Konkursi për “Wildlife Photographer 2017” është një garë e dedikuar për natyrën dhe kafshët, i cili këtë vit mbushi plot 53 edicione.
Në konkurs morën pjesë rreth 92 vende, me rreth 50.000 foto të shkrepura.
Pas shpalljes së finalistëve muajin e kaluar, Muzeu i Shkencave Natyrore në Londër ka shpallur fituesit e Fotografit të Vitit 2017.

1-Fituesi i çmimit të parë është Brent Stirton i cili ka fotografuar një rinoceront të vrarë nga një komunitet lokal për ti marrë brinjët dhe për ti shitur në Kinë apo Vietnam.

2- Daniel Nelson, Holandë, shkrepi një foto të një gorille nëntë vjeçare që po përgatitej të linte familjen e tij.

3- Fitues për kategorinë për të rinj (11-14 vjeç) ishte Ashleigh Scully, SHBA, me një foto të një ketri me kokën zhytur në borë.

4- Ekaterina Bee, Itali 5 vjeç e gjysmë përgjatë një udhëtimi në Norvegji ajo shkrepi një foto të një pulëbardhe e cila kërkonte ushqim.

5- Justin Gilligan, Australi. Justin u befasua nga një grup gaforresh gjigande që zinin një sipërfaqe madhësie të një fushe futbolli. Në mesin e tyre një oktapod.

6- Laurent Ballesta, Francë. Zbuloi një ajsberg të vogël, dhe bëri të mundur të tregonte pjesën e zhytur të ajsbergut për herë të parë. U deshën tri ditë për të përgatitur këtë foto.

7- Eilo Elvinger, Luksemburg. Një ari polar krejtësisht i bardhë në ishujt e Svalbard, Norvegji.

8- Aaron “Bertie” Gekoski, Mbretëria e Bashkuar / SHBA. Në ishullin Borneo, tre breza të elefantëve të Borneos kalojnë tarracat e një plantacioni të palmave të shkatërruara nga industria e naftës.

9- Peter Delaney, Irlandë / Afrikën e Jugut. Një shimpanze e quajtur Totti qëndron pas një femre duke u përpjekur për ti kapur dorën.

10- Brian Skerry, SHBA. Foto e breshkës më të madhe midis breshkave detare.
