Fituesit e rinj tek Gjuhët e Huaja do zgjidhen vetëm nga mesatarja

Pranvera Kola

Ndryshe nga sa ndodh me fakultetet e tjera, mesatarja e shkollës së mesme do të jetë kriteri i vetëm që do të aplikohet për shpalljen e fituesve të rinj, që do të pranohen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, për vitin e ri akademik 2018-2019.

“Mesatarja e thjeshtë rezulton nga mbledhja aritmetike e notave të tre viteve dhe notave të marra në provimet e Maturës Shtetërore 2018, pjesëtuar me numrin në total të notave të mbledhura”, bëjnë me dije drejtuesit e këtij fakulteti.

Ndërsa në fakultetet e tjera të universiteteve publike, përzgjedhja e fituesve do të përcaktohet jo vetëm nga mesatarja e shkollës së mesme, por edhe nga kushtet e vendosura për lëndët preferenciale.

p.k/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *