Fitorja e hidhur e Ina Ramës

redaktor

Nga Zenepe Luka

 

Para pak ditësh, ish Kryeprokurorja e Republikës, Ina Rama, pas një lufte të paprinciptë prej tre vjetësh, më në fund fitoi të drejtën e mohuar, duke u rikthyer në detyrën e mëparshme, gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Paradoksi ishte, se ish-Kryeprokurorja e Republikës, e vetmja femër në këtë post të lartë në Shqipërinë e më shumë se një shekull shtet, duelin e kishte me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kupolën e drejtësisë të vendit. E cila përveç shkeljes së ligjit e të drejtës, kreu edhe poshtërim ndaj gruas juriste në postin më të lartë të organit të akuzës.

 

Vendimi

Vetëm pak ditë më parë, pas më shumë se tre vjet, Gjykata e Lartë, me vendimin e saj riktheu në Gjykatën e Apelit Ina Ramën, duke fituar kështu edhe gjyqin me KLD. Kësisoj, pas një sfilitjeje të tejzgjatur asaj i hapet rruga për t’u rikthyer gjyqtare në shkallës së dytë të gjyqësorit. Në këtë vendim, kjo gjykatë në fakt thjesht ka zbatuar ligjin, duke rrëzuar rekursin e bërë nga KLD, kundër vendimit të gjykatës së Apelit, për rikthimin e Ina Ramës si gjyqtare. Në vendimin e saj, Gjykata Administrative e Apelit, vendosi të pranonte padinë e Ina Ramës kundër KLD, duke respektuar të drejtën e saj të ligjshme, që pas përfundimit të mandatit si Kryeprokurore, të rikthehej në detyrën që kishte.

Çështja është shqyrtuar nga një kolegj administrativ ku është vendosur, që rekursi i KLD, të rrëzohet që në dhomën e këshillimit, duke i dhënë këtij vendimi formë të prerë dhe të detyrueshëm për t’u vendosur në zbatim nga KLD. Duke u njohur me vendimin, citojmë: Apeli Administrativ ka vendosur “detyrimin e KLD, t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e paditëses Ina Rama, në detyrën e Gjykatës së Apelit Tiranë”.

Gjykata e Apelit, kish ndryshuar vendimin e  Administratives së Shkallës së Parë, që kish rrëzuar pretendimin e Ina Ramës, duke mbështetur vendimin e KLD të datës 24 shkurt, që nuk i jepte të drejtën të rikthehej në gjykatën e Apelit dhe nëse duhej të kthehej, ajo duhej t’i nënshtrohej konkurrimit. Ina Rama ngulte këmbë se nuk mund të kthehej tek Apeli i Krimeve të Rënda, ku i sugjerohej, pasi në atë periudhë kjo gjykatë po shqyrtonte çështje penale, që ishin iniciuar në kohën kur ajo ishte kryeprokurore.

 

Telefonata me Ina Ramën

Fitorja e kryeprokurores ndaj KLD, nëse mund të quhet e tillë një e drejtë legjitime, ishte një lajm, çka tregonte së pari këmbënguljen e saj për të fituar të drejtën, por edhe shpresën tek qytetarët, se zbatimi i ligjit triumfon edhe përballë kokave të përçartura të atyre që drejtojnë kupolën e ‘ligjshmërisë’ në këtë vend. Me emocionet e një mikeje, por më tepër si gazetare, i bëra telefonatë Ina Ramës.

-Faleminderit- u përgjigj ajo, – më në fund u bë drejtësi.

 

Drejtësia, të ka një borxh edhe më të madh, Ina Rama.

Teksa hedhim këto rreshta, shqiptarët, ndërkombëtarët e kushdo, kur përmendet emri i ish-Kryeprokurores, menjëherë u shkon mendja tek fyerja e rëndë, e cilësuar edhe si vepër penale, që i bëri publikisht ish Kryeministri Berisha pas ngjarjeve të 21 janarit, duke e etiketuar “Lavire Bulevardi”. Bëhej fjalë për “Silvia Kontin”, që u bë Kryeprokurore dhe krejt papritur, pse kjo grua juriste duhej të bënte detyrën, të zbatonte ligjin pas kësaj ngjarjeje të rëndë, fyhet kaq rëndë në personalitetin e saj, aq më tepër nga një Kryeministër…

Shumëkush e cilësoi si lajthitje të kreut të ekzekutivit, por të tjerë, veçanërisht gruaja intelektuale, shtrëngoi nofullat dhe iu drejtua Ina Ramës: “Padite për fyerje publike, për shpifje, penalisht dhe civilisht, kërkoji dëmshpërblim, për të mbrojtur personalitetin tënd”…

Por mesa duket, duke parë rrethanat, heshtjen e ndërkombëtarëve, lënien vetëm në këtë situatë të rëndë edhe shpirtërore, ajo gjykoi se ishte një betejë e humbur dhe më mirë ta kalonte në heshtje…

 

Pse heshtën të tjerët?

Asnjë reagim nga zonjat e parlamentit, ndaj kësaj fyerjeje të rëndë që iu bë Kryeprokurores së Republikës, jo nga një qytetar i thjeshtë, por nga Kryeministri i vendit.

Mirë parlamentaret e ish maxhorancës, që, fatkeqësisht, në atë kohë kishin një grua në krye të Parlamentit, bashkoheshin për një arsye apo tjetër me Kryeministrin, po mjaft deputete të opozitës, përse heshtën, përse nuk u shfaqën në publik të mbronin të drejtat e saj, që u dhunua verbalist e psikologjikisht, pse kërkonte të zbatonte ligjin…

A mund të rivendoset në afat për të gjykuar këtë fyerje, shpifje, kjo është në dorën e ish Kryeprokurores dhe ligjit në fuqi, por ajo që duhet nënvizuar është, se nëse një ditë do të bëhet dhe ekzekutohet reforma në drejtësi, kjo është një tjetër betejë, që organet e drejtësisë, ia kanë borxh Ina Ramës.

 

Pasi lë detyrën…

Nuk është e vetmja ish Kryeprokurorja, që u ndëshkua nga KLD. Dy zonja në fushën e jurisprudencës, ish nënkryetare e KQZ, Dëshira Subashi dhe ish kryetare e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, kanë të njëjtin fat. Ato vazhdojnë betejën me KLD, për të fituar të drejtën e tyre, që u garantohet me ligj: Kthimi në vendimin e mëparshëm të punës pas përfundimit të mandatit në funksionin e caktuar.

Por përtej emrave, çfarë ndodh kështu, përse ky qëndrim arbitrar ndaj figurave të rëndësishme që kanë zbatuar me korrektësi ligjin dhe tashmë janë flakur në rrugë, pa punë?

As edhe në një vend të botës së tretë, nuk do të ndesheshe me këtë raste, ku ekspertë, aq më tepër gra, që kanë ushtruar detyra kaq të rëndësishme në organet e drejtësisë, të mos u jepet e drejta që u garanton ligji, nga Këshilli që duhet të garantojë ligjin? Nuk kemi dëgjuar në asnjë rast, që në komisionet e grupeve parlamentare, në  foltoren e Parlamentit të ngrihet ky problem, por, flitet e çfarë nuk flitet, vazhdojnë të fyejnë, shpifin, duke përdorur gjuhën e rrugës.

Atëherë, arrijmë në përfundimin se nuk është puna vetëm tek emrat konkretë, por tek mos sundimi i ligjit, duke flakur në rrugë e shkelur pamëshirë Kushtetutën e ligjet ndërkombëtare të ratifikuara. Me këtë logjikë, a duhet të pranojë poste të tilla kyçe dhe mjaft impenjative dikush tjetër nesër, kur e ka të qartë se në fund të mandatit do përfundojë në rrugë? Edhe ky është një nga fijet e lëmshit të reformës në drejtësi. Kur do të shtëllizet?!

Share This Article
32 Comments
  • O ZENEPE!… (keshtu quanin gjushen time) FRAZA E PARE E SHKRIMIT TEND ESHTE PA SENS….LlUFTA E BERE PREJ TRE VJETESH ESHTE E ISH PROKURORES …DHE NUK ISHTE E PA PRINCIPTE …DHE NUK MUND TA QUAJME TE HIDHUR…POR MJALTE TE EMBEL

  • Mire deputetet, Znj. Zenepe, po garanti i zbatimit te Kushtetutes, Presidenti i Republikes, Z. Bamir Topi, ku ishte? Ai e kishte per detyre funksionale te garantonte qe Prokuroria te conte deri ne fund hetimet per 21 Janarin. Apo ai e kryente detyren “duke heshtur” edhe pse Berisha e identifikoi ate vete si “horr i bulevardit”? Cfare gazetareje jeni ju qe keni frike edhe pas 5 vitesh
    te shkruani te verteten?
    Goni

    • Goni! Nuk e ke mendimin tende,mire.Fare jo te mire.Pse? Sepse Sali Berisha,ky malok koke trashe,kishte mbledhur rrethe vehtes njerzit me te koruptuarit,koketrashet si ai vete,injorantet,maloket e tropojes,qe nuk dinin gje tjeter veç te zbatonin me sy mbyllur, urdherat e padronit te tyre,qe ishin te hurit e te litarit,vrases,dhe qe merrnin shperblime te majme,qe nuk i kishin pare kurre ne jeten e tyre.Deponimet e zotit Haklajt,ne DITA,apo te IZET HAXHIS,e SHINASI RAMES,jane deshmi e gjalle,se Sali Berisha,jo vetem te injoronte si INEN e Bamir TOPIN,por edhe te vriste.Sote qe perendoi ylli i tij,gjerat do te ndyshojne ne nje sens te kundert dhe pozitive.Prandaj Sote Saliu me banden e tij,te ndihmuar nga banda e Lulezim Bashes,nuk duan reformen ne drejtesi.

  • Te lumte dora moj gazetare, e ke shpate penden tende.Bravo qe mbeshtet gruan dhe hallall ta befte Zoti, qe ke goditur keto grate e Parlamentit, qe jane gojekycur kur goditen grate nga politika…
    Ina Rama ishte dhe mbetet nje Engjell, qe i ra ne qafe Sali krimineli dhe dr5ejtesia e korruptuar ne KLD.

  • Bastardet e KLD nisur nga Presidenti si Kryetar duhet te detyrohen ti paguajne Ines rrogen e tre viteve nga xhepi i tyre.Kjo eshte ndeshkimi i pare dhe ligjor qe keta sherbetore zyrash te erreta jane te detyruar ligjerisht.Per te tjera ndeshkime e cilesime duhet menduar e vepruar se ndryshe keta pa turp bejne te njejten gje.Ne fakt ata kane ndeshkimin e madh nga Zoti qe jane mekatare dhe bythlepires.Te lepish bythe besoj se eshte shume denim i rende, keta e bejne dhe vertet jane te ndeshkuar.
    Urime Ina Rama dhe kjo nuk eshte nje fitore e hidhur por nje fitore e madhe.

  • Me vjen keq per kete, jo per
    znj.Ina Rama , ajo luftoi per ate qe besonte, te drejten e saj. Me vjen keq qe kemi gazetar te cilet edhe pse 26 vite pas renies se sistemit komunist , kane frike te flasin hapur, qe nje reportazh te tyrin ta analizojne dhe ta prezantojne me detajet e tyre. Askush nuk ka asgje me askend , ndaj per rastin e znj.Rama mund te flitej per te gjitha pikat e rastit te saj, madje edhe per aktoret pjesmarres ne te gjitha situatat ngushtuese me te. Kush ishte President i Republikes ne periudhen kur znj.Ina Rama drejtonte Prokurorine e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise , cfar beri ai President per ta mbeshtetur Institucionalisht Kryeprokuroren per situatat ne te cilat esht ndodhur, persa Kushtetuta dhe Ligjet e RSH e lejojne. Sa imunitet ka patur nga Parlamenti i RSH Kryeprokurorja per te realizuar objektivat qe me Ligj i duhej ti bente. Pasi te kemi nje pergjigje per keto sa fola me siper, dhe te merren masa ndaj atyre qe me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kane ber Presidentet dhe Kryeprokuroret palaco cirku, dhe njerzit dali dhe thone , kukull njeri e kukull tjetri , pa patur piken e informacionit rreth atyre qe thone. Nuk mendoj se ne mundemi dot te marrim leksione per Demokracine nga ish Komunist, te cilet kurre nuk ia kane dashur te miren ketij Populli dhe kesaj toke, por kane punuar dhe jane investuar per destabilizim te ketij vendi , dhe qe zinxhiri i te keqijave te kesaj bote te ishte i pathyeshem. Shpresoj qe Sh.B.A te bej nje pune te mire me B.K.H-në (Byroja Kombetare Hetimit) qe me ne fund femijet tane- femijet e femijeve tane dhe brezat ne te ardhmen, te ndjehen edhe me te lire dhe pa streset e koheve te sotme.

    Si perfundim: duhet qe me shum se 3/5 e parlamentit te sotem duhet , ose ne pension ( jashte jetes politike dhe shoqerore) , ose ne burg ( per te gjith pabesine – tradhetine kombetare qe i kane ber ketij Populli dhe kesaj toke).

    Te dashur dhe te nderuar miq, nese diku jam gabim, ju lutem me thoni, tju kerkoj ndjese.

    Per gazetarine: Shfrytezoje fjalen, por kurre mos e shperdoro ate.

    Respekte.

  • Po PS-ja e rilindasve çfare beri per INA Ramen?! Per mua kjo grua qe deshmoi aq guxim dhe dinjitet ne funksionin e saj, meriton te zgjidhet presidente e vendit. Por Rilindasit kane te tjera “halle”! Sa e ndryshme kjo grua nga ajo Xhuzefina nga Zadrima qe na kishte zene edhe kryen e Parlamentit!
    Njerez te tille duhet te mbeshtese dhe promovoje Edi Rama dhe jo rilindas pa dinjitet dhe profesionalizem. Qe dine vetem t’i lepihen atij. Por siç duket edhe Edi Rama vuan nga po ato komplekse ndaj njerezve te ndershem dhe te zote sa edhe Sali Shtaza.

  • Ina Rama Urime !
    Perballja juaj me veshtiresite Tregon se je e Drejte e forte dhe e mencur
    Nje shprehje poullore per ty Hallall ta bofte Zoti
    Sepse ai qe te quajti lavire tani ai ka 2 apo 3 ne Shtepine e tije
    E more vesh sali qe lavire ishe ti dhe i tille do ngordhesh
    Zoti vonon po nuk Harron

  • Mardheniet e ish prokurores Ina Rama , me KLD dhe Sali Berishen , eshte shembulli I plote se ku mund te arrije Pushteti autokrat dhe perbaltja e drejtesise . Nuk besoj se do te kete ndodhur ne bote , nje ngjarje e tille , kaq e shemtuar ne mardheniet e funksionarve te pushteteve . Kjo nuk eshte ceshtje e Ina Rames , por e demokracise . Duhet pa tjeter te gjykohet do apo nuk do Ina . Eshte rrasti , qe varrosi drejtesine ne menyre spektakolare . Barjaktarizmi mundi demokracine , ne shekullin 21 .Ky gjyq do te kete vlere nderkombetare . Kam besim , qe do te kete interes edhe OKBja .Shembulli I tre juristeve te larta shqiptare eshte pa precedente . Nuk ka nevoje te shkruhen libra per te . Eshte histori , qe flet me realitetin e jetuar . I. Foto

  • Vleresoj shkrimin e gazetares Luka, qe nga gazetaret femra e meshkuj, eshte e vetmja qe godet, qe i bie majtas e djathtas, sikurse vleresoj edhe durimin e Ina Rames.
    Po, asaj duhet ti kthehet rroga e tre vjeteve dhe ti paguaje Presidenti nga xhepi bashke me hoxhallaret e KLD dhe jo taksat e qytetareve…
    O Zot, do te behet ndonjehere ky vend, si te gjithe vendet e tjera….
    Per mua, tre vije Euleks, vetem ai do ti beje te mbushin breket keta politikane te inkriminuar, qe jane pasuruar me gjakun e ketij populli te varfer..
    Ju admiroj Luka dhe Ina Rama

  • Pervecse eshte shkelur Kushtetuta e Shqiperise, kjo KLD, qe une do ta quaja Koka e Krimit, ka cenuar dinjitetin e tre zonjave, qe kane kryer poste shume te rendesishme kushtetutese.Ky eshte nje krim me vete dhe per kete duhen ndeshkuar..
    Per mua, shfaq nje mendimin tim, turp eshte edhe per ato gra parlamentare, qe nuk reagojne kur cenohet dinjiteti i nje gruaje, ca me teper ne ato poste te larta, por heshtin, kane frike nga lideret e tyre…
    Ato duhen fshire nga lista…
    Bravo gazetarja Luka, qe eshte e vetmja qe e trajtoi kete problem dhe urime Ina Rames.Nderime edhe per gazeten Dita.

  • Njejte si Saliu qe fyejti Ina Ramen, ashtu beri edhe Edi Rama duke fyer gjykatesin qe e shkarko nga detyra Shefin e Polivise se vendit. Ku eshte ndryshim midis ish-Kryeministrit dhe Kryeministrit aktual? Dy vellezer siameze. Te dy kane dale nga i njejti bark.

    • Ilmiu! Je vertet si miu.Ti o babaxhan i ngaterron gjerat.Barazon Ramen me kriminelin me damke Sali Berishen.Edi Rama nuk ka vrare njeri,kurse Berisha ka vrare shqipetare te pafajshem,ne 97-en,21 Janar,gerdeci etj.Edi Rama,nuk ka nga keto gjynahe o koke trash.

  • Tre shoqezonja qe e perdhosen drejtesine shqiptare me skenaret e felliqur te rradhes se buces komuniste te eterve,bijve e mostrave te saj.Mjaft me, me urime qe nuke i shkojne per shtat nje rrealiteti te dhimshem shqiptar.
    Servilizmi,ky ves i trasheguar nga mijte e kenetes se diktatures komuniste,eshte nje shkop ne duart e jashteqitjes shqiptare ne dite e vite ne Tiranen zyrtare..
    Per cilen silva konti na u komentohet,per ate qe mbylli dosjet e shekullit per krime e superkorrupsione me kalim afatesh duke cfrytezuar pushtetin?Turp Ina Rama sot duhet te ishte ne burg bashke me Berishen me shoke e shoqe qe i kane shkaktuar Shqiperise shume tramuma te rradhes se rendjes pas lekeve te piset e pushteteve pa kufi brenda ligesise.Mjaft me,me pjese te jashteqitjes shqiptare ne vite,pse ishin dhe mbeten keto mostra Shqiperia akoma nukeshte bere pjese e BE-se,kesaj Europe pjese e se ciles eshte faktikisht ne shekuj.
    Kesaj panorme pacavuresh komentesh servilesh, i mbetet Reformes ne Drejtesi te vendose pikat mbi i-ne.

