Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fizikë dhe biologji që në klasën e parë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Fizikë dhe biologji që në klasën e parë
Komunitet

Fizikë dhe biologji që në klasën e parë

anazapta
Published February 12, 2013
Share
SHARE

Duke marrë parasysh moshën, ekspertët e arsimit shtojnë se në kurrikulat e reja nga klasa 1 deri 9-ta do të përfshihen shumë elemente të lëndëve të tjera, mësimi i të cilave do të jetë më tepër drejt zbatimit praktik se sa të mësuarit teorik

Kurrikulat mësimore të arsimit parauniversitar do të përballen me një sërë risish. Ndryshime të cilat do të vijojnë që nga tekstet mësimore për nxënësit e klasat e para. Një ndër to është dhe zgjerimi i numrit të lëndëve që do të zhvillojnë nxënësit gjatë vitit shkollor. Ekspertët e Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se tashmë po shkon drejt mbylljes puna për kurrikulat e reja mësimore.

Në këto kushte, nxënësit e klasave të para krahas Abetares do të zgjerojnë njohuritë e tyre edhe me tema të tjera që kanë të bëjë me koncepte të fizikës, biologjisë, edukatës, si dhe shumë lëndëve te tjera shoqërore e natyrore. Por në çdo rast këto njohuri do të jenë në përshtatje me moshën e tyre. Duke marrë parasysh moshën, ekspertët e arsimit shtojnë se në kurrikulat e reja nga klasa 1 deri 9-ta do të përfshihen shumë elemente të lëndëve të tjera, mësimi i të cilave do të jetë më tepër drejt zbatimit praktik se sa të mësuarit teorik.

Numri 1 i Institutit të Zhvillimit të Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit, Tidita Abdurrahmani, bën të ditur se  kanë përfunduar së hartuari kurrikulat e reja të përshtatura me këto ndryshime. “Tek kurrikulat e 1-6 risi përbëjnë dy grupe të mëdha lëndësh që fillojnë që në klasën e parë, që janë fusha e shkencave shoqërore dhe shkencave natyrore, ku nxënësi merr njohuri të integruara.

Po themi shkencat natyrore për fizikën, për kiminë, për biologjinë, për gjeografinë fizike, të gjitha këto me anë të një libri të vetëm me veprimtari praktike me anë të së cilës nxënësi njeh veten dhe botën që e rrethon”, deklaron  Tidita Abdurrahmani.

Më tej ajo shton se mësimi me këto tekste të reja do të nisë gradualisht duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor. Kjo në mënyrë që të rishihet drejt edhe ngarkesa mësimore e nxënësve dhe mësuesve që do të vihen përballë këtyre ndryshimeve.

“Ngarkesa ishte më shumë konceptuale sesa fizike në orën mësimore. Përsa i përket ngarkesës në orë mësimore, krahasuar me të gjitha përvojat evropiane, ne jemi nën mesataren evropiane apo ndoshta pak më ulët, që do të thotë ofrojmë më pak orë mësimi nga ç’ofrojnë përvojat evropiane”,  shton më tej Abdurrahmani.

Ajo deklaron se kurrikulat e reja do të diskutohen gjerësisht  me të gjitha grupet e interesit duke përfshirë arsimtarët në shkolla, si dhe nxënësit e prindërit  e tyre. Vetëm pas marrjes së pëlqimit të të gjitha palëve do të veprohet me miratimin e tyre, dhe përfshirjen në procesin mësimor.

anazapta February 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?