UNIVERSITETET / AKP shpall 3152 fituesit e përzgjedhur me formularin A3

Dita

Shpallen 3152 fituesit e formularit A3, të cilët do ndjekin studimet e larta gjatë vitit të ri akademik 2015-2016 në një nga fakultetet e universiteteve publike të vendit.

Për të marrë statusin e studentit, bëhet i detyrueshëm regjistrimi me dosje pranë sekretarive mësimore të secilit fakultet brenda datës 9 tetor. Kush nuk kryen regjistrimin e humbet degën e fituar. Për raundin e dytë regjistrimi bëhet vetëm pranë sekretarive mësimore të fakulteteve ku kandidati është shpallur fitues, duke dorëzuar dosjen e dokumenteve të kërkuara.

Për të bërë të vlefshëm regjistrimin në degën përkatëse, kandidati fitues duhet të shlyejë më parë tarifën prej 1600 lekësh në një nga bankat e nivelit të dytë, ose pikat e caktuara të postës. Pa derdhjen e kësaj tarife dhe dorëzimin e mandatit, si pjesë e dokumenteve të kërkuara kandidatët humbasin studimet e larta, edhe pse mund të jenë pjesë e listës së fituesve. Katër ditë është afati i lënë në dispozicion të gjithë fituesve për të përfunduar procedurat e regjistrimit.

Mosrespektimi i këtyre afateve çon në humbje të së drejtës së studimeve. Udhëzimi i MAS vendos se kandidatët e shpallur fitues në programet e studimeve me kohë të plotë nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht studimet në dy programe universitare si në sistemin publik, ashtu dhe në atë privat.

 

Klikoni këtu për t’u njohur me listë e plotë të fituesve

 

 

Share This Article
1 Comment
  • ^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    Kjo rini e sotme provincialesh e zbritur ne Tirane,

    nuk di c’eshte qyteterimi … dhe me shekuj larg nga “Civilizimi”,
    nuk kupton qe “puna” zhvillon nje vend … 25 vjet i shmangen punes, duke u futur “gjoja” neper shkolla me Diploma me leke-dashnoresh te bera me droge ….

    Shqiperia shume e vogel eshte e tejngopur me Diploma, shkolla, mesues teper te dobet … shkaku: largimi jashte i gjithe asaj inteligjence e mirefillte Tiransish qe la vendin, qe kur krimineli -verior Sali Bisha uzurrpoi me dhune pushtetin …. ja pasojat qe po vuan sot Shqiperia !

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *