“Nuk është e zakonshme për mua të komentoj kalendarin, datën, por sot nuk mund të mos ndalem pa komentin dhe qëndrimin tim. Sot është një ditë e madhe në historinë e kombit, dita e Kongresit të Lushnjës, ditë që ndryshoi historinë e shqiptarëve, ditë nderimi dhe vlerