Fitorja e Vetëvendosjes, Haxhiu: Festoni në shtëpi

time

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën u ka bërë ftesë qytetarëve që të festën e tyre ta bëjnë pranë familjes dhe nëpër shtëpitë e tyre.

Haxhiu tha se është me rëndësi që të mos tubohen qytetarët në sheshe e në rrugë, për shkak të pandemisë COVID-19, por edhe për shkak të temperaturave të ulëta dhe të problemeve që mund të shfaqen në shëndetin individual tek secili.

“Po e bëjë këtë thirrje sepse tani po ndodhë një proces shumë i  rëndësishëm që është numërimi i votave. E gjithë vëmendja e aktivistëve duhet të jetë tek komisionarët dhe vëzhguesit sepse duhet të garantohet vota e lirë dhe e paprekshme për secilin qytetarë”, tha ajo.

Tutje  Haxhiu shtoi që të mos festohet në sheshe, por pranë familjes.

n.s. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *