Fituesit në universitete do shpallen me dy raunde

redaktor

Dhjetëra mijëra maturantë duhet të presin raundin e dytë të aplikimit (nëpërmjet formularit A3) për të siguruar një të drejtë studimi në universitetet publike gjatë vitit të ri akademik 2014-2015, pasi më parë duhet të shlyejnë detyrimet e provimeve ku kanë rezultuar mbetës. Autoritetet e arsimit kanë detajuar dje të dhënat konkrete në lidhje me numrin e mbetësve që do të japin provimet me zgjedhje dhe ato të detyruara në sezonin e vjeshtës, ku të dhënat janë vërtetë shqetësuese pasi numri i mbetësve është shumë i lartë krahasuar me sezonet e viteve të shkuara. Lënda e gjuhëve të huaja rezulton të ketë numrin më të ulët të mbetësve, ndërsa matematika dhe provimet me zgjedhje paraqiten në shifra alarmuese pasi në to kanë mbetur një numër shumë i lartë mbetësish. Konkretisht provimin e matematikës do ta japin 14.360 maturantë, ndërsa në provimet me zgjedhje do të jepen nga 10864 maturantë. Ky numër i lartë mbetësish shihet edhe si një mundësi e mirë nga maturantët që janë në pritje të listave fituese për universitetet, pasi shanset për të fituar një nga degët e preferuara të tyre në universitete janë më të larta, pasi dhe në garë do ketë më pak konkurrues.

Rregullat e provimeve të vjeshtës  

Provimet e Matematika dhe provimet me zgjedhje mbajnë numrin më të lartë të mbetësve. Sezoni i vjeshtës nis gjatë ditës së sotme me provimin e detyruar që do të zhvillohet në një nga lëndët e gjuhëve të huaja që ka përzgjedhur vetë maturanti. Ndërkohë që beteja e vërtetë për maturantët që duan të vijojnë universitetin do të zhvillohet në datat 13,16 dhe 22 shtator kur të jepen dy provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Sipas udhëzimit të MAS, provimet e detyruara do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin dy orë e gjysmë. Ndërsa për provimet me zgjedhje maturantët do të kenë më shumë kohë në dispozicion, rreth 4 orë. Maturantët që kanë vetëm një provim me zgjedhje do të hyjnë në provim në orën 11:30. Provimet e detyruara do të kenë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje do të jenë me alternativa që do të vlerësohen me një pikë secila, si dhe 12 pyetje të tjera janë me zgjidhje që do të vlerësohen me 37 pikë në total sipas një skeme të caktuar. Testet e provimeve me zgjedhje kanë në përmbajtje të tyre 20 pyetje, të cilat janë të kombinuara ndërmjet pyetjeve me alternativa dhe atyre me shtjellim, e që në total do të vlerësohen me 10 pikë. Ndryshe nga sa ka ndodhur në sezonin e parë, provimet e vjeshtës nuk do të zhvillohen në qytetet përkatëse të maturantit, por sipas urdhrit të MAS provimet do të zhvillohen të përqendruara në Drejtoritë Arsimore Rajonale të rretheve. Përjashtim në këtë rast bëjnë vetëm Zyrat Arsimore në Tropojë, Lushnjë dhe Sarandë do t’i zhvillojnë provimet në qytetet e tyre. Sipas udhëzimit zyrtar, në provimet e maturës për sezonin e vjeshtës kanë të drejtë që të hyjnë maturantët apo kandidatët që nuk rezultojnë kalues në një ose më shumë provime të sezonit të qershorit, kandidatët që kanë qenë pakalues në një ose dy lëndë, në vitin shkollor 2013-2014 dhe i kanë shlyer ato në sesionin e vjeshtës. Këto provime do të jepen edhe nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014-të, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore, si dhe nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njësuar dokumentet shkollore në komisionin e posaçëm të ngritur nga Ministria, por që duhet të japin një apo dy provim me zgjedhje.

 

Datat e provimeve të vjeshtës për secilën lëndë :

 

Gjuhë e huaj                                     10 shtator 2014

Gjuhë shqipe dhe letërsi            13 shtator 2014

Matematikë                                     16 shtator 2014

Lëndë me zgjedhje                       22 shtator 2014

 

Numri i mbetësve për provimin gjuhëve të huaja:

Gjuhë angleze                                   1.546 nxënës

Gjuhë frënge                                      376   nxënës

Gjuhë italiane                                   328 nxënës

Gjuhë gjermane                               (Nuk ka)

 

Numri i mbetësve për 4 provimet e tjera është:

Gjuhë shqipe dhe letërsi            6.500 nxënës

Matematikë                                      14.360 nxënës

Provimet me zgjedhje                                  10.864 nxënës

 

Dy raundet e fituesve në universitete

Pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë do të bëhet nëpërmjet parimit merite – preferencë dhe kryhet në dy raunde (aplikimi me dy formularët A2 dhe A3). Shpërndarja e fituesve në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë, bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në rezultatet e shkollës së mesme,

të Maturës Shtetërore (merita), si dhe të përzgjedhjes së programeve të studimit (preferenca), të bërë nga vetë kandidati.

Raundi 1 (fituesit sipas formularit A2)

Raundi i parë, (aplikimi me formularin A2) zhvillohet në dy faza: e para që ka të bëjë me regjistrimin online dhe faza e dytë që ka të bëjë me regjistrimin nëpërmjet dokumentacioneve të kërkuara sipas udhëzimit përkatës të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të cilat duhet depozituar pranë sekretarive mësimore të fakulteteve ku janë shpallur fitues. Kuotat që mbeten të parealizuara për çdo program studimi pas aplikimit me formularin A2 rishpërndahen nga Ministria e Arsimit në bazë të propozimeve të institucioneve publike të arsimit të lartë.

Raundi 2 (formulari A3)

Në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë maturantë dhe kandidatët e tjerë që kanë konkurruar në raundin e parë me të njëjtën renditje preferencash të atij raundi, me përjashtim të fituesve të preferencës së parë, të cilët janë regjistruar në këtë program studimi. Në këtë raund do të marrin pjesë edhe maturantët që nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferenca më të larta gjatë regjistrimit online dhe që rezultojnë të regjistruar në programin e studimit të preferuar.

Formulari A3 përfshin programet e studimit të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë me kuotat respektive të paplotësuara të rishpërndara nga Ministria e Arsimit. Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët që kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, sezoni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2, kandidatët që kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e maturës në sezonin e vjeshtës, ata që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe u janë ekuivalentuar rezultatet e shkollës se mesme dhe provimet e maturës, si dhe ata që kanë plotësuar formularin AIZ në sesionin e dytë (të vjeshtës) dhe rezultojnë kalues në provimet me zgjedhje.

 

Transferimi i studentëve nga universitetet e mbyllura

Nëse nuk kanë kreditet e kërkuara, kthehen sërish në vit të dytë ose të parë

Nëse kreditet e fituara në vitet e mëparshme nuk janë në nivelin e duhur, studentëve të universiteteve private që u ndëshkuan me mbyllje u duhet të japin provime shtesë, si dhe të rikthehen pas në ndjekjen e viteve të studimit. Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se transferimi do të lejohet vetëm në rastet kur komisionet e ekspertëve do të konfirmojnë se studenti ka ndjekur të njëjtat programe, si dhe ka sasinë e nevojshme të krediteve për të vijuar ndjekjen e studimeve në vitin pasardhës. Në të kundërt sqaron Kaçani, atyre u duhet që të rifitojnë kreditet e munguara nëpërmjet provimeve shtesë, apo dhe të kthehen vite mbrapa. Më tej, rektori shton se edhe tarifat e studimeve që do të paguajnë këta studentë nuk do të jenë të njëjtat. Është vendosur që për studentët që vijnë nga universitetet private drejt fakulteteve publike nëpërmjet procesit të transferimeve të aplikohen tarifa më të larta studimi, se sa ato që aplikohen për studentët që aktualisht janë pjesë e fakulteteve publike. “Nëse në fakultetin privat është në vit të tretë ose vit të dytë nuk do të thotë që kur bëhet transferimi, ai do të vijë këtu në vit të tretë ose në vit të dytë. Nëse në fakultetin që është mbyllur studenti është në vit të dytë dhe nga ekuivalentimi i rezulton se numri i krediteve është më i madh se sa 30 kredite, atëherë ai do të regjistrohet në vit të dytë. Nëse ai është në vit të tretë dhe numri i krediteve është më i madh se 80 kredite, që është në përputhje me rregulloren e Universitetit Politeknik, që do të thotë mbi 80 kredite kalon në vit të tretë, ai do të kalojë në vit të tretë. Në të kundërt nëse numri i krediteve është më i vogël se 80, ai nuk do të regjistrohet në vit të tretë, po në vit të dytë. Dhe nëse numri është më i vogël se 30, nuk do të regjistrohet në vit të dytë, po në vit të parë. Tarifat e shkollimit nuk do të jenë të njëjta me tarifat e shkollimit të studentëve që e kanë fituar shkollën nga Matura Shtetërore. Do të përballojnë me tarifën e vetë të gjitha shpenzimet e bëra nga universiteti, tarifa normalisht do jetë më e ulët se sa ajo që paguanin në universitetet private”, thekson Kaccani. Vendosja e këtyre kritereve bëhet me qëllim që të mos cenohet cilësia, pasi edhe mënyra e pranimeve në universitete për studentët ka qenë e ndryshme. Rreth 700 është numri i studentëve që pritet të akomodohen në Universitetin Politeknik nëpërmjet procesit të transferimit të studimeve për kandidatët që vijon mësimet në një nga institucionet e arsimit të lartë që u mbyllën.

Share This Article
11 Comments
    • Per arsye qe nuk ke plotesuar piket e mundshme per deget qe ke zgjedhur.
      Ndoshta ti zem shembull ke zgjedhur si dege Aglishten,dhe supozojme qe anglishtja ka 5000 pike,ndersa ti ke mbledhur 4980 pike. Limiti per te fituar kete dege eshte 500 studente.
      Mase fatkqesesiht qe keta 500 studente kan mbledhur 4982 pike e me lart. Pra,limiti nuk te ka kapur.
      Shpresoj te kapesh nje dege tjeter.
      Uroj te jem treguar ndopak e qarte.

  • kam mbaruar shkollen vjet fitova nje
    dege qe nk me pelqeu por
    konkurova perseri kte vit perseri nk e fitova
    a kam te drejte te konkuroj me A3??
    me ktheni pergjigjje ju lutem.

  • Pershendetje, a mund te me thoni kur dhe ku plotsohet A3, dhe nqs nuk rezulton fitues ne listen qe doli sot per universitetet a ka shance me .faleminderit

  • une jam fituese e fazes se pare matematik -fizik bera rregjistrimin onlajn dhe shtypa opsionin vazhdoj konkurimin dhe ne fazen e2 fitoj per frengjisht mund te regjistrohem te zgjedhja e pare per te vazhduar studimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *