Nga Skerdilajd Zaimi
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një forum për ekonominë ku raportohet që ai të ketë shprehur shqetësime për klimën e biznesit në vend. Autokritika ka qenë shfaqja e sotme, bashkë me premtimet që nuk mungojnë asnjëherë.
100 vjet më parë në datën 30 janar të 1920 kishim kongresin e Lushnjës që është një ngjarje shumë e rëndësishme në ndërtimin e shtetit tonë, një shteti që i ka gjithmonë sytë nga Perëndimi përsa i përket zhvillimit të vet.
Ky forum sot është modeluar si forumi i Delfit por ideja ime është që të përforcojmë këtë bashkëpunim me atë të Delfit dhe të përfitojmë dije dhe përvojë më shumë, dhe mbase të organizojmë hapa vijues…
tha ndër të tjera z. Rama.
Pak më tutje ai ka folur për sjelljen jo të mirë të administratës, ndonëse në vitin 2017 shpalli mandatin e dytë si mandat të reformës në adminisratë.
Më lejoni të flas për sfidat, duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, sjelljen e administratës, kemi nevojë për të përmirësuar sidomos atë pjesë që lidhet me biznesin. Gjatë këtij viti do kemi rezultate të qënësishme në këtë drejtim.
Plani është që brenda 2020 të kemi 95 përqind të shërbimeve të dixhitalizuara, online që kështu ata që merren me biznes të mos shkojnë nëpër vende të aplikojnë për ata çfarë u duhen, pra gjithçka të transferohet në internet, kjo gjë do ndryshojë natyrën e komunikimit.
Përmes një vendimi të qeverisë vendosëm se të gjitha aplikimet duhet të marrin përgjigje brenda afatave ligjore, dhe për cdo shkelje do ketë gjobë për ata që e shkelin, ata do paguajnë nga xhepi për vonesat që u shkaktohen qytetarëve.
Hapi i dytë, në marrëdhënien me bizneset, programi i fiskalizimit që do sjellë rezultate brenda këtij viti, pra që të gjithë transaksionet të jenë transparente. Sot jemi larg kësaj, sepse ne skemi transparancë të transaksioneve nga biznesi në biznes, që do të thotë se ka shumë hije në këtë gjë.
Me programin e fiskalizmit do shohim çdo veprimtari në internet dhe do monitorohet, kjo do parandalojë edhe një masë të madhe keqbërje nga vetë administrata. Hapi i dytë është sistemi i gjurmimit e kërkimit, nga produktet e akcizës e produketet ushqimore, ujin e pijshëm e barnat. Çdo pikë karburanti që del nga rrjeti i shpërndarjes do gjurmohet. Këto janë lajme të mira dhe jam i lumtur se pas kaq shumë vitesh punë, jemi gati të marrim frytet e asaj që kemi krijuar. Gjithçka do ndryshojë situatën për korrupsionin, ryshfetet.
Janë fjalë, asgjë më shumë. Fatkeqësisht. Kryeministri improvizon çdo gjë. Ai rekruton ekselentët prej vitesh në administratë, por kjo nuk funksionon. Përdori policinë për kuponin tatimor dhe sot po vetë na thotë se punët nuk shkojnë mirë. Flet për shërbimet online, por këtë gjë e bëri edhe në vitin 2017. Mburr fiskalizimin, por ndoshta nuk e di që me propozim të bërë në Komisionin e Ekonomisë, sistemi i kasave fiskale lihet në fuqi ende.
Çfarë duhet të bëjë më kjo qeveri për të na hedhur hi syve? Edhe sikur ta pranojmë se ajo ka vullnet real për të ndryshuar, për ta përmirësuar gjendjen që është e tillë prej kohësh, jo kur e pranon ajo, ne shohim se qeveria e tanishme, kreu i saj nuk kanë asnjë ide të besueshme në këtë drejtim.
Tani zoti Rama është lëshuar personalisht drejt një “besimi të verbër” te teknologjia, po shndërrohet në një teknoman, apo teknofil, por ajo është instrument dhe jo qëllim. Ajo është ndihmë dhe jo parim pune. Sidomos në hartimin e politikave.
Sistemi korrupton, këtë fjalë na e ka përsëritur shpesh zotëria në fjalë. Epo po pranon atëherë që ai është në krye të një sistemi që nuk ka ndryshuar. Është i njëjti. Dhe në këtë kuptim ka udhëhequr një luftë, që ose ka qenë thjesht retorikë, ose të cilën nuk është i zoti ta fitojë.
Gjendja është keq dhe qeveria po e pranon vetë. Ato që duhet të ishin standarde, siç janë klima e biznesit, një farë etike në administratë, minimizimi i zhvatjes dhe klientelizmit, shpallen objektiva të një aksioni të ri.
Çdo kryeministër tjetër do të turpërohej që pasi ka folur kaq shumë, kaq shpesh dhe kaq gjatë për reformat e shkëlqyera dhe transformuese që ka kryer, del dhe I kujton vetes atë që nuk ka dashur ta pranojë deri më sot nga të tjerët: që gjërat janë po aq keq sa kanë qenë. Dhe se ndryshimi ka qenë iluziv.
Janë fjalë këto që thotë kryeministri dhe për të tilla duhet t’i marrim të gjithë. Me fjalë nuk qeveriset, shtyhet një farë kohe. Asgjë më shumë. Fjalë që i merr era dhe këtë tashmë e ka kuptuar një pjesë e madhe e shoqërisë.
Sidomos ajo që u zhgënjye si rrallë ndonjëherë nga një njeri që pati aq besim.
*****
Autori është redaktor i portalit të njohur ResPublica

Rama ia kalon 100 here Saliut per genjeshtra dhe korrupsion, por eshte mashtrues kalibri dhe per fat te keq, ne si popull i pelqejme shume genjeshtaret politikane. Pse jemi te tille, prandaj vuajme e do vuajme. Vazhdi Edi genje se mire e ke.
Natyrshem qe ne nje forum per ekonomine, ky kryeminister i deshtuar krejtesisht ne kollonen baze te qeverisjes sic eshte ekonomia, nuk ka c’te flase tjeter por do tregoje perralla te para 100 vjeteve.
keta jane te semure mendore ,shkolla e vjeter enveriste.na tregon pralla nga e kalura babagjyshi I I vitit te ri.Flet per ekonomi ,bisnese,fole me shifra.Ku je,sa eshte…..,sa hyjne…sa dalin…mallra.Sa bisnese jane te reja ,sa kane deshtuar.Me ke je lidhur per tregeti sa mendon te jete kembimi mallrave etc-ra.Po ku di ky nga keto gjera ,ai di vetem te veshe brekushe(citjane) dhe atlete me ngjyra e te paraqitet tek presidenti I frances.Skandali I kombit.
Nga nje perralle ne dite.gjume te embel
Forumi i leshit, pa sens.
Ku jane investitoret e huaj ?? Apo çfaqje e huaj, nuk lejohen… ikni thyeni qafen sa me pare, keni 30 vjet qe vidhni , vrisni e grabisni ptuuuuu plehra
Ben sikur nuk e kupton,mor skile Zaimi,qe ke zbritur nga vrimat e maleve dhe ke kapur karrigen ne Tirane,per te dhene dhe mend,kur truri te funksionon me ligesine e injorances te interesit, te nje katundari te vogel:
Udheheqesi i mire,i afte dhe i zoti,qe te realizoje ato qe mendon,i duhet,nje ekip i afte dhe i paster,por mbi te gjitha dhe nje popull qe ka nje kulture qytetare dhe pune.
Dhe kur shume nga tufa jone,jane te species Zaimi,rreziku i deshtimit dhe sabotimit,per te ecur vendi perpara eshte i madh,nqse udheheqsit i mungon durimi sizifian dhe nqe nuk behen perpjekje te medha qe ligji te zbatohet ne menyre rigoroze.
A do ta shkepuse me ne fund Rama,atdheun tone Shqiperine,nga dhembet e krimbur,te infektuar dhe te gjakosur te bandave tribale te krimit kombetar dhe vesit pervers,per ta rivendosur kete vend,atje ku ish peseqind vjet me pare,ne Europe,ku ka dhe vendin?
Kjo mund te ndodhe,vec dhe me ndihmen energjike te vet Perendimit.
Ndryshe Zaimet,as kockat nuk kane per ti lene,Shqiperise tone europiane.
Ouhahahaououhahaha, na del tashti qe populli shqiptar nuk eshte ne superextramegahiper nivelin e udheheqsit me tre phD ne ekonomi, finance dhe jurisprudence ( edhe ne beqirje, megjithese kete e ka te panjohur akoma nga Ministria e Arsimit). Po cfare flet o Vasil? Je i manget, e ke pire pa uje, apo thjesht je b.lepires?
Mua më duket më shume si b.lepires.
Kjo qeveri te na thote-Naten e mire !-e tja mbathi vrapit se i doli boja.
Hë nashi, gjasme qënkeni zhgënjyer
Ky eshte nje klloun asgje me teper. Une kam jetu ne tre shte te europes por asnje here nuk kam pare nje kryeminister qe te qirret sa tek njeri sa tek tjetri duke shperndare çelsa shtepiash, don te duket sikur eshte shpirt mire me taksat tona dhe ne vend qe te merret me problemet qe ka shteti shqiptar sorollatet sa andej ketej. Te mjeret ne qe kemi ngelur ne duart e ketyre banditeve: historia do i gropose ne hale me ramut e me slaesh e luluc dhe ate tjetrin metzgjeben, mallkuar qofshi gjithmon.
D I T A: Ky lloi tipi qe shkruan brroçkulla per KM RAMA jane me gishtat e dores,dmth 20 % e elektoratit.
-Nuk ka KM ne bote te mos beje gabime ne pune.Por RAMA nuk krahasoet me asnje para tij,me SALIKRIMIN JO E JO.qe ka bere mbi 65 krime qe nga 1996-2013 e ne vazhdim.Se bandat qe po vriten me njeri-tjetrin me armet qe nxori ai,jane pasojat e tij.
-ZOTRIA Zaimi te lexoi RILINDASIN KOSOVAR -REXHEP QOSE DHE PRESIDENTIN ME TE MIRE NE SHQIPERI-ALFRED MOISIU qe thone” Rama eshte KM me i mire ne 30 vite”.Dhe une do te shtoja:Rama eshte i treti ne 108 vite pas Ismail Qemalit e M.Shehut.Te tjeret nuk me duhen.Ata le ti pergezoi Saliu dhe Like tu japi ndonje dekorate.
-FLM-DITA.
Ethem mavria, skllavi muzhik i ramutit.
Ptuu lepires ordiner
Rama sigurisht nuk eshte me i miri por tani per tani ne Shqiperi me te mir se ai nuk ka….
E ku e di ti?
Kur Rama ishte në opozitë unë kam shkruar një artikull në mbështetje të tij , në një nga gazetat qëndrore që tani më vjen turp kur e kujtoj .
Më gënjeu maskarai , kurrë se besoja se do bënte të kundërtën e atyre që premtonte . Jam treguar axhami , jam treguar budalla, por , ajo iku e vate , s’kthehem dot mbrapa .
Ama , të mbështetësh sot Ramën me bëmat e tij , duhet të jeshë ose idiot , ose maskara , ai e ka hequr maskën dhe s’dihet për ku është nisur , zaten e ka thënë troç – s’kini parë gjë akoma !
Jepi Rama , me këtë popull ( me ne ) , sa të keshë ymër , në atë zyrë do jeshë !