Edhe pse kryetari i bashkisë së Pogradecit Eduardo Di Kapri njihet më shumë si aktori që fitoi më në fund Oskarin e merituar pas kaq shumë vitesh në kinematografi, ai ka shfaqur një anë të errët në qytetin që drejton, – thonë Gojët e Liga.
Mësohet se Di Kapri është paditur se ka ushtruar dhunë ndaj një përmbaruesi privat, menjëherë sapo u kthye nga ceremonia e çmimeve Oskar.
Kjo anë e dhunshme e karakterit të tij e ka vënë në siklet artistin dhe drejtuesin e njohur vendor.
Di Kapri ka deklaruar se nuk kishte ndërmend ta qëllonte përmbaruesin, ashtu si më herët nuk e ka pasur qëllimisht shkarkimin e drejtorit të Ujësjellësit për të emëruar aty nipçen e vet.
“Nipçja thjesht u ndodh aty kur e shkarkova drejtorin, dhe më tha: meqë u lirua, ta marr unë atë vendin? Merre more zevzek, i thashë. Po kështu, përmbaruesit thjesht i ra mbi kokë statueta e Oskarit që mbaja në dorë, se është e rëndë dreqi, flori safi”, sqaroi Di Kapri.
“Ja, kjo është e vërteta e kulluar”, përfundoi artisti i famshëm kryebashkiak.

Keto duken si humor, por te dyja veprimet kane akt krimi.
Cojeni ne Prokurori.
Iku koha e Mziut dhe ketij tjetrit, qe e kane bere Bashkine private.
hahaha, po cojeni gjer ne fund muhabetin, bejeni Eduardo di Caprio