Rama në mbledhjen e Grupit: Duhet t’i japim Tomës mundësinë të lirohet nga barra e kontratës me PS

redaktor

Nga Edi Rama

Do të kisha dashur të mos vinte nevoja për t’i thënë këtij grupi fjalët që sot është e domosdoshme të thuhen. Sa më qartë.

Unë jam krenar për gjithë çfarë kemi bërë në këtë një vit e gjysëm të qeverisjes sonë.

Jam krenar që sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve mendojnë se vendi po ecën në drejtimin në duhur. Një sërë anketash të rezervuara, flasin për një kthim të fortë të besimit të humbur tek shteti për vite të tëra. Ashtu siç flasin për një pritshmëri shumë të lartë ndaj nesh. Çka nga njëra anë, do të thotë se një vit e gjysëm pasi kemi marrë detyrën, pritshmëria e 23 qershorit nuk ka rënë falë punës që kemi bërë. Por nga ana tjetër, do të thotë po ashtu se njerëzit presin nga ne shumë më tepër se ç’është bërë deri më sot. Unë këtë e di fort mirë, qeveria dhe grupi ynë parlamentar duhet ta dinë këtë po kaq mirë. Duhet ta dimë këtë edhe më mirë, kur rrezikojmë të biem pre e vetëkënaqësisë apo, po njësoj, e pakënaqësisë. Dhe së bashku, duhet të sfidojmë çdo ditë vetveten, për të mos rënë në kurthin e pakënaqësive personale apo të ngurrimit përballë pengesave të përditshme, që dalin në rrugën tonë aspak të lehtë të reformave.

Jam krenar për faktin se kemi çelur, me vendosmëri shtetndërtuese, një kantier reformash rrënjësore që shtrihet në çdo sektor; nga organizimi territorial-administrativ tek siguria e drejtësia; nga administrimi fiskal tek pensionet dhe ndihma ekonomike; nga energjia tek arsimi e shëndetësia; nga mjedisi i biznesit tek prona, bujqësia, industria minerare e me radhë – s’ka asnjë sektor të papërfshirë në kantierin e reformave.

Kemi ndërmarrë reforma jetike për Shqipërinë që duam të bëjmë; reforma të shtyra pafundësisht në kohë me vite të tëra duke krijuar varfëri, papunësi, injorancë, korrupsion dhe, në tërësi, prapambetje të madhe të Shqipërisë.

Të tjerët përpara nesh, për vite të tëra, zgjodhën të konsumohen nga pushteti duke zvarritur reformat. Ne kemi zgjedhur ta konsumojmë pushtetin për të bërë reformat.

Nëse sot ka pak diskutim të mundshëm për faktin se pas shumë kohësh, Shqipëria vlerësohet prej aleatëve tanë strategjikë, në Bruksel e në Uashington, si një vend ku ka rilindur shpresa e modernizimit të mëtejshëm, kjo lidhet drejtëpërdrejtë me atmosferën pozitive që ka krijuar kantieri ynë i reformave. Prandaj e morëm edhe statusin e vendit kandidat. Prandaj shihemi dhe trajtohemi sot me respekt nga të tjerët. Prandaj kemi fituar një peshë të re në rajon.

Nëse institucionet ndërkombëtare, flasin pas shumë vitesh me tone optimiste për Shqipërinë në aspektin financiar, ekonomik apo politik, ky është rezultat i drejtëpërdrejtë i impaktit të kantierit të reformave tona. Këtë impakt e tregojnë edhe shifrat që kanë nisur të flasin për rritje të ekonomisë, punësimit dhe konsumit. Ashtu sikundër po flasin për rënie të qëndrueshme të krimit dhe informalitetit.

As e kemi marrë pushtetin në kohë të mira për ekonominë, përkundrazi, dhe as po qeverisim në kohë të mira për ekonominë. Por konteksti krejt i pafavorshëm i ekonomisë, nuk na ka penguar të kthejmë timonin në drejtimin e duhur dhe të marrim rezultate inkurajuese në rrugën tonë.

Nëse njerëzit e këtij vendi, i kanë mbështetur në shumicë dërrmuese edhe operacionet më të vështira që diktohen nga reformat, kjo do të thotë se shqiptarët e ndjejnë fare mirë që nuk ka më kohë për të vrarë. As nuk ka më kohë për t’u qarë. Dhe aq më pak ka kohë për t’u ruajtur nga kostot e reformave. Kjo është koha për të operuar thellë, pavarësisht dhimbjeve që prodhon operacioni dhe sidomos, pa frikën e konsumimit të pushtetit.

Dua t’jua përsëris sot me forcë: Ne nuk kemi fituar për të ndenjur në pushtet me çdo kusht, po për ta ndryshuar kushtet e vendit duke i lëvizur të gjithë ujrat e ndenjur. Askush nga ne nuk ka mandat për të vajtuar dhimbjet e reformave apo për t’u ankuar për shpejtësinë e për thellësinë e tyre. Ne nuk jemi në qeveri për t’u matur me hijen e çdo dite, po për t’u matur me rezultatet që do të marrim nga reformat në vitin 2017.

Sigurisht, deri në 2017-ën jemi objektivisht larg rezultateve që nuk ka dyshim se do të na japë ky kantier i hapur reformash. Duhet një mendjelehtësi shembullore për të kërkuar që çka po mbjellim sot, ta korrim po sot. Apo për çka nuk po e korrim që sot t’ia vemë fajin asaj që po mbjellim. Ashtu siç duhet një cinizëm i spikatur për t’u bërë zëdhënës i pakënaqësive të natyrshme, duke i mveshur vetes, Partisë Socialiste, apo konkretisht qeverisë, përgjegjësi që s’janë tonat për prapambetjen e krijuar në vite të gjata pseudoreformash.

Unë e di që mendjelehtësia apo cinizmi në gjykimet e ditës ndaj një force në pushtet, janë të vjetra sa vetë interesat që i ushqejnë, dmth sa vetë jeta politike. Asnjë mrekulli nuk i shëron. Por le t’ia lemë opozitës të metën organike të të qenit edhe mendjelehtë edhe cinike, dhe le të kujtohemi çdo ditë se kjo është koha jonë për të qeverisur, me pasion e këmbëngulje, Shqipërinë e njëmijë e një problemeve.

Për ne kjo është koha e detyrës kombëtare për të udhëhequr me largpamësi dhe vendosmëri. Për një forcë qeverisëse reformiste si e jona, është e papranueshme të turbullohet nga çfarëdo forme e shprehjes së dhimbjeve që shkaktojnë reformat. Do të ishte njësoj si një trupë mjekësh të humbte toruan dhe radhën e punëve, gjatë një operacioni shpëtimi të një jete.

Ne duhet të ecim çdo ditë përpara pa e humbur fokusin nga pika ku duam të mbërrijmë përmes operacionit. Pa u lëkundur as nga pasiguria që nxisin pakicat e zhurmshme politike apo sociale, dhe as nga pakënaqësia e natyrshme që lind hera – herës brenda secilit prej nesh, për arsye nga më të ndryshmet. Dhe pa harruar se të gjithë janë të nevojshëm, po e domosdoshme është vetëm linja që ka përcaktuar populli shqiptar në 23 qershor. Linja e Rilindjes Shqiptare. Linja e reformizmit rrënjësor dhe e modernizimit me çdo kusht të shtetit tonë. Linja e ndarjes së prerë me filozofinë qeverisëse të njëzet viteve, “tërhiqe mos e këput”.

Çka kemi bërë në këtë një vit e gjysëm, e kemi bërë bashkë.

Askush nga ne nuk është i pagabueshëm.

Aq më pak janë të pagabueshëm ministrat, të cilët për shkak të detyrës kanë më shumë ngarkesë për të mbajtur dhe vendime për të marrë.

Edhe më pak akoma, jam i pagabueshëm unë për vetë peshën e pazakonshme të detyrës së kryeministrit.

Por jam sinqerisht krenar për punën e ministrave gjatë këtij një viti e gjysëm, pavarësisht se puna më e madhe mbetet ende për t’u bërë dhe ka pa pikë dyshimi, një sërë aspektesh të punës së tyre që duhen përmirësuar në vijimësi.

E di fort mirë se shumëkush këtu ka rezerva të ndryshme, për gjëra nga më të ndryshmet, të cilat lidhen me punën e qeverisë, me ministra apo me drejtues të tjerë.

Rezerva kam edhe unë vetë, edhe për vetë punën time apo të shumëkujt këtu, qoftë ministër qoftë deputet.

Madje dua t’jua them hapur se nuk besoj që po të bënim një debat vetëkritik, ka ndonjë më vetëkritik sesa unë në këtë sallë për çfarë duhet të bëjmë më mirë.

Por po ashtu, jam i sigurtë se nëse do t’iu bënim një vlerësim këtyre rezervave tona, disa do të qëndronin e disa jo. Siç jam po ashtu i bindur se rezervat e arsyeshme, të mbledhura të gjitha së bashku, nuk do ta zbehnin dot vlerën e punës së madhe që kemi bërë – në kushtet skandaloze ku e kemi marrë detyrën dhe situatën dramatike ku e lanë vendin kundërshtarët tanë.

E theksova vlerën e kësaj pune, sepse për mua aq sa është e natyrshme të kemi rezerva nga më të ndryshmet, aq është e pavolitshme t’i bëjmë rezervat brumë të komunikimit tonë dhe po aq është e papranueshme t’i lejojmë vetes cënimin e qëllimshëm të vlerës së punës së bërë.

Unë vetë nuk jam bërë kryeministër për t’u konsumuar nga pushteti duke shtyrë sa më shumë qëndrimin në karrige përmes gjysëm punësh e gjysëm vendimesh, po për ta konsumuar pushtetin natyrshëm duke bërë reforma reale, operacione të thella, punë të vështira.

Qeveria jonë është krijuar po për këtë qëllim, si një skuadër që çon përpara reformat, jo si një seleksion individësh që punojnë secili në hesap të vet sipas traditës.

Por kjo vlen padyshim për të gjithë grupin parlamentar, të cilin e kam parë qysh në ditën e parë të lindjes së tij, si fuqinë mbështetëse të reformave tona rrënjësore.

Këtë një vit e gjysëm grupi parlamentar, përmes komisioneve, ka bërë vazhdimisht kritikën konstruktive të projekteve të qeverisë. Ka pasur edhe debate të nxehta për çështje të caktuara mes komisioneve dhe ministrave. Asnjëherë nuk kam kërkuar që një praktikë e tillë të zbehet, përkundrazi.

I kam kërkuar dhe do t’i kërkoj me këmbëngulje ministrave të ndërtojnë një urë solide komunikimi me komisionet përkatëse, ku të ketë informim të vazhdueshëm si edhe ballafaqim çdo çështje apo pikë me debat.

Madje përtej kësaj praktike debati kolegjial mes qeverisë dhe grupit në procesin e ligjvënies, kam pranuar si pjesë të natyrshme të bashkëjetesës sonë edhe qëndrime publike deputetësh mbi çështje apo ide me të cilat s’jam gjëkundi dakord.

Edhe pse qëndrime të kësaj natyre në rastin më të mirë e shpërqëndrojnë vëmendjen e publikut dhe në rastin më të keq, fatkeqësisht, u bëjnë padashje jehonë nga brenda spekullimeve të kundërshtarit ndaj nesh, mbeten gjithësesi shprehje e gabueshmërisë së secilit prej nesh.

Si të tilla mund të jenë të diskutueshme në përmbajtje, të kritikueshme në metodë, po jo të dënueshme.

Por jam tejet i keqardhur që nuk mund të them dot të njëjtën gjë, kur qëndrimi i një deputeti bie ndesh me normat më elementare të kontratës së bashkëjetesës sonë dhe kështu bëhet një qëndrim i dënueshëm.

Secili prej nesh ka një kontratë bashkëjetese me këtë parti dhe me këtë grup. Padyshim me secilin dhe secilën prej jush, mua më lidh përveç punës edhe një marrëdhënie njerëzore e veçantë. Me uljet e ngritjet e natyrshme të temperaturës si në çdo rreth të ngushtë shoqëror. Por ashtu sikundër mosmarrëveshjet personale mes njëri – tjetrit nuk mund të jenë kurrë për mua, udhërrëfyes në qëndrimet e mia si kryeministër e kryetar partie ndaj çdokujt prej jush, unë nuk kam asnjë mundësi të mbështes apo lejoj në heshtje shkeljen, nga cilido këtu, të normave bazë të kontratës së bashkëjetesës sonë në këtë grup. Sepse me këtë grup janë të lidhur sot fatet e vendit tonë, përpara të cilave fati i interesave sado legjitime të secilit prej nesh s’ka asnjë peshë.

Në këtë grup, gjithkush mund të thotë atë që mendon për qeverinë. Por askush nuk mund të mendojë të thotë, as këtu dhe as në publik, se i ka shpallur luftë qeverisë.

Në këtë grup gjithkush mund të shprehet lirisht për çdo ministër apo drejtues të lartë institucioni. Por askush nuk mund t’i japë vetes lirinë që të cënojë të drejtën e dinjitetin e kujtdo, dhe jo më të një ministri të Republikës së Shqipërisë apo qoftë edhe një të drejtuesi të një agjencie shtetëror.

Në këtë grup gjithkush mund të ngrejë shqetësimin e korrupsionit dhe mund të flasë hapur, për çdo rast apo fakt konkret korrupsioni, me emër e mbiemër. Por askush nuk mund të ngrihet si i shqetësuar për korrupsionin, që t’i japë vetes rastin të flasë mbarë e mbrapsht për qeverinë, ministrat ose drejtuesit e institucioneve të shtetit.

Në këtë grup gjithkush mund të flasë për çdo pakënaqësi që ka, lidhur me sa po i mbajmë apo nuk po i mbajmë premtimet ndaj elektoratit. Por askush nuk mund të shpërdorojë besimin e elektoratit për të cënuar qeverinë ose cilindo ministër apo zyrtar të shtetit, me shprehje ekstreme pakënaqësirash krejt personale.

Në këtë grup gjithkush mund të jetë vetvetja, por askush nuk mund t’i imponojë këtij grupi daljen nga vetja.

Për të gjitha ato që në këtë grup janë të papranueshme, unë kam detyrimin të shpreh qartë dhe prerë, edhe pse me keqardhje, pikëpamjen time si kryeministër dhe si kryetar i Partisë Socialiste, se deputeti Tom Doshi na e ka bërë të pamundur ta pranojmë në vazhdim si pjesë të grupit tonë parlamentar. Nëse qëndrimi i deputetit do të kishte prekur thjesht personin dhe dinjitetin e personit tim, unë sot do të kisha kërkuar mirëkuptimin tuaj për të mos mbajtur qëndrim të prerë ndaj tij. Por me akuzat e tij deputeti ka shkuar përtej personit tim dhe ka cënuar rëndë dinjitetin e këtij grupi e të kësaj qeverie.

Prandaj, unë kam bindjen se sot ne duhet t’i japim Tomës mundësinë të lirohet nga barra e kontratës që ka me grupin e me Partinë Socialiste, dhe të shkojë të provojë në rrugë ligjore vërtetësinë e akuzave të tij të papranueshme në adresë të qeverisë e të shumicës sonë parlamentare.

 

Fjala e plotë e kryeministrit ne mbledhjen e Grupit Parlamentar

 

Share This Article
49 Comments
  • Fjalim i gjate per te mos thene asgje vecse “jam krenar” se vetekritik deri me tani nuk e kemi pare te jete.
    Keta jane krenare per punen e vet por baza nuk eshte aq krenare per punen e tyre me siguri sondazhet do t’i kene bere tek familjaret e punesuar te miqve dhe shokeve se edhe vete perkrahesit e PS-se ne baze nuk jane aq te kenaqur me punen e kesaj qeverie.
    Ne pritje te Edit ne versionin vetekritik….

  • Krenari e krisur si te Edi Rama ashtu edhe te Partia Socialiste.
    Tymi doli, me pas vjen flaka keshtu thone.
    A i more votat !, tani talle pallen me popullin e majte po te lejuan te vazhdosh keshtu sic e ke nisur.

  • O Rame mos na bej si parimor vetem se pazaret e tua me Tomen ne populli nuk i dime. Por sigurishte qe i marrim me mend se tashme e njohim politiken tone. Sic te njofim mire edhe ty Edi qe je nje 50 vjecar qe ske nje shok por rri vetem me kurva, burra apo gra. Prandaj e dime qe je ti qe nuk u ke qendruar premtimeve qe i ke dhene Tomes kur ai te dha Shkodren ne tepsi dhe derdhte parane per PS. Toma ka te drejte kur thot se ti ke tutor Meten. E shohim perdite si sillet LSI me pushtetin dhe si rri ti para Metes. Toma nuk e meritonte aspak te ishte ne nje Parlament tjeter qofte edhe te Malit te Zi. Ama e meriton plotesishte vendin ne parlamentin tone se e ka blere. Sic e kane blere shumica e atyre qe rrine ulur ne ate salle turpi.

  • Sjellja e Tomes ne Parlament ishte agresive,por pyetja eshte se nga buron ky agresivitete?Toma eshte nen panik.Frika ekziston tek te gjithe ne,por ne rastin e Tomes qe eshte milioner ajo eshte jashte zakonisht e madhe.Toma ishte trim kur ishte pa lek ne xhep,gabimi i tij ishte se foli me mendt e vjetra dhe me xhepat e rinj.”Duan te me vrasin”..kjo klithem paranoike degjohet tek shume milionere te rinj ne PS qe nuk jan mesuar me parane ne sasira marramendese!Shtepia prej betoni e Kryetarit eshte simptome e kesaj paranoje.I vetmi njeri qe tashme eshte mesuar me parane eshte Ilir Meta,ai nuk ka frike me se e vrasin pasi ai te vret i pari.Toma duhej ti bente verejtjet e tij publike dhe duhej te largohej me qetesi nese donte te vazhdonte te qendronte ne politike.Ngritja e zerit nuk tregon burrni por frike.Kjo e ka demtuar ne syte e elektoratit,keshtu qe cdo cmenduri per krijim partie dhe perfaqsim me kandidat ne mbar vendin jan te kota.Per Tomen ka vetem nje keshille,ke aq shum lek sa mund te jetojne disa breza,shiti te gjitha bizneset dhe nisu drejt USA.perpara se te braktisin dhe besniket qe ke prane.Mos bej asnje plan me shqiptaret se asgje nuk realizohet,ata shkojne pas me te pushtetshmit dhe te pasurit.Shpeto vete,familien dhe pasurin o Tomaaaaaa!

  • .***…nje fjalim i sinqerte , pasqyre e sakte e arritjeve te qeverise ,pore ne oborrin tende z.Rama ,mbani dhe patoke si T.Doshi,pore siç dihet ,patoku eshte nje shpeze fodulle dhe e mençur, z.Rama ju thoni se ndjeni respekt per ta,u ke shkuar nga prapa duke i” ushqyer” me unitet si dhe Kaçin e zi,por ky Toma i ngjane shume nje patoku “serjoze”!..i pari iku me vrap te televizioni A.B.C pa mbaruar mbledhja dhe hodhi helmin mbi E.Ramen dhe kaloi me S.Berishoviçin,kurse patoku i sotem u duk serjoz dhe ky pa pritur konkluzionin dele ne konference shtypi dhe thote do me vrasin!?.. kame lajmeruar ameriken,dhe do formoje partine time me 60 deputet ,tani pritet ta festoi SHQU-pi me fishekzjarre ! bashke me Kaçin e zi.:::::::::::::::::::::::…..

  • Toma e ka patur me kohe vendin te Sali krimineli, bile ai prej atij eshte futur kondrabande

    ne grupin e PS per te tilla shantazhe. Eshte vonuar shume perjashtimi i tij nga ky grup, por

    me mire von se kurre.

  • Per mireqenien e jetes se popullit tone 1948-enver hoxha
    Shoke Deputete
    Kjo periudhe e 3 mujorit te pare karakterizohet nga perpjekje te medha
    me sakrifica dhe vullnet te pathyeshem ,per te arritur rezultate sa me te mira
    me pune te palodhur dhe ne lufte me pengesat e medha qe na dalin perpara
    pushteti jone ,organet operative [sidomos organet operative]
    masat punonjese te vendit po perpiqen cdo dite e me shume per te plotesuar dhe tejkaluar pllanin .U bej thirrje te gjithve , e ne radhe te pare kllases puntore ,qe te behet organizim me i mire ne pune ,te arrihen rezultate me te mira ….Gjendja eshte permisuar shume
    e gjitha kjo ne saje te refomareve tona …sepse bujku jone ashtu si gjate lluftes rroku armet ne thirrjen e partise [1 milvota] tani ka perveshur menget dhe punon ashtu si deshiron partia dhe qeveria e tij popullore ….
    Ne kete sesion te kuvendit do te paraqiten nje sere projektligjesh per te drejten penale[?]
    civile ..familjare ….vazhdon deri ne gajasje totale si ky fjalimi me siper …
    derisa zbulohet dhe armiku reaksionar .

    Ju siguroj qe po ti hiqni ngjyrat ,dalin njesoj dhe ne fytyre ata te djeshmit me keta te sotmit
    😛

  • Krenar per kryeministrin e vendit tim. Nje analize pune e qarte, me objektiva te percaktuara, me intensitet pune per arritjen e qellimeve, i prere dhe i sakte per kedo qe ska kellqe ta perballoje.
    Ne vorbullen e pafundme te puneve aty, mendoj se pjesa me e madhe e deputeteve te atij parlamenti kane nevoje per seanca intensive trainimi te kodit te etikes.
    Me mire vone se kurre.
    Respekte.

  • Respekt Edi Rama, per mosdhenien e asnje mundesie, ordinerizmit dhe rrugacerise, te shantazhoje qeverine apo te marre pozicione qe nuk i takojne. Koha e malokerise, e injorances kercenuese dhe e perbaltjes se gjithckaje, mund te gjeje vend tek ai qe sot eshte kthyer ne frymezuesin dhe perfaqesuesin politik te tritolit por kurrsesi tek nje force progresive politike.
    Vazhdo punen Z.Kryeminister. Shqiptaret nuk jane aq budallenj, saqe te mos shohin se kush eshte i erresires se shpelles, e kush i drites ne fund te tunelit.
    Ata qe jane mesuar te merren me Kacet e zinj, kane tani mundesine e arte, te shtojne radhet ne gropen e tyre te gjirizit, me nje koleg me shume. Toma mund tu bjere me vete,,,,,,,60 mandate, sic theksoi ai vete. Kush ka Tomen,ka shumicen,,,,,, ose ka qafen e pates.!!!!

  • NDERTIMI I NJE OLIgarKiJe qe ja jep mundesia e berjes se listave ne konsulta kafesh me veliajn kocon saimirin dhe perulja ndaj ILIR METES dhe shmangjen e forumene te partise kan bere cvendosjen e EDIT DHE ILIRIN dhe hedhjen e ides se krijimit nje partije te verte socialiste por jo ne nivelin e TOM DOCIT sepse niveli politik i tij le per te deshiruare kurse kurajua etij per kritika te drejte ne forume duke ndjekur dhe foljen graduale si shoke dhe partiak dhe pranimin e pasojave BESOJ se SHEMBULLI I RAMES PER MBJELLJEN dhe korrjes nuk e shpejgon plotesisht se mos zgjedhja e fares sjelle semundje dhe percakton potencialin prodhues i cli eshte i kote njerzit japin maksimumin kur nuk shikojne prapa skena ne forume dhe rruhet personalitet ityre diskutimet sipas kompetencave shkencore dhe vleresim te atyre qe kryejne punet ne baze dhe jo kryeministri apo ministrat qe perdorun si te veta idet e drejta shkencore ashtu si sherbimet dhe percaktimi idrejte i afatit distances se bimeve dhe sidomos bashkeshoqerimi do koncepte te mira shkencore toka nuk ejep prodhimin nga deshira e bujkut por nga dijet e drejta dhe zbatimi i drejte ityre ME qenese ZOTI RAMA eshte hakmares dhe kritikat i quan santaz irekumandoje o studjoje mire shkencat bujqesore kur i perdor si shembuj ose jepi nga penelli i piktures ose topi i basket bollit PER REFOMEN e pensioneve ju lutem me thuaj si mund te jetohet me nivelin e tyre specialistet te bejne nje preventiv shpenzimesh per 30 dite ne fotbollsi goli dhe auto goli kane te njejte vlere japin piket por autogli eshte humbje per ekipn e shenuesit kurse goli jep fitoren beje nje bilance BOLLE ME SHPRESN E PERMIRSIMIT NE TE ARDHMEN DUHET NJE RAPORT I DREJTE I TE SOTMES DHE TE NESMES

  • krenare o zoti kryeminister vazhdo me kete ruge po dalim na eresira e sali kriminelit dhe tomkes i ke dhene pergjigjen e merituar e zgjodhi vete tomka u deh nga te mirat delja qe dele na kopeja e ha ujku

  • Autoriteti i kryetarit nuk vendoset me perjashtime.Dinjiteti i grupit nuk cenohet nga depitetet aktiv,por nga deputetet pasiv.Perjashtim pa nje analize te thelle nuk mund te perceptohet.Le te shpresojme…

  • Nje vendim shume i drejte dhe shume korrekt. Liria e shprehjes nuk do te thote kurre abuzim.
    Veshtiresit jane shume te medha , dhe pakenaqesi ka kudo, por kjo s’do te thote qe kushdo te dale kunder vendimeve te grupit. Ka nje statut dhe aty le te shpreht cdo lloj mendimi, por kur votohet qofte dhe i gabuar nje problem apo qendrim askujt nga grupi nuk i lejohet te mos mbroj ate vendim. Koha pastaj verteton se kush ka patur te drejt, dhe normalisht nese pala e “humbur” ka pasur tedrejt ka gjithe te drejten e botes te kerkoj ajo lidershipin e drejtimit, por jo percfardo pakenasie duhet te zvarritet vendi.
    Rama ka bere gjene me normale dhe e ka theksuar disa here dhe per mua ky eshte lloji i shtetarit serioz, qe ka marr parasysh dhe humbjen personale por jo zvarritjen e Shqiperise.
    Njerzit vizionar kete duhet te bejne per vendin e tyre. Detyra e te gjithve eshte te mbeshtesin dhe perkrahin kete vizjon dhe jo te kerkojne nje qeverisje sa per te rregulluar synimet imedjate pa marre parasysh se vazhdon rrokullisja. Duhet te jemi te vetdijshem se me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pa fund..Uroj qe kjo qeverri te kete jeten sa me te gjate dhe te realizoj objektivat sa me shpejt. Vrejtja kryesore qe do te deshiroja ta riparonte eshte kryerja e reformes ne drejtesi dhe jo zvarritja e saj. Dhe mbi te gjitha zbatimi i ligjit si kudo dhe per te gjithe njesoj. Dhe jo te lejohen qe individ qe kane lyer duart me gjak apo kane shitur intresat e Shqiperise vazhdojne te mbajne fjalime dhe te terhqin zvarr Shqiperin dhe shqiptaret. Kjo ose tregon pafuqin e qeverrisjes, ose (qe nuk dua ta besoj), se urdhrat i japin te tjeret dhe ne vetem bejme sikur qeverisim..

  • Nga udhèhiqet Tom Doshi?Ateherè kjo èshtè njè nisme e sajuar qè mè parè.Tom shko nè kupolèn e èndrres.Ndryshe ska si ndodh kur nè mendje njè qèllim pèr tè realizuar.Tom,tè bèftè mirè bajga qè ke marrè persipèr ti marrèsh erè.

  • Po i lexoj komentuesit me pagese te grupimit Fuga,Veliaj etj qe i bejne fresk Rames per sjelljen ndaj Doshit. Te vjen jo vetem te qash por te qeshesh gjithashtu se nese ka njeri qe nuk njeh Kontrata eshte i vetmi Edi Rama. Ka mashtruar dhe po genjen te gjithe popullin per zotimet qe morri me 23 Qershor dhe as i skuqet dhe as nuk i nxihet faqja. Mjere ne se ke kemi vene ne krye te vendit. Vete e kemi fajin qe i dhame voten.

  • Dhe jeta vazhdon! Por Namiku, Moza dhe ai plehu i
    malsisë së madhe nuk munden të bëjn asgjë.
    Koha do e vërtetojë, dhe ti do bindesh se humbe shum.
    Namiku dhe Moza janë me një këmbë te LSI por ti kaq –
    Din dhe kaq bën. Lamtumirë o Edi Rama o bukëshkalë
    dhe pervers. Njerëz si Tom Doshi ti sdo kesh shans ti
    kesh më në krah.

    • Asnjeri prej tyre nuk kane qene dhe nuk jane socialiste, as vete dhe as familjaret e tyre. Cfare kane bere ne kohen 91-97, kur dihet terrori i Berishes. Nuk kane qene nxenes shkolle, qe mund t’i justifikoje mosha. Ata jane thjesht te emeruarit e Rames, qe nuk pyet fare qe çfare ke qene apo çfare je, por vetem a ben pjese ne frymen qe i kane caktuar ta zbatoje.

  • “Fillimi I mbare eshte gjysma e punes”-thote populli. Une do te thosha se kjo qeveri per nje vite e gjysme ka bere me shume se gjysmen e punes. Sigurishte per ata shqiptare te ndershem qe duan SHTETE. Por edhe per ata qe nuk duan shtete kjo qeveri, po kaq ka bere, gjysmen e punes, pasi nuk ka aritur akoma ti prese lishjet e krimit me kupolat e tyre, gje te cilen po e ben me nje plane e strategji te dukeshme; sigurishte per ata qe duan ta shikojne….
    Mire po lepuri fle diku tjeter. Shkateruesit e Shqiperise, dhe pergjegjesit direkt te fukarallekut qe perjetojme sot, kriminelet e listuar tashme ne listat nderkombetare, duan me cdo kushte te vijne perseri ne pushtete, ne menyre qe ti shpetojne tornados qe do ti perpije. Dhe forma qe ka zgjedhur “ARQITEKTI I BEMAVE ” qe udheheqe “PARTINE E DJALLIT” eshte “PAZAR ME FITILIN E KUQ, PER ZJARE BRENDA LLOJIT” per te dale ne perfundim ne shprehjen popullore ” O Shqiperi tu beti bema, se e ke murdatin brenda”

    Pikerishte ketij “murdati” grupi socialist i tregoi rrugen e kthimit ne identitet. Shprehjet dhe veprimit kercenuese te Doshit jane sa te TURPSHEM po aq edhe te papranueshme, jo vetem per pozicionin e kryeministrit dhe karigen qe ai mban, jo vetem per deputetet e PARLAMENTIT Shqiptare, shum prej te vile ve eshte pse te PS-se jan aty vetem per te mbrojtur BIZNESET e tyre dhe ter ta mare rrugen nga leket e taxapaguesve Shqiptare, por eshte per elektoratin ne pergjithesi.

    Mos haroni te nderuar foles, kushtet ne te cilat e mori drejtimin kjo qeveri, situaten ekonomike ku ndodhet bota, dhe ca me keq Shqiperia, provokacionet per nje lufte botrore, ndoshta edhe te pashmangeshme, megjithese askush nuk e deshirone….shiten e vendit nga BERISHA &CO…
    e plot situata te tjera qe sot na rrethoje…..

    E PIKERISHTE KJO ESHTE ARSYEJA QE NE DUHET TA FALENDEROJME KETE QEVERI PER SA KA BERE NE KAQ PAK KOHE. TI BESOJME ASAJ NE ATE QE PREMTOI, DHE TA LEME TE PUNOJE.

    JAM E BINDUR SE, JU QE KAQ SHUME E SHANI QEVERINE RAMA SOT, PIKERISHTE JU DO TA DONI ME SHUME KETE QEVERI NESER…..

  • Te lumte Z.Rama,
    largo MALOKET nga politika se jane mashtrusa dhe te pabese … plane prishes qe kurre nuk kane punuar per te miren e Shqiperise.

    Largo Blushin sa me pare, plehera e fundit e Fatos Nanos …

    Z.Rama, ndertoni nje parti Social-Demokrate moderne Europiane.

    • Po si mund ta ndertoje Rama nje parti social-demokrate, ne nje kohe qe ai nuk eshte socialist, por siç duket ti kete ende nuk ke arritur ta kuptosh.

  • Vrieni pak mendjen te kuptoni se perse keto ngjarje tronditse ne politiken shqiptare ndodhin gjithmone ne prag zgjedhjesh .Me e theksuar ka qene dhe eshte per Ps.Me Pd nuk ndodhin se nuk mbahen leksjone sic bene Rama te mbush kokat e injorantve.Saliu i di me mire keto dhe e bene pastrimin para se lulet te shperthejne .
    Nuk e prisja qe te ishin kaq te thella .Mendova se kudo ka perplasje e qejfmbetje.Te arrihet ne keto hiperbola e doza makabre akuzash brenda atyreve qe luftojne e punojne per nje kauz eshte cmenduri .Kjo sjellje e Tomes ,nese jane te verteta ato qe thuhen per te ,eshte e njejte me ata qe ka kultivuar me vite Berisha .Beje per mue qe te fitosh dhe ti .Kjo menyre sjellje ne politike eshte e deshtuar dhe le pasoja me kosto te madhe per tu riparuar.
    Eshte psikologjia e Rrum-Palles ku njerzit, qe japin kontribut ne fitore ose voten, te bejne cte duan pa e perfillur shtetin .Kjo u vertetua me faturat e dritave qe populli nuk paguante energjine qe digjte ,me ndertimet e legalizimet e pa drejta ,me sistemin shendetsor e arsimor ku vendosin ata qe jane te punsuar pamvarsishte cilesise se punes .U vertetua me strukturat e policise qe nuk vepronin ndaje krimit e kondrabandes .U be Llazarati,disa fshatra ne Vlore dhe ne Malsise se madhe si shtet te vogla brenda shtetit Shqiptare .Keto ndoshta jane tipare te malsorit qe jane trasheguar e ruhen ne psikologjine e tyre .
    Nuk i ve faj Tomes por atyreve qe ulen dhe bashkpunojne me tipa te tille qe per nje gjishte te kerkojne nene dhe baben .Te beshe biznes me ndjenja te nje populli qe kerkon zhvillim e perparim eshte fatkeqsi kombetare dhe as duhet pretenduar per komb,flamur e shtet. Nuk eshte ndonje hata e madhe ,mire qe te mos arrihej deri ketu ,si lumenjte qe pasrtohen kur ujrat rrjedhin dhe Ps do te mesoje nga keto praktika qe nuk sjellin zhvillim .Demokracia brenda nje partie ka kufije qe nuk duhen prekur .Levizjet e brendshme kane synim qe ta forcojne e jo te dobesojne pozitat e saj.Keto ne i pame turpshem ne kohen e Nano -Berisha ku deputetet beheshin pjese e tregjeve per fitoret e pushtetit apo te emerimit te Presidentit. Skema te tilla mediokre e kompromentimi e cvleftesojne politkberjen duke perbaltur popullin qe te beson nje detyre shume te shenjte .

  • kallomi osht parimor edhe vet-kritik kur bohet fjale per komandimin e partise pse nuk ishe kaq parimor edhe vet-kritik kur diten pas vrasjeve te bera nga djali i miqve te familjes deklarove qe ishe miku i familjes xhuvani edhe se do ta deklaroje gjithmone kete gje,,,,,toma mund te jete nga te gjitha gjerat e keqija por nuk eshte bukshkale edhe i pabese si ty,,,,dhe keto 2 cilesi jane 100 here me te mira se cilesite e tua,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!

  • ————————————–

    MALOKET Verior
    duhet t’e largohen nga Politika.

    Historikisht njihen si njerez mashtrusa, te pabese, vrases dhe kurre nuk kane “punuar” per te miren e Shqiperise.

    —————————————————————————————————–

  • Fjalim i bukur shoku Rama. Na shkrive ne bythe!
    Nje nga nje do ti eleminosh ata qe te dalin kunder. Por mos harro se zgjedhjet i ke ne prag dhe me kalamaqerit si Erion Veliaj e Sajmir Tahiri e me fyckat qe ke vene ministre nuk do shkosh gjekundi. Tom Doshi sigurisht nuk eshte socialist model, por ama ka kontribut te madh ne luften kunder pushtetit te Berishes dhe ne mbledhjen e votave per PS. Me gisht ne goje do mbeten te gjithe socialistet keto zgjedhje, LSI do fitoje terren shume pasi ti per Liken je liber i lexuar e zhubravitur, te vertit si i do bytha.
    Ti je thjesht nje njeri pa vlere, bosh.

    • po mi tru laraske. Sic i ben ti hesapet Sala jot nuk do kishte humbur asnjehere, pavarsisht se ska fituar asnjehere, biles humbi me keq kur e nxori Edin me manall zbuluar. Besoj se te ka pelqyer edhe ty ajo foto prandaj votove per Edin

  • TOM DOSHI DHE THEMELET E QEVERISË…
    Deputeti socialist i Shkodrës, Tom Doshi, i ka flakur dorashkën publikisht dje kryeministrit Rama, duke deklaruar në shtyp:
    «Mes meje dhe tij [Edi Ramës] nuk ka më paqe dhe do të shohim se kush është i humbur në këtë luftë. Kur të flas më tepër, do t’i dridhen themelet mazhorancës dhe qeverisë».
    Dihet tashmë që themelet e të gjitha qeverive shqiptare (rozë e blu) të tranzicionit pa mbarim ngrihen mbi moçale korrupsioni, krimi e veprimtarie antikombëtare në favor të fqinjëve. Ata themele gjithmonë janë dridhur nga ngjarje tronditëse në dëm të shqiptarëve, por kanë qëndruar e vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë falë aleancës së fortë të krerëve rozë e blu të dy klaneve politiko-mafiozë «opozitaro»-solidarë, mbështetjes tendencioze të Ndërkombëtarëve për kursin politik antishqiptar të qeverive të Tiranës e të Prishtinës në favor të fqinjëve grabitqarë Jugorë e Veriorë, gjumit letargjik të popullit të çoroditur shqiptar dhe, veçanërisht, kapitullimit të inteligjencies amorfe shqiptare.
    Sigurisht deputeti Doshi disponon prova të shumta abuzimi të qeverisë së Ramës, kur deklaron në vazhdim:
    «Kërkoj transparencë sepse ka premtuar se s’do të ketë korrupsion dhe nepotizëm, të cilat në një vit e gjysmë e kanë kaluar 4-vjetëshin e Berishës».
    Në qoftë se Edi Rama dhe qeveria e tij pretendojnë të kundërtën, pse i ndruhen ballafaqimit publik me Doshin, ndërkohë që akuzohen ashpër nga një deputet i tyre? Në vend që të angazhonin Koço Kokëdhimën si ndërmjetës për «të shuar gjakrat», ata duhej që ta autorizonin Doshin të fliste lirisht në parlament (e drejtë ligjore e deputetit) dhe pastaj të argumentonin falsitetin e akuzave të tij, po të mundnin. Kështu veprohet në çdo vend ku funksionon ligji, me përjashtim të Shqipërisë ku vepron Maliqi mafioz. Si pasojë e këtyre allishverisheve në seri, i humbur i përhershëm del gjithmonë populli nga tallja e pushtetarëve abuzivë me ligjin. Ai popull që i dha një milionë vota «Rilindjes» për premtimin që bëri se do ta luftonte ashpër korrupsionin, duke mos ngurruar të çonte para drejtësisë jo vetëm ish-ministra të qeverisë së kaluar, por edhe vetë Berishën e përfolur për shumë afera të dyshimta dhe për vrasjet e 21 janarit. Tullumbace në erë për mashtrim elektorati…
    Por çfarë bëri në të vërtetë «Rilindja» pasi mori pushtetin? Nëpërmjet Ligjit Antimafia, qeveria Rama u bë avokatmbrojtëse e zellshme e të gjitha aferave korruptive të qeverisë Berisha, duke i ndezur kështu dritën jeshile korrupsionit të vetë qeverisë rozë, për të cilin flet Doshi me ton kërcënues. Sipas Ligjit Antimafia në fuqi, ndalohet hetimi dhe ndjekja penale për korrupsion i të gjithë zyrtarëve të lartë, duke filluar nga zv/ministrat. A nuk është ky ligj një licencë hajdutllëku për kupolën qeveritare dhe atë «opozitare», të cilët e votuan me të dy duart atë në parlament? Në çdo vend tjetër evropian, do të ndizeshin protestat kundër një ligji të tillë deri në rrëzimin e qeverisë së kthyer ligjërisht në inkubator të megakorrupsionit. Por politika (anti)shqiptare është e mbarsur me korrupsion e krime dhe ai stan atë bulmet do vazhdojë të prodhojë.
    Pasojat që rrjedhin nga një qeverisje e tillë prej 24 vjetësh i paguajnë njësoj si votuesit e PS edhe ata të PD: fitimtarë janë vetëm krerët e të dy klaneve dhe mafia që i ka mbërthyer. Korrupsioni galopant, që po i merr gradualisht frymën Shqipërisë, nuk ka as ngjyrë rozë e as blu: ai është një krim kombëtar që po vret gjithë popullin pa dallim, duke përfshirë si tifozët e klanit rozë edhe ata të klanit blu. Ja dy shembuj konkret, njëri nga megakorrupsioni e tjetri nga megakrimi:
    1 – Kur qeveria Rama vendosi të prishte pallatet e pikës turistike buzë detit në Vlorë, ku ishte ortak me firmën ndërtuese edhe i vjehrri i Lulzim Bashës (nënkupto vetë Lulzimin), u inskenua një aksion policor spektakolar sikur gjoja po i bëhej sfidë Lulit(!). Në realitet ajo ishte një prishje në marrëveshje të plotë me Lulin, sepse qeveria Rama i pagoi nga arka e shtetit qytetarët që kishin blerë apartamentet e shtrenjtë, ndërsa ndërtuesit e atyre pallateve (midis tyre dhe Luli) nuk humbën asnjë qindarkë dhe do të bëjnë ndërtime moderne ku t’iu dojë qejfi. Në shtetet ku funksionon ligji, qeveria nuk i dëmshpërblen kurrë ndërtuesit e jashtëligjshëm, por i ndëshkon edhe me gjobë ata. Paratë e Lulit & Co i pagoi populli fukara, përfshirë edhe gjithë votuesit e PS, të cilët i pret burgu po nuk shlyen faturat e dritave.
    2 – Një nga premtimet e bujshme, që kishte bërë «Rilindja» gjatë fushatës elektorale, ishte edhe çuarja para drejtësisë e autorëve të masakrës së 21 janarit. Madje ata i kishin treguar me gisht shumë herë autorët e prezumuar të asaj masakre: kryeministrin urdhërdhënës, Berisha, dhe ministrin e brendshëm urdhërzbatues, Basha. Por çfarë ndodhi në 21 janarin e kaluar, me rastin e katërvjetorit të asaj masakre? Mbi kapakun blu të asaj çështjeje, «Rilindja» vendosi edhe një kapak rozë (pensione familjare për mbyllje goje), duke lënë të kuptohet qartë se ajo masakër nuk do të gjykohet kurrë, ashtu si Gërdeci.
    Të paktën tani, pas një çerek shekulli «tranzicion», votuesit besnikë të PS dhe të PD duhet ta kuptojnë më së fundi se të dy palët janë të humbur, cilido që të fitojë prej të dy klaneve binjakë të Katovicës. Madje në spektrin aktual të palo-politikës shqiptare nuk ka asnjë forcë politike të denjë për tu votuar, tek e cila mund të shpresohet vërtet. Është një kërkesë e ngutshme e kohës riorganizimi politik i pjesës së papërlyer të inteligjencies shqiptare dhe i masave të gjera të zhgënjyera deri në dhimbje ekstreme, për t’i thënë më së fundi «stop» mafies politike rozë-blu. Falsiteti i bindjeve politike «i majtë» e i «djathtë» (me të cilin kanë spekuluar aq bukur krerët e PS dhe PD për 25 vjet) duhet t’ia lejë vendin një uniteti të gjerë të shqiptarëve të ndershëm e atdhedashës, pa dallim ngjyrash politike, për ta shpëtuar popullin nga ajo situatë e pashpresë. Përndryshe gjendja do të vazhdojë të keqësohet gjithmonë e më shumë, sepse edhe resurset ekonomike objekt korrupsioni janë duke shteruar dhe situata në Ballkan duke u acaruar.

    • Njof dy Dara me ket’emer
      Njoni mashkull, tjetri femer
      Qi te dy nuk bojn dallim
      Se ket mikun e lepijn

  • EDI RAMA DHE POLITIKA E TIJ E HASHASHIT MEDICINAL

    Doli dhe Foli Kryeministri yne i gjate dhe llafegjate Edi Rama me nje fjalim tejet te gjate si dacibao komuniste per shendetin dhe lezetin e Partise Socialiste, trashegimtare e Partise se Punes duke perjashtuar pasanikun e demokracise Tom Doshi, qe eshte si shenjester per tú vrare nga Mbreti i Ryshfetit – Kryetar aktual Kuvendi i njohur ne milet si Like Floriri dhe mileti pyet i lemerisur:

    MOS ESHTE SHAKA?

    Se nuk degjuam asnje fjale per 300 mije vende te reja pune, as per 3 mije dhe as per 3 qind, as se cfare do te prodhoje Vatani:

    sa tranguj?
    sa domate?
    sa patate?
    …………….
    sa GDP?

    qe te mos ushqeje me luge bosh shqyptaret ne kohe krize ekonomike me taksa famoze progresive qe do te godasin pasaniket barderra per te ushqyer leckamanet barktharre. Ose nuk degjuam asnje fjale ne kete dacibao enveriste te kryeministrit tone te gjate dhe fjalegjate si do te ndeshkoje zullumqaret me pushtet vrastare dhe kusare njekohesisht, sic edhe premtoi gjere e gjate ne fushaten e tij elektorale. Por edhe sic kane bere te gjitha shtetet e tjera te rajonit me zullumqaret e tyre. Pershembell sic ka vepruar Rumania dhe Kroacia qe kryeministri yne i ka vizituar me shume qef kohet e fundit. Ne vend te kesaj mesoje se Edi Rama ka vendosur te ndeshkoje ke thoni ju more milet i paditur?

    TOM DOSHIN, PASANIKUN PREJ VERIU QE KA DASHUR TA VRASE LIKE FLORIRI.

    Po pse do ta vrase Like Floriri Tom Doshin Veriorin, njesoj si Dritan Priftin Jugorin? Kete nuk na e thote Edi Rama, por i tregon socialistit Doshi deren e Kryeprokurorit Llalla qe ai vete dhe ministrat e tij e kane perbuzur vazhdimisht duke e treguar si fajtor te politikes se mosndeshkimit ne Shqypni. Nga ana tjeter ambasada amerikane ne Tirane eshte treguar me e sinqerte dhe me e shpejte ne vleresimet “pa dorashka” dhe ka kriminalizuar direkt Tom Doshin duke e shpallur per here te dyte nje vrastar te dyshuar si:

    “BURRE SHTETI”

    pa e vrare mendjen fare se fjala tani eshte per vrastarin hipotetik te Tom Doshit, Like Floririn qe te per ironi te fatit eshte edhe Kryetar Famoz i Kuvendit ashtu sic beri do kohe me pare me Sali Berishen para 21 janarit. Ne kete situate komike te duket sikur qeverisja albaneze eshte bukosur dhe Partia Socialiste aktulisht po merret me kozmetike morale per te pastruar fytyren si kurvat pas aktit te seksit me klientin e radhes duke harruar fare problemet akute te ekonomise mjerane kombetare qe po merr te tatepjeten me nje shpejtesi maramendase.

  • Krenar per cfare?
    Qe nuk po ndeshkohet asnje kriminel dhe hajdut i qeverise te meparshme , nuk po luftohet asnje monopol , nuk u anullua asnje koncension , nuk u anullua llotaria kombetare ?

  • TE ENJTEN, TE GJITHE QYTETARET E NDERSHEM TE KETIJ VENDI NE PROTESTE

    PARA KUVENDIT KUNDRA KLASES POLITIKE TE DEGJENERUAR.

  • Nuk e mendoja se Rama do te merte kete vendim!!!! Mendoja se ishte vertet i kapur…Por kuptovaqe i kapur paska qene Toma nga kufomat e regjimit te kaluar…Nano,Beni,Sala e paskan kapur keq te gjorrin.. Kjo u kuptua mire nga reagimi nevrastenik i Benit qe nuk ka qene kure si die…Me sa duket ishte guri me i forte per te rezuar kete qeveri dhe per te destabilizuar kete vende…Pastaj ketij Benit i vjen shume keq per shtresat ne nevoj…Po bej ndonje bamiresi e nderto nje shtepi per te varferit e zones qer te kane zgjedhur me fitimet kolosale qe mer nga rroga e deputit dhe librat qe shkruan ne kohen qe duhet te punosh si i zgjedhur…Leri more ato llafe se te kemi pare kur ke qene minister qe te gjitha tenderat i merte gruaja jote…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *