“Besnik si Akati”
Personazh i “Eneidës” së Virgjilit, Akati ishte shoku dhe miku më i ngushtë i Eneas. Dallohej për besnikëri, dashuri dhe respekt ndaj komandantit të vetë, që më shumë se detyrën vlerësonte lidhjet shoqërore. Ata qëndruan miq deri në fund, ndaj dhe miqësia e tyre u bë proverbiale.
Përdoret në letërsi, filozofi dhe në të folurin e përditshëm si emër që simbolizon besnikërinë, një njeri që sakrifikon shumë për shokun.
Briri i bollëkut
Shumë e mbajnë këtë simbol si varëse në qafë. Po ç’kuptim ka? Amaltea (pellazgjisht t’amëlt, të ëmbël, qumësht), nimfë, ishte e bija e Oqeanit, në formën e dhisë, që ushqeu Zeusin me qumësht, kur iu thye një bri, ajo e mbushi me lule dhe fruta dhe ia dhuroi Zeusit. Ai e ktheu në kostelacionin e yjeve dhia me tre kecat, dhe në hajmali që ia dha vajzës së Melisit.
Këtej e ka origjinën briri i bollëkut që mbahet edhe sot varur në qafë dhe që sipas besëtytnive sjell fat e mbarësi.
“Bufi i Minervës”
Lidhet me mitin e Atenës së grekëve të lashtë, një nga hyjneshat më të nderuara, që mbante një buf te këmbët. Në Romë Atena personifikohej me Minervën, hyjneshën e urtësisë dhe të zgjuarësisë, të arteve dhe të muzikës. Edhe ajo si Atena mbante një buf te këmbët.
Fjala e urtë “Bufi i Minervës fluturon natën”, do të thotë se mendimet më të mira vinë natën.
“Berberi i Midias”
Midiasi, mbret i pasur i Frigjisë. E ndëshkoi Apoloni duke i vënë veshë gomari. Për të mos iu dukur veshët ai vuri një kapuç në kokë, por një ditë ia pa berberi i tij, i cili u betua se nuk do t’ia tregonte njeriu këtë të fshehtë. Por berberit nuk i u durua, një ditë ai hapi një vrimë në tokë dhe tha se Midia kish veshë gomari, dhe e mbylli vrimën. Më vonë në këtë vend mbinë trëndafila, që kur era i lëvizte pëshpëritnin: “Midiasi ka veshë gomari”.
Shprehja “berberi i Midias” përdoret për një njeri që nuk mban të fshehta, llafazan.