  • jo duroi shume,se te ishte nje tjeter, ia kish numuruar Sali Berishes.Bravo.Duroi dhe fitoi.
    Falenderim gazetares Luka qe trajton probleme kaq te mprehta, qe kerkojne guxim, trimeri, sikurse falenderojme edhe gazeten tone “Dita”

  • Ti komentues qe na paraqitesh “patriot” vetem i tille nuk mund te jeshe,Dukes qe je nje militant i pabindur ende per te gjykuar te verteten. Kryeprokuroren e emeroi Sali Berisha, e prezantoi “Silvia Konti”, kur kjo zonje e nderuar, kerkoi te zbatonte ligjin, aq me teper pas nje ngjarje te rende, sikurse ioshte 21 janari, Ai, nga karrikja e kryeministrit te vendit e fyu rende publikisht dhe nese do te funksiononte Kanuni ( se Saliu eshte malsor Tropoje), do ti kishte fluturuar koka.Respekt per Ina Ramen, per bashkleshortin e saj, qe me maturi e kaloi ne heshtje kete lajthitje te kryeministrit dhe faqen e zeze pacin keta “Shkerdharet e KLD, qe perdorin ligjin per te cenuar dinjitetin e zonjave te medha, qe kane qene ne krye te organeve me te larta ligjevenese.

  • Ditë të vështira kalojnë ata grupi puçist i Saliu në kokë të drejtëdisë që vetëm drejtësi nuk është.I kërkon dikush llogari Ina Ramës për ato që nuk bëri,,,Mirë
    ,nuk deshi ti bënte apo nuk e lanë..?Ka një llogjkkë,këtu,ajo si grua në xhunglën e Gjin . Gjonëve,të ton ton makutëve Salistë,,e xhonglerëve hajdutë,mirë që shpëtoi kokën.Ju komentues burra,pa mendoni njëherë sikur ajo të ishte gruaja juaj k/prokurore në ato pozita,aq keq e ofenduar,e turpëruar dhe e nëpër këmbur kur shteti kishte rënë fare,e kur Pinoçeti I Tropojës tallte bythën me një popull të tërë çfarë do të bënit,,?Të paktën tani ajo fitoj vetëm te drejtën ligjore ,por jo nderin e prestigjin e postit dhe si femër.Kur akoma Hitler shqiptar po e tall sërish bythën me një popull të tërë ,paska akoma mostra nga ju palo komentues ti kundërvihenI Inës,,,?Budallenjtë mos I kërkoni me brirë se I kemi këtu me logjikën e minjve të hales,,, !

  • Ina Rama
    Pa dyshim qe e meriton te kthehet dhe ky eshte nje sukses I madh per drejtesine dhe Ina Ramen
    Por cfar kuptimi kishte kur ajo nuk mbrojti dot
    Vetveten kur ishte krye prokurore dhe u perbuz me fjalet Lavire nga nje intrigannt salih-Serb
    Pse nuk leshoj Urdher Arresti ?
    Po te kishe bere kete do ishe akoma ne vendin e meparshem dhe me shume dinjitet
    Salihuu eshte lavire dhe te tjereve u ve emerin e tije

  • Po keto shoqatat qe merren me te drejtat e grave, nuk e di sa jane, mbeshtetn Kryeprokuroren, kur kryeministri e fye aq rende?Po te ishte ne nje vend tjeter, do te kishte protesta dhe Saliu, duhet te jepte doreheqjen…Po ky eshte vend rrumpalle, me shume shqetesohen per GEI dhe lesbiket se sa per te qene ne krah te gruas intelektuale, qe kerkon te beje detyren…Keto shoqatat bejne sikur merren me dhunen ndaj gruas…, po a kishte rast me domethenes qe te sensibilizohej, ky i kryeprokurores? Saliu plak, i ben te gjithe kriminele, prostituta, kur vete ai eshte kryekrimineli dhe kryeprostitute e ketij vendi.O Zot, do te rroje ky njeri deri sa te vije dita qe ti vihen prangat?Te zente haka e ketij populli fukara, Sali Berisha.

  • INA RAMA ESHTE NJE KRIMINELE E RENDOMTE, ME NJE “TE PUTHUR” SHITI VENDIN E PROKURORISE.

    ESHTE FATKEQESI KOMBETARE QE U PRANUA NE GJYQESOR.

  • Arben-Sali.Kundershtoj ashper komentin qe ka bere ky Arbeni”, qe me siguri eshte qytetari dixhital (Pra Sali Berisha), qe duket se eshte me prirje kriminale, shkruan me gjuhen e krimit per ish Kryeprokuroren e Republikes.Kujtuam se pas disa vjetesh, Saliu eshte penduar per lajthitjenb, gjuhen e rruges qe persori, sidoqe ishte kryeminister, por Saliu, nuk ndryshon, nuk pendohet kurre per ato qe ka bere e ka thene.Doni Saliun?? Ja ku8 eshte, Arbeni, qe duket se eshte edhe analfabet, pasi shkruan me germa shtypi dhe pa kuptim..

  • Arben-Sali.Kundershtoj ashper komentin qe ka bere , qe me kete emer anonym, me siguri eshte qytetari dixhital (Pra Sali Berisha), pasi duket se eshte me prirje kriminale, shkruan me gjuhen e krimit per ish Kryeprokuroren e Republikes.Kujtuam se pas disa vjetesh, Saliu eshte penduar per lajthitjenn, gjuhen e rruges qe perdori, por jo.Ne e degjojme cdo dite ne parlament, para kamerave, qe per turpin e tyre, percjellin edhe nje pordhe te beje Saliu.

  • Zenepe Luka eshte gazetare e sprovuar.Duke mirekuptuar ish prokuroren,topin per te bere drejtesi ia kalon deuteteve qe jane ne Kuvend.Per mendimin tim kjo eshte e pavend.Ajo “harron” se me “horren e bulevardit”u godit dhe ish presidenti me “karagjoz” i Shqiperise,qe jo vetem fliste me heshtjen e tij,por e mbylli gojen aq fort sa i doli shkuma prej sikletit qe Saliu e sfidoi hapur dhe e kercenoi me largimin nga detyra.Si te gjithe ata qe postin e kane “fituar” me sherbimet qe i kane bere padronit dhe jo popullit,fatin e tyre Bamir Topi dhe Ina Rama e “priten” nee heshtje e me durim se kishin kaluar vijat e kuqe te sjelljes ndaj padronit Sali,dhe sigurisht goditjen me te rende e mori Ina Rama qe si kryeprokurore i beri gati dosjen e provave “kriminelit,vrasesit, terroristit te Bulevardit Sali Berisha”,si ne film.

  • Behet fjale per zbatimin e kushtetutes, pasi Kryeprokurorja perfundoi mandatin.Kundershtine e beri KLD, si rralle here, trokiti edhe ne shkallet e gjyqesorit, per te vulosur kete padrejtesi, por, i hasi sharra ne gozhde.Zonjat deputete kane pergjegjesi morale e ligjore sepse: E para u shkel Kushtetuta E dyta u dhunua psikologjikisht Kryeprokurorja e Republikes,nje grua me postin me te larte te organit te Akuzes. Perse heshten keto zonja?Po Deputetet e maxhorances gjate ketyre vjeteve, pse e kane mbyllur gojen?
    Pra behet fjale edhe per nje sensibilizim ne mbrojtje te figures se gruas….

  • Reforma ne drejtesi duhet te filloje pikerisht nga kupola e drejtesise: Nga Keshilli i Larte i Drejtesise. Ish prokuroja fitoi nje te drejte legjitime. Duhet patjeter te ndjeke fitoren e saj morale. Te ballafaqohet ne gjykate me ate qe ai e quajti ate “lavire bulevardi”, vetem se tha te verteten…Grate paralemtare te derisotme jane kukulla qe ruajne kolltukun dhe u lepihen kryetareve te tyre. E pergezoj zj gazetare per kete shkrim serioz. Vetem fjalia :…lufte e paprinipte..m`u duk gabim. Po mua me duket se ajo ka parasysh se kjo lufte e saj per te fituar te drejten ligjore ishte e kote, e paparime. Keshtu edhe kjo fjale eshte ne vendin e saj. Megjithekete cdo shkrim duhet te jete i qarte per te gjithe lexuesit… E pershendes zj Zenepe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *