Fjalë lapidare nga historia

anazapta

“Terra inkonjita”

Fjalë për fjalë, tokë e panjohur. Doli si shprehje në Mesjetë në kohën e zbulimeve të lundërtarëve të mëdhenj të kontinentit të Amerikës. Sa pa u vendosur emri, quhej tokë e panjohur.

Si shprehje përdoret shpesh në rastet e gjërave që nuk i njeh, një fushë apo veprimtari për të cilën s’ke kompetencën e duhur. “Për të kjo ishte një gjë e panjohur, terra inkonjita”.

 

Vaterlo e vërtetë

Beteja e Vaterlosë, ka qenë beteja e fundit ku Napoleon Bonoparti pësoi humbjen fatale. Ajo u zhvillua në fushën e Vaterlosë në Francën veriore midis anglezëve dhe ushtrisë së Napoleonit më 18 qershor të vitit 1815, duke I dhënë fund lavdisë dhe perandorisë së Napoleonit. Beteja e Vaterlosë është beteja më e përgjakshme botërore ku u vranë me mijëra ushtarë francezë. Një nga arësyet që ajo dështoi ishte edhe paaftësia e mareshallit Ney, që kishte qenë shumë i suksesshëm në betejat e tjera.

“Një Vaterlo e vërtetë”, përdoret në rastet e një humbje të madhe njerëzore, por edhe për një çështje të humbur kot nga drejtimi dhe organizimi i dobët.

 

V, simbol i fitores

Dy gishtat e ngritura lart e kanë origjinë në Luftën e Dytë Botërore, pasi ishte pushtuar Evropa nga Hitleri. Spikeri i radios belge, Viktor Levelei i BBC-së ftoi të gjithë evropianët të shkruanin në të lashtat, apo duke prerë pyjet germën V, që simbolizon 5-n romake, dmth, Simfoninë V të Bethovenit, që shpreh entuziazëm për fitore. Nazistët gjermanë ndiqnin e vrisnin këdo që ngrinte gishtat lartë në formë V-je. Kjo shenjë simbolizon luftën për demokraci. Ka edhe një shpjegim tjetër, si germa e parë e fjalës Victory-fitore.

 

“Verba volant, scripta manent”

“Verba volant, scripta manent”, fjalë e urtë latine: “Fjala fluturon (e merr era), e shkruara mbetet”. Kjo frazë duket se mbeti nga një fjalim i Caius Titit, senator romak, i cili ngulte këmbë që gjithçka të shkruhej, pasi të thënat harrohen lehtë.

Si shprehje ajo përdoret në të gjitha gjuhët e botës dhe në shumë fusha, si filozofi, politikë, në jetën shoqërore, artistike, etj. Dhe jo vetëm si shprehje, po ajo përdoret edhe si praktikë pune dhe rregull ligjor që tregon seriozitet.

 

“Vetmi tibetiane”

Tibeti, shkretëtirë e pafund në Azi. Në pjesët e brendshme të saj nuk ndesh asgjë të gjallë dhe nuk dëgjon as një lloj zhurme. Ndaj origjina e shprehjes “u zhyt në një vetmi tibetiane” që përdoret shpesh në letërsi për personazhe të veçantë, është një metaforë letrare që përdoret për asketizmin të skajshëm, shkëputjen nga bota, izoluar si në një shkretëtirë, që në këtë rast merret ajo e Tibetit.

 

“Xhepi bosh si banka jugosllave”

Ka qenë një periudhë nga mesi i shekullit të 19-të, kur ekonomia jugosllave pësoi një rënie të madhe. Në atë kohë “Xhepi bosh si banka jugosllave” si shprehje është përdorur nga Karl Marksi, pastaj doli nga librat e rëndë të tij dhe gjeti përdorim të gjerë në Evropë.

Përdoret edhe sot e kësaj dite për të treguar mungesën e parave, falimentimin e një firme a të një njeriu. Populli në këtë rast përdor fjalën xhepgrisur, xhepshpuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *