(Krimet e fashizmit nuk mund të kenë krahasim!)
Nëntë Maji në Kalendar,
s’u shkrua rastësisht,
por si Dita e Fitores,
përmbi terrorin fashist!
Kjo fitore madhështore,
dhe vitet e egra të luftimit,
i dha fund luftës më mizore,
të Historisë së Njerëzimit
Tani rinia e gjithë Botës,
njeh dhe shikon vetëm muzeumet,
ku ishin dushet e vdekjes,
dhe krematoriumet!
Askund s’kanë ndodhur tmerret,
që kanë ndodhur në Kampet e Përqendrimit,
janë etalonet e vetme,
që kurrë s’do ta kenë mundësinë e krahasimit!
Askush nuk duhet t’i injorojë,
tmerret e Luftës së Dytë Botërore,
ndaj të qènit antifashist,
është një detyrë dhe vlerë njerëzore!
Julius Fuçiku-Heroi i madh çek,
që në aty vite ka shkruar,
se barku që polli fashizmin,
akoma nuk është shterpëzuar!
Sot – kaq vjet pas Fitores,
nuk është se po shkruaj ndonjë skandal,
kur them se në Europë,
neofashizmi është një rrezik real!
Fashistët patën bashkëpunëtorë,
kuislingë dhe tradhtarë tè çdo ngjyre,
po askund tjetër-veç Shqipërisë,
as është tentuar rehabilitimi i tyre!
Duhet të jesh pèr vete,
një tradhëtar me talent,
që pas 74 vjetèsh,
kryekolaboracionistit t’i ngresh monument!.
Duhet të jesh një qen bir qeni,
një derr-dosë-ago gic,
që Shqipërinë antifashiste,
ta bësh pa turp me një “Aushvic”!?
Është e pamundur të mos shkasë,
një mëndje normale shqiptare,
vetëm të mendosh se këto poshtërsira,
janë hynere dhe sponsorizime qeveritare!
Të mendosh se një Institut i pjerdhur,
që takstat tona ka mjelë,
qè Heronjtë Antifashistë të luftës,
lehtësisht t’i shpallë kriminelë!
Këta lumpenë-Sali Berishën,
në çdo hap të tyrin kanë tutor,
por edhe Edi Rama s’mbetet mbrapa,
si më dorëlëshuari sponsor!.
Ne të “Ditës” ishim denonconjës,
më të fortë na bëri kjo përpjekje,
ndaj antifashistët më të betuar,
këtu do të jemi deri në vdekje!
Antifashizmi s’duhet të ketë ngjyrë,
dhe pse pjellë e nacionalizmit ka qënë gjithmonë,
po këtu-me nuanca të rrezikshme,
është shfaqur herë pas here tek e djathta jonë!
Shembull ideal është Amerika,
ku e majta thuajse nuk ekziston,
por fashizmi i çdo lloj forme,
shkatërrohet që në embrion!
Ne Europë propaganda fashiste,
është e ndaluar me ligj,
akoma dhe sot ndonjë fashist i mbetur,
kapet dhe dërgohet në gjyq!
Më së shumti Bashkimi Europian,
është një Bashkim i mirëfilltë Antifashist,
pavarësisht se tek-tuk po rritet,
nacionalizmi -si një front populist!
A.DUKA

Arben, kesaj radhe e ke bere proze poetike si Maksim Gorki me Lajmetarin e Fertunes.
Per cilin fashizem e ke fjalen sepse ky fashizem po mban gjalle Evropin !!!
Arben , o poeti yne,
shumica emrin s’ta dine,
shan Ballin ,mburr partine.
ben zhurme si llamarine.
Arben je i madh.
vargu yt zagaret zgerlaq
Te lexojme me kenaqesi
Beji vargjet ashtu sic di ti.
Te lumte Arben , si gjithmon .
5 vjet ndenji ai fashizmi ne Shqiperi,
“si ne kohe te Italise” e kujto c’do njeri,
por komunizmi qe ketu ndenji 50 vjet,
“si ne kohe te Tallonit” e kujto ky milet,
pas 50 vjet komunizem Triske&tallon,
arrati drejt Italise mori ky populli i jon,
ne 1939 Italia me ushtri pushtoi Shqiperi,
sot shqiptaret kane enderr jeten ne Itali,
u desh pra ky komunizmi ne Shqiperi 50 vjet,
qe shqiptaret te kuptonin pushtuesit e vertet !
O “Popull” te dhjefsha trute!
Lere tallonin se eshte harruar,por merru me TALLONIN e sotem,ku droga,prostitucioni,trafikimi,vrasjet,perdhunimet,vetvrasjet etj jane bere te zakoneshme!
A nuk eshte me keq se TALLONI kur sot shumica e popullit sheh dyqanet plot,por NUK KA LEKE NE XHEP T’I BLEJE?
A nuk eshte TALLON,kur mijra te rinj mbarojne universitetet me parate e gjakut te prinderve,por nuk gjejne nje vend pune?
A nuk eshte TALLON,kur prinderit e pa pune nuk kane t’i ushqejne,veshin e mbathin femijte e tyre,kur shohin shoket e shoqet ,bijte e politikaneve,oligarkeve etj qe shkojne ne shkolle me fuoristrade?
A nuk eshte TALLON kur shumica e 700 mije pensionisteve do kishin vdekur me kohe ne se femijet e tyre emigrante nuk do t’i ndihmonin financiarisht?
A nuk eshte TALLON ,kur u izoluan 700 mije pensionistet per 3 muaj vjet,por nuk ju dha asnje ndihme mjekesore nga shteti,bile as ju riimbursoi ilacet e covid 19 etj?
Sakte fare o Popull per sa ke shkruar, ky “Erhardi” eshte vecse jashteqitja jote!
Populli eshte i mencur, ka memorje perhere,
jo si ti emer gjermani nga tru e goje i dhjere.
Kohen e qelbur komuniste sot me mall kujton,
vetem ndonje i pjerdh nga trute qe sot kot rron!
Ne SHBA te Majten e perfaqeson denjesisht Partia Demokratike.