FAKSIMILE: Fjala “shqiptar” është shkruar të paktën 70 vite më herët nga sa njihej deri tani, studiuesi i arkivave Mark Palnikaj zbulon dorëshkrimin e vitit 1634

redaktor

 

Nga Mark Palnikaj

Botuar në DITA

Një koleg dhe mik i imi, stujuesi i njohur, Gjok Dabaj, më ka redaktuar një libër me temë historike, i cili përfshin harkun kohor të trembëdhjetë shekujve, mbi historinë e Dioqezës së Pultit.

Ai, gjatë redaktimit, fjalët “shqiptar” dhe “shqiptarët” i ka zevendësur me fjalët “arbër” dhe “arbërit” me pretendimin se deri në shekullin XVIII fjala shqiptar nuk ekzistonte.

Sipas studjuesve shqiptarë të gjuhësisë, termi shqiptar, është përdorur i shkruar për herë të parë në fjalorin me titull “Dittionario Italiano – Albanese” nga Françesko Maria da Leçe në vitin 1702, të publikuar me hyrjen dhe fjalësin shqip, nga studjuesi Gëzim Gurga dhe shtëpia botuese “Botime Françeskane” në vitin 2009.

Por ishte një rastësi e këndshme dhe shumë fatlume për mua që gjatë pregatitjes për botim të një dorëshkrimi të pabotuar asnjëherë, shkruar në gjuhën italjane rreth 380 vjet më parë, gjeta të shkruara dy fjali në gjuhën shqipe me germa latine, me alfabetin e përdorur nga Buzuku dhe Bogdani.

Ky dorëshkrim është shkruar në kohën kur Pjetër Bogdani ishte student në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe akoma nuk ishte e publikuar vepra e tij “Çeta e Profetëve” e shkruar në gjuhën shqipe.

Libri në fjalë është i ndarë në gjashtë kapituj, i është kushtuar tërësisht hapësirës shqipfolëse të asaj kohe, dhe ka të dhëna historike me rëndësi të jashtëzakonshme, për historinë e Shqipërisë, për zakonet, traditat, kushtet sociale dhe problemet e asaj kohe.

Mbasi libri është pregatitur për botim, dhe besoj se do ta publikojmë para fundit të tremujorit të parë të vitit 2022, nuk do të ndalem për përmbajtjen dhe rëndësinë e tij. Për këtë do të publikojmë një shkrim të veçantë së shpejti.

Ky dorëshkrim, është i shkruar si një libër i veçantë i përfunduar në qytetin e Kotorrit në vitin 1652, por i shkruar rreth pesëmbëdhjet vite më pare se viti 1652.

Në faqen 189 të tij, janë të shkruara edhe dy rreshta në gjuhë shqipe me këtë përmbajtje:

eotune mose eastè maa baam turco, maa paara Mordie….”

“Zotyne mos e dhashtë me u bam turk, ma para Mordie” ku me fjalën mordie sinjifikon vdekjen.

Dhe më poshtë shkruhet:

“Ah bregdis Chauuri iȣȣ schiepatar anst per pertembytunè…..”

Ah bregdis Kaurri juu shqiptarët asht për përtembytune”, pra shqiptarët ishin për t’u vrarë.

Faqja ku haset termi “shqiptar”

Ky shkrim, foton e të cilit po e publikojmë më sipër, është shkruar nga një francez, që frëngjishten e kishte gjuhën e nënës dhe librin me përjashtime të vogla me disa shtesa në gjuhë latine, e ka shkruar në gjuhën italjane. Prandaj është e pritëshme që ky autor, të mos e shkruaj me korrektësi gjuhën shqipe, qoftë edhe të asaj kohe.

Sipas dokumentit, të cilin po e publikojmë në origjinal, në rreshtin e parë, lexohet qartazi viti 1639.

Rëndësia e këtij dokumenti është fakti që ai në shkrimin e tij, banorët e vendit ku ai ishte i caktuar si Vikar Apostolik i Vatikanit, nuk i quan arbër ose me ndonjë emër tjetër por shqiptar.

Studiuesja e njohur për studime për shkrimet  e vjetra shqipe, Profesore Anila Omari, ishte e para që reagoi menjëherë mbas publikimit të dokumentit nga ana ime dhe vuri në dukje rëndësinë e këtij dokumenti për studimet mbi gjuhën shqipe të shkruar dhe për dokumentimin 63 vjet para Da Lecces të përdorimit të emrit “shqiptar”.

Para gjysmës së parë të shek XVII, pra deri në vitin 1650, kemi fare pak dorëshkrime në gjuhën shqipe, në ato dorëshkrime që njifen deri sot, tek asnjëri nuk shkruhet fjala “Shqiptar”.

Autori i shkrimit, Fra Giacinto nga Sospello e Francës, në atë kohë Vikar Apostolik i Albanisë” siç e quan ai veten në faqen Cr (C recto), në fjalën përmbyllëse të shkruar me datën 12 qershor 1652 në qytetin e Kotorrit, librin e tij me 513 faqe dorëshkrim, na e paraqet si një historik të 16 misioneve të kryera nga ai për rreth pesëmbëdhjet vjet, nga viti 1634 deri në vitin 1649.

Në kapitullin e gjashtë dhe të fundit, ai na paraqet një biografi të shkurtër të të gjith misionarëve të asaj periudhe, rreth 38 të tillë nga vende të ndryshme jashtë territorit të Arbërisë, kryesisht nga provincat nga veriu i Italisë së sotme.

Informacionet që jepen të shkruara në këtë libër, japin të dhëna me shumë rëndësi për studimin e historisë së trevave që ai ka përshkruar me detaje gjatë ekspeditave të tij në nga veriu në jug të vendit tone.

Duke folur për dhunën e jashtëzakonshme që ushtronin pushtuesit turq për ndryshimin e besimit në trojet tona, ai na ka dhënë në faqen 189 të librit të tij ato katër rreshta të shkruar në gjuhën shqipe me germat që ai kishte në përdorim, duke e folur gjuhën tonë ashtu si ai ka mundur t’a shqiptojë.

Është e njohur vështërsia e shkruarjes dhe e shprehjes nga të huajt në gjuhën shqipe. Në rastin tonë, autori deri diku ka qenë korrekt me shkrimin dhe puna e tij meriton të lavdërohet, nëse marrim parasysh kushtet kur u shkrua ky shkrim.

Me gjith këtë vështirësi, rëndësia e këtyre shkrimeve, gjetja, publikimi dhe studimi i tyre, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për studimin e gjuhës shqipe nga studjuesit e fushës. Besoj se me gjetjen dhe publikimin e këtij dokumenti, të kem sjellë një ndihmesë sado të vogël në këtë fushë studimesh.

*****

Tiranë me 8 dhjetor 2021. Dorëshkrimi u gjet në Arkivin Dioqezan të Fermos, 14 tetor 2021

 

Share This Article
15 Comments
    • Edhe pafytyresia e ka nje limit, dhe jo per ndonje gje te madhe, por se po peshtyve siper, ajo te bie në surrat.
      Se pari turqit na quanin “arnaut’ dhe jo kaur, kaurr quanin ortodoxet greke.
      Se dyti. merru me dokumentin dhe jo me llogje, lexoje edhe nje here faksimilen, fjaline e rrethuar me të kuqe.
      Se treti nuk na kane quajtur turqit shqiptare, por ashtu quanun shqiptaret veten e tyre.

  • “Zotyne mos e dhashtë me u bam turk, ma para Mordie”
    “Zoti mos e dhante me u ba Turk, me pare vdes”
    “Ah bregdis Kaurri juu shqiptarët asht për përtembytune”
    “Ah brekegris kaurr, ju shqiptaret asht per me ju mbyte”
    Keshtu perkthehen keta rreshta te autorit.

    • Po ti je kallogjer i kolonel Janulles ne oborrin e KOASH , pse fut hundet e tua te qelbura ne punet e shqiptareve ? Ore idjot , si nuk paske degjuar fare per moton e shqiptareve , qe ” Feja e shqiptarit asht shqiptaria ” ? Po qe greket e lashte ( me te cilet ju sot nuk u lidh asgje) , kane qene pagane dhe jo monoteiste , a ke degjuar ndonje here ? Plehre miope qe sheh deri tek hunda me syzet miope te kishes greke !

  • “Ah bregdis Kaurri juu shqiptarët asht për përtembytune”

    Ketu vecon Kaurret nga Shqiptaret. Domth Shqiptaret ishin turq.

  • Fjala “shqip” eshte zevendesuar nga fjala latine “kjaro”, “kjart”, “qarte”. Pra, shqip dhe shqiptar eshte perdorur per te veçuar e dalluar shqipen nga turqishtja gjate represionit per konvertimin ne fene islame. Edhe sot, pa e kuptuar thelbin historik te evoluimit, ne themi, “më fol shqip”, dmth, qarte, troç ( jo turçe). Kjo eshte arsyeja e perhapjes dhe kombetarizimit te fjales shqip ne shqiptar.

  • Perse (perke ital) te ashtuquajturit Skiptare i thone popull italisht zoti Mark?
    Perse i thone Shen,i Shenjte latinisht kur Ilyret si Perandori Iustinianos ndertoi Agia Sofian ne 532A.D?
    Cfare tregon kjo?
    Se Ilyret flisnin Greqisht dhe i thonin Agios.
    Kush i ndryshoi Emertimet e Topo-Onomatos (toponimet) e Vorio Epirit si Agi Saranda ne Sarande,Epidhamnos ne Durres, Buthrotos ne Butrint,
    Moskopolis ne Voskopoje,
    Kostantinopolis ne Kostantinopoje.
    Tripolis ne Tropoje.
    Adhriano-polis ne Adrianopoje apo Edirne turqisht?
    Cfare do te thote kjo?
    Qe Ilyret dhe Epirotet i thonin Polis dhe jo Qitet nga Cita ital.
    Kush ja ndryshoi Emertimin Karavo-Stasi (station varkash “shqip”) greqisht ne Karavasta?
    Per cfare “Skiptaresh” flet o Mark Mavria?
    Sipas “historianit me fame Boterore” Xhufi Skender-beu lindi Orthodhokse dhe u be Katolike per aresye Strategjike!
    Po me Beselidhjen e Ilisus sot Lezhe cfare u be?
    Edhe kjo u convertua ne “Katolike” per aresye Strategike kur ne fund te shekullit te 19te me hapjen (open angl) e Mesonjetores se pare”Shqipe” kishte rreth 1460 Skolio Greke dhe rreth 970 turke.
    Keto fakte (fact angl) jane te permendura edhe nga Arnautet dhe bijte e Vezireve Pashallareve Bejlereve Agallareve Hoxhallareve Dervisheve Muhipeve.
    Mos e merni ne qafe I te corruptuar kete popull (popola ital) te venture dhe te kata-ndisur si mos me keq ne Emer te nje Shteti (State angl) qe nuk ka lidhje me Historine dhe te Verteten e ketij Kombi te Lashte Greko Ilyre.

    • Grek e serb rreth popullit shqiptare. Faleminderit Zot qe egzistojme ende rrethuar nga keto egersira te ndyra. Fqinjet,sado to te qelbin me Eren e tyre, nuk i ndrrojme to dot.

  • Une mendoj se fjalet ne pergjithesi kane egsistuar mijera vjet perpara se te shkrueshin. Edhe jane krijuar si nevoje per komunikim edhe treguar. Per mua fjala shqiptar shpjegohet keshtu:
    Nje proces pune I njerezve te lashte ishte qepja edhe shqepja e rrobave qe njerezit vishnin.
    Pra shqepja ishte nje pune edhe ata qe benin kete pune quheshin shqeptar.
    Nuk ka me te thjeshte se kaq. Pergjate kohes shqiptimi ne nga gjuhet e te huajve germa ‘e’ prononcohej si ‘I’
    Nje tjeter llogjike te con se ne fillim ka egzistuar qepja e rrobave, edhe me vone ka lindur shqepja. Ndoshta banoret e trojeve tona ishin ose te varfer qe shqepnin rrobat per ti qepur prape, ose ishin shume te zote te shqepnin qe vertete eshte nje talent me vete. ( edhe sot edhe kesaj dite ne shqiptaret jemi talent per te prishur)
    Keshtu qe banoret e viseve tona filluan te queshin shqeptare qe vjen si nje ‘ember’ I foljes shqep.
    Shqep. edhe Shqeptar
    Kjo ndodh me te gjitha foljet e gjuhet tone.
    Sigurisht shqiptimi i germes ‘e’ ne ‘I’ eshte ndryshim llogjik ne perhapjen e ketij emri ne gjuhet e huaja apo edhe pastaj brenda trojeve tona.
    Pra Shqeptar edhe prononcuar Shqiptar

    Ka eshte mendimi im per prejardhjen e fjales Shqiptar.

  • Atehere i bie qe emertimi ‘shqiptar’ datohet rreth 100 vjet me pas se emertimi ‘shqip’ per gjuhen, pra kjo distance shkurtohet, por serish ngelet enigma tjeter, perse per rreth tre shekuj te tjere perdorej -me se shumti- emertimi ‘arber’!?! Ketu ngrihet pyetja: per cilet perdorej emertimi nacional ‘shqiptar’? Si dhe: cilat ishin shkaqet e ketij ndryshimi?…

  • Fjala “shqip” gjendet per here te pare e shkruar te Buzuku (Meshari), per te treguar “qartë”. Fjala shqip, ne kuptimin, qartë, eshte tretur dhe zevendesuar me fjalen kjart, qart, e latinishtes, nderkohe qe gradualisht, gjate pushtimit Osman eshte perhapur fjala shqip per t’u distancuar nga turqishtja dhe bashke me të edhe zevendesimi I arberit me shqiptar. Ky eshte shpjegimi I E.Çabejt.
    Egzistenca dhe vazhdimesia e emrit ne Arber, Arberesh, Arvanit, Arnaut pertej trevave ku u formua kombi shqiptar, me popullsi te dendur e kompakte, me tregjet unike te marrje dhenieve dhe jeten sociale pa nderhyrje te popujve te tjere, e favorizoi edhe ndikimi I Patrikanes ne Ballkan dhe qenia jashte pushtimit Osman ne Itali. Nderkohe ne Arberi, represioni turk I formave te ndryshme (Frang Bardhi jep deshmi te gjalla ne relacionet qe I dergonte Vatikanit), nga njera ane, dhe korruptimi I bajraktareve dhe kryetareve te fiseve me ofiqe ushtarake etj., sollen ne forme spontane dhe objektive perhapjen emrit te shqiptareve.

  • Sa Komb “I lashte”!
    Jini kata-ndisur si mos me keq o Mavrinj me boje.
    Mblidheni “mendjen” dhe mos u tregoni me Idiote sa jini.
    Emertimet Greke te Vorio Epirit i ndryshuat.
    Por per fat (fate angl) te mire historia u shkrua Greqisht qe nga koha e Majmunit (Monkey angl) deri sa u hap (open angl) shkolla (Skolio) e pare shqipe ne fund te sekullit (sentury) te 19te.
    Po me Ilyret qe luftuan me Megas Aleksandros dhe Perandoret si Megas Kostantinos, Iustinianos, Adhrianos, Iulianos cne ata nuk lane asnje gjurme qe ishin Arnaute?
    Apo kishin frike nga Sulltanet?
    Vorio Epiri eshte vatra e Politizmoit (Culture “shqip”) Boterore ju po na tregoni Perralla (Paramithja greq) me Mbret.
    Si u katandiset keshtu ne emer te nje Pashalleku me emer Albania!
    Kastrioti nuk ka lidhje me Turkoallvanosat qe ndryshuan Kombesine Greke te Vorio Epirit dhe te Ilyreve.

  • O Erdogan-pellazgjikosi I janulles, shko futi nje paçe dhe nje cope meshë te papui mjekercapi qe te qetesohesh dhe mos harro te marresh 300 evroshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *