Data 28 Janar 2013 mund të shënohet nga historikun e politikave fiskale në Shqipëri me shkronja të nxira. Kryeministri i një qeverie në pushtet prej gati 8 vitesh konfirmon në mënyrë publike një dështim të madh të politikës së tij fiskale që e ka mbrojtur me forcë për pesë e më shumë vite radhazi. Taksimi i sheshtë që në fakt sheshon dhe shtrin më shumë përtokë të ardhurat minimale nuk do jetë më. Të paktën në formën aktuale.Këtej e tutje do jemi pranënjë tatim progresiv, siç ka kërkuar opozita tash e sa kohë.
Po çfarë ka ndodhur këto pesë vite e kusur që tatimi i sheshtë ka cënuar haptazi të ardhurat minimale dhe të mesme dhe ka krijuar një lehtësi shumë të madhe për të ardhurat e larta.Në fillim të vitit 2008 për shkak të një administrimi relativisht të dobët fiskal, qeveria kërkoi të gjejë forma që të mbledhë të ardhura fiskale në një formë më të lehtë, por që merrte më shumë tatime nga të ardhurat e ulta dhe të mesme. Ndërkohë pagat e larta të drejtorëve ekzekutivë të korporatave dhe bankave kryesore në Shqipëri arrinin dhe nivele prej mbi 66 mijë euro në muaj, mirëpo edhe këto paga taksoheshin me të njëjtin tatim prej 10%. Nëse një pagë maksimale do të taksohej me taksim progresiv me normë 20 përqind (para 2008 dhe ajo që kërkon opozita), plot 924 persona në pagë minimale nuk do paguanin tatim mbi të ardhurat dhe do mund të përdornin rreth 12 mijë lekë të reja më shumë në një vit. Nga shifrat e publikuara për 9 drejtorët e CEZ me paga gjithsej prej 375 mijë Euro në muaj, nëse do taksoheshin me 20%, plot 5250 paga minimale nuk do paguanin tatim dhe do të mund të merrnin rreth 12 mijë lekë të reja më shumë në një vit. Shifra të ngjashme kanë drejtorë të kompanive celulare, të bankave kryesore, të kompanive të naftës e në sektorë të tjerë të ekonomisë. Të gjithë këto paga maksimale do sakrifikonin diçka të vogël që mijëra e mijëra punonjës në paga minimale të mos paguanin tatim mbi të ardhurat gjatë një viti. Në fund të fundit, kjo është esenca e tatimit progresiv. Nëse drejtori i një banke kryesore në Shqipëri do blinte shtëpinë e tij tënjëmbëdhjetë në një kryeqytet në Europë prej të ardhurave që përfiton në Shqipëri, mirëpo do të taksohej me 20 përqind, nuk do mund ta mobilonte shtëpinë e radhës me piano apo mobiljet më të shtrenjta. Do i mundësojmë të ardhura maksimale drejtorëve ekzekutivë që shpesh janë të huaj, apo do i japim 12 mijë lekë të reja më shumë në vit rrobaqepësve dhe të gjithë pagave minimale në Shqipëri. Ky krahasim i pamëshirshëm gjen zgjidhje vetëm nga tatimi progresiv.
Propozimi i huazuar nga opozita përmend nivelin e pagave prej 30,000 lekësh. Nëse përdorim këto paga si krahasim, atëherë nga fillimi i vitit 2008 deri në Janar 2013 ky nivel page ka paguar mbi 60 muaj një tatim prej 3,000 lekësh të reja. Personat që kanë përfituar këto paga kanë paguar rreth 180,000 mijë lekë këto 5 vite si pasojë e këtij tatimi, ndërsa drejtorët ekzekutivë me paga të larta kanë pasur mundësi të blejnë shtëpi nga më të shtrenjtat për shkak të tatimit prej 10%. Kush do i ngushëllojë këto individë që për 5 vjet kanë paguar gati 2 milionë lekë të vjetra më shumë nën këtë qeverisje dhe tash veç 3 muaj para zgjedhjeve u thuhet se paskan paguar më kot, por këtej e tutje qeveria e kuptoi gabimin.
Nga ana tjetër propozimi i qeverisë është i mangët dhe kryesisht për arsyen se nuk do të shpallet si ndryshim kursi drejt tatimit progresiv. Problemi është se ky ndryshim vetëm heq barrë fiskale, por nuk e zëvendëson këtë barrë me rritjen e normës në pagat maksimale të drejtuesve të lartë. Ky është problem edhe më imperativ në momentin që qeveria ndodhet në krizë buxhetore dhe lëvizjet vetëm me kah ulës të të ardhurave buxhetore janë veç një gropë më shumë në buxhet.
Sinqerisht do te doja qe berisha ta zevendedonte taksen e sheshte me ate progresive. por mos t i marrim enderrat per realitet.shtypi i tiranes eksitohet pa kuptim .ne asgje ne ate qe thote apo ben berisha nuk sheh filimin e fillimit te fillimit te kalimit nga taksa e sheshte ne ate progresive.perkundrazi ai e mbrojti serish dje me force ne mbledhjen e qeverise. po nuk ja c koduam sic duhet shqiptareve (shtypi) diskursin e politikaneve eshte vete shtypi qe diskualifikohet. sa per analizen, e thelle ndonese ideologjikisht e njeanshme,ajo eshte jashte temes qe ka zgjedhur (pd heq dore nga taksa e sheshte). Ka shume vende ne bote me takse te sheshte ku nje pjese e te ardhurave te konsideruara si te ulta lihen jashte taksimi. dhe njehere pra fakti qe berisha akordon perjashtim fiskal per te ardhurat 300 mije leke e poshte
(Vazhim i komentit siper) pra ky gjest “humanitar” i berishes nuk e shnderron ate ne partizan te takses progresive. ata qe e realisht e duan kete takse kane vetem nje opsion te votojne ps ne qershor.ashtu si te pasurve do tu interesonte me shume statu kuoja..Me respekt gb