër persona të diagnostikuar me këtë sëmundje sot kurohen, në krahasim me vetëm një çerek që ishte në fillim të 1970.
Shanset e një fëmije që t’i shpëtojë leuçemisë, lloji i kancerit më i përhapur tek fëmijët, në një afat kohor prej të paktën pesë vite, është rritur nga 33 për qind në mbi 85 për qind.
