Unë jam rrënja-trungu-dega,
unë jam Alfa dhe Omega,
unë jam fillimi dhe fundi,
unë jam paqja-unë jam plumbi.
Unë jam mjalti-unë jam helmi,
unë jam plaga dhe melhemi,
unë jam vdekja-unë jam jeta,
unë jam shpresa-e vërteta.
Unë jam Ati-Biri-Nëna,
unë jam Dielli dhe Hëna,
unë jam gjumi-unë jam zgjimi,
unë jam fundi dhe fillimi.
Unë jam zgjimi-unë jam gjumi,
unë jam zjarri-unë jam lumi,
unë jam brenga dhe gëzimi,
unë jam fundi dhe fillimi.
Unë jam zogu-unë jam qielli,
unë jam rrezja-unë jam Dielli,
tek unë nis-tek unë mbaron,
lum ai që më beson!…
Gusht,1998
S’e mësova kurrë…
S’e kuptova kurrë prej jetës,
kuptimin e së vërtetës,
pse është lidhur me zinxhira,
jo e keqja-por e mira?!
Tetor,1998
Pa titull…
Në mesin tuaj,
unë jam i huaj,
rroj edhe vuaj,
shoh edhe shkruaj.
6 Janar,1999
Pa titull…
Sado që të rrojmë,
lindëm për të vdekur,
tret kjo kohë e shkret,
tret dhe gurë e hekur.
Se në gjirin tonë,
s’ndrit përjetë kandili,
herë mbarohet vaji,
herë soset fitili.
5 Janar,1999
Pa titull…
Kur vetë i pari i një vendi,
një të pabesë ka këshilltar,
të gjithë ministrat do t’i bëhen,
sa të pabesë-aq gënjeshtarë…
Shkurt,1999
Pa titull…
Lavdia rreth kokës,
si shami e zezë,
jeta e të gjallëve,
nxin si një varrezë!.
20.01.1999
Kjo botë…
Kjo botë bërë copë e çikë,
si brekët e një vrome,
kjo botë e vjetër bie erë,
llagëmi dhe kufome.
Kjo botë e shkretë,
ka të vërtetë,
mizerjen dhe shëmtimin,
dhe fallco-fallco,
vetëm fallco,
aromën dhe shkëlqimin.
26.01.1999
Pa titull..
Kur ra mbi botë një errësirë,
parajsa mbeti shkretëtirë,
ju hap skëterrës çdo kanat,
se s’kish njeri pa një mëkat.
20.01.1999
A.DUKA
