Fituesit e çmimeve ‘Grammy’/ Beyonce dhe Taylor Swift bëjnë historinë, rrëmben trofe dhe Dua Lipa

Ornela

Beyoncé dhe Taylor Swift, janë femrat që kanë shkruar historinë e ceremonisë së Grammy Awards. Diva Beyoncé është gruaja që ka fituar më shumë çmime në historinë e Grammy-t, për të 28-tën herë, duke kaluar këngëtaren Alison Krauss.

“Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, tha ajo ndërsa pranoi trofeun e saj vlerësuar për performancën më të mirë, R&B.

Taylor Swift gjithashtu bëri histori në ceremoninë e së dielës, duke u bërë artistja e parë femër që ka fituar plot tre herë çmimin “Albumi më i mirë i vitit”.

Një gjë e tillë kishte ndodhur më parë vetëm me tre artistë, Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Ëonder. Shqipëri u përfaqësua denjësisht nga bukuroshja Dua Lipa, e cila arriti që të triumfonte duke fituar çmimin e vokalit më të mirë të muzikës Pop me albumin e saj “Future Nostalgia”.

“Ky album ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra, por një gjë që unë vërtet kam kuptuar është se sa e rëndësishme është të jesh i lumtur”, tha ajo, në një ditë kaq historike.

E megjithatë, dje ishte nata e Billie Eilish e cila fitoi “rekordin e vitit”.

Një pjesë e fituesve të çmimeve ‘Grammy’

Albumi i vitit
Fitues: Folklore – Taylor Swift
Rekordi i vitit
Fitues: Everything I Ëanted – Billie Eilish
Kënga e vitit
Fitues: I Can’t Breathe – H.E.R
Artisti i ri më i mirë i vitit
Fitues: Megan Thee Stallion
Performanca pop më e mirë solo
Fitues: Watermelon Sugar – Harry Styles
Performanca më e mirë pop duo
Fitues: Rain on Me – Lady Gaga ëith Ariana Grande
Albumi vokal më i mirë pop
Fitues: Future Nostalgia – Dua Lipa
Albumi më i mirë R&B album
Fitues: It Is What It Is – Thundercat
Kënga më e mirë rap
Fitues: Savage (Remix) – Megan Thee Stallion featuring Beyoncé
Albumi më i mirë rep
Fitues: King’s Disease – Nas
Performanca rap më e mirë
Fitues: Lockdown – Anderson .Paak
Kënga dance më e mirë
Fitues: 10% – Kaytranada featuring Kali Uchis
Albumi më i mirë dance/electronic
Fitues: Bubba – Kaytranada
Performanca rock më e mirë
Fitues: Shameika – Fiona Apple

 

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Shqiperine e perfaqeson fituesja e festivalit te kenges.
    Dua Lipa ka punen e saj,andej nga eshte dhe atje ku rri,.
    Mos u beni si skraparllijte,qe dilnin te gjithe kusherinj me shokun Sulo,qe mbronte shokun Enver.

  • Shqiperia u “perfaqesua” nga Dua Lipa, jeni ne metro ?
    Cmimet ne ceremonine Grammy Awards jepen per individe dhe nuk kane asnje lidhje me perfaqsues te shteteve te kujdo qofshin ata.
    Dua Lipa kur mori cmimin nuk foli asnje fjale shqip, te pakten te jepte nje pershendjetje ne gjuhen e origjines.
    Pasi permendi nje duzine me emra mezi ne fund u kujtua dhe pershendeti me dy fjale familjen e saj.

    Ju lutem mos beni krahasime me te pakrahasueshmen me gjigande dhe legjenda si Frank Sinatra dhe Stevie Wonder.
    Vitet do te kalojne Taylor do te harrohet dhe gjigandet qe permendni jane gdhender ne memorie dhe ne histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *