Fituesi i radhës në gazetën Dita është Pjetër Pepkolaj. 59-vjeçari, ish-punonjës minierash ka ardhur ditën e djeshme në redaksinë e gazetës për të marr Orën e fituar. Diçitura që ai ka dërguar në numrin e kontaktit vendosur në dispozicion për të gjithë lexuesit është: “Korrupsioni ka zënë karar, lidh kollaren në dy kryetarë”.
Atij i vjen mirë që është që është përzgjedhur si fitues dhe do të donte që kjo nismë të vazhdonte nga ana e gazetës. “Unë lexoj edhe libra, libri do kohë, por për mua gazeta është një mirëmëngjes në kafen e paradites së hershme”. Për të, Dita është bërë e pandashme në pjesën më ta madhe të ditëve të javës. Pepkolaj, ndanë me ne edhe disa mendime të tijat mbi gazetën. Në lidhje me frymën politike ai thotë;
“Jeni pak të ashpër, por e vërteta mbetet e vërtetë dhe si rrjedhojë është e ashpër. Ai që ikën kritikohet sa kritikohet dhe mbaron, më shumë tani duhen kritikuar ata që vijnë. Duhet t’u kërkoni pak më shumë llogari ndaj këtyre që qeverisin në kohën e sotme, domethënë ndaj të tanishmes, e kaluara iku. Kjo nuk do të thotë që unë mendoj se ndëshkimi ndaj së kaluarës nuk duhet të bëhet, përkundrazi”. Në lidhje me ecurinë e Ditës ai na jep mendimin dhe atë çka ka parë në rrethin që jeton, “Gazeta, ja vlen dhe unë shoh, të paktën në qytetin ku jetojë, në Lezhë, ajo rritet përditë numrin e lexuesve të saj, shoh që po hyni në kanalin e duhur”. E për tu rikthyer përsëri te shteti ai thekson: “Qeveria e tanishme duhet të mësoj se përse e hëngri ajo e para. Ai që ka ikur nuk vjen më. Ky që është në qeverisje duhet të mësoj pse ra në lum ai që iku dhe si mund ta kaloj ky që është këtë lum, por pa u lagur”.
ta gezosh o Pjeter dhe fat paç ne cdo gje te jetes