Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fitorja e Mourinjos dhe ajo e Saliut, dy fitore të ndryshme në gjithçka, por ka një element që i bashkon: Stadiumi!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Fitorja e Mourinjos dhe ajo e Saliut, dy fitore të ndryshme në gjithçka, por ka një element që i bashkon: Stadiumi!
AnalizaKryesoreopinionPolitike

Fitorja e Mourinjos dhe ajo e Saliut, dy fitore të ndryshme në gjithçka, por ka një element që i bashkon: Stadiumi!

J L
Published May 27, 2022
Share
SHARE

Nga Pëllumb Kulla

Botuar në DITA

 

Mourinjo fitoi finalen e madhe të Europa Ligës, kurse Saliu ynë në përfundim të votimeve në partinë e tij u zgjodh kryetar.

Duket si përçartje përqasja e këtyre dy fitoreve. Ato janë të ndryshme në gjithçka, por në të vërtetë ky shkrimth ka lindur mbi një element që i bashkon: stadiumi! Është stadiumi, ku filloi triumfi i Saliut dhe përfundoi ai i Mourinjos.

Ishin vërtet spektakël i rrallë vuajtjet e trainerit të madh romanist, por edhe tabloja e madhe e tifozëve që e kapërcyen detin. Spektakulare është të shohësh vogëlushë të përlotur, burra të thinjur që qajnë e të këputin shpirtin. Kënaqësia e këtyre pamjeve bëhet vërtet e rrallë, kur burrat që vuanin, befas, pas bilbilit që u dekreton fitoren, çirren si të çmendur me gojë të çapëlyera e duke puthur e përqafuar, me të njohur e të panjohur që gjejnë përqark.

Kopertina e Ditës, 27 Maj 2022

Me aq sa kam parë e bluar në mend, mua më është krijuar bindja se ky gëzim shkallues, kjo gjendje triumfale, ky shpërthim i papërmbajtur, vjen nga përfundimi i një pritjeje të ankthshme, është pjellë e vuajtjes torturuese, e një pasigurie të zgjatur në fitoren e dëshiruar. Sa më e madhe vuajtja, sa më kërcënuese pasiguria, aq më shpërthyes dhe i papërmbajtur është gëzim i fitores.

Kjo ndodhi me Mourinjon që në vigjilje të ndeshjes u pa që i trembej kundërshtarit dhe pastaj gjatë ndeshjes shfaqte nervozizëm, ngaqë nuk ishte i sigurt për ruajtjen e rezultatit deri në sekondën e fundit të minutës së fundit.

Gëzimi i Sali Berishës në fund të votimeve për të, ishte më i madh. Njerëzit që e pritën si triumfator nuk ishin në një stadium, a në ndonjë arenë, por u mblodhën dhe festuan në palcë të mesit të natës duke krijuar dhe ata me fitoren e tyre një spektakël mbresëlënës.

Shquhej lehtësisht që ishte një spektakël i menduar, i inskenuar për të përcjellë rreth e qark vendit idenë se kishim te bënim me një 1992-sh të ri, bile edhe më shumë! Fitimtari vetë tha se në historinë e shqiptarëve kishte ndodhur, një mrekulli!!!….

Ishte pra, edhe kjo një finale e mbyllur me fitore për të impresionuar shqiptarë, amerikanë dhe gjermanë tok. E sidomos për t’ia bërë të vështirë Apelit vendimin që gatitet të marrë.

Ishte fitore, por gëzimin ky triumf e kishte të shtirur. Se ndryshe prej fitores së Mourinjos, kësaj të Saliut i mungonte vuajtja, i mungonte rreziku i humbjes, i mungonte pasiguria “do fitoj a s’do fitoj” gjatë atyre ditëve përpara votimeve.

Fitimtari i zgjedhjeve në asnjërën nga sekondat e fushatës së tij të palodhur, nuk pat dyshuar në fitore. Ai kurrë nuk e pati pasigurinë se mos “Feyenordi” i tij kundërshtar do ta barazonte, jo më ta mposhtte, jo e jo! Sfidantit të tij ai nuk i pat hapur asnjë fushë, ku ta ndeshte dhe ta mposhtëte. Dhe ta dërmonte këtë “grindavec” që kish vite që i vinte në dukje njëqind mëkate partisë që identifikohet me emrin e tij.

Saliu as e shkoi nëpër mend, që siç është e natyrshme në përballjet zgjedhore demokratike anembanë rruzullit, t’i jepte edhe kësaj, ngjyrat e garës, ta ftonte fv. rivalin në debat në sytë e atyre që do t’u jepnin votat. Nuk e bëri këtë, jo se e përçmonte, por sepse e kishte frikë. Po, po: rivalin e tij ai hiqej sikur e shpërfillte, por në të vërtetë i trembej! Jo se ai vërtet do t’i merrte spektrin, jo! Por është një bindje absolute, se në një debat elektoral, atë e mund thuajse çdo anëtar nga ata të këshillit që ka formuar në kuvendin e tij! E jo më zoti Elezi gjuhëmprehtë, që do dinte të artikulonte kritikë të fisme. Aq më shumë që, për vete, Elezi nuk kishte asnjë thembër Akili, nga ato thembra, që kundërshtari i tij i kish të panumërta.

Shkurt Berisha e dinte që do të fitonte. Këtë rezultat e dinte dhe Ibsen Elezi. Që lideri historik do të fitonte, këtë e dinin të gjithë ata që nuk i vajtën në kuvend, e dinin dhe besnikët thinjoshë, që kryesojnë ato gjasme-partitë aleate. Fitoren e Saliut nuk e vinin në dyshim jo vetëm fshatarët shqiptarë, por as edhe fshatarët amerikanë!

Vetë triumfatori i zgjedhjeve të 22 majit nuk kish se si të mos e dinte, se në fund të asaj dite nuk ndodhi asgjë!

Pas nxjerrjes së rezultatit, atyre që e kishin votuar dashuria e jashtëzakonshme që kanë për të, nuk iu shtua asnjë çikë më shumë. Nuk iu shtua ajo as miqve dhe as familjarëve.

Ata që nuk e duan Saliun, pas kësaj dite zgjedhore, për këtë njeri kanë po atë mendim që kishin një ditë më parë. Ishte pra një numërim i mërzitshëm fletësh votimi, që nuk solli asgjë të re.

E si mund të të gëzojë dhe të brohoritet një fitore e tillë?!…

J L May 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • mirel says:
    May 27, 2022 at 4:08 pm

    Pellumbi eshte fshatari amerikan

    Reply
  • Krist says:
    May 27, 2022 at 5:53 pm

    Pellumb,per karagjozlleqet ne skene,vite me pare,ke fituar admirimin e ndjekesve,por me keto karagjozlleqet,qe i ke filluar ,qe prej largimit te detyres ne Amerike,po i hell poshte te gjitha.Madje,po behesh si nje plak matuf dhe i bezdisshem.

    Reply
  • Martin says:
    May 28, 2022 at 2:51 am

    Pellumb Kulla eshte personalitet shoqeror shqiptaro-amerikan qe deshiron te shkepuse Shqiperine Demokratike nga maloket dhe injorantet haxhiqamiliste..

    Reply
  • shqip says:
    May 28, 2022 at 10:00 am

    Shkrimi eshte mese realist.Eshte nje fitore qe nuk i duhet aspak B dhe ne kete menyre iu vu kapak tregimit te quajtur “PD”.Sa do te rroje akoma ky njeri qe tu behet mburoje pasurive te panumerta te femijeve te tij ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?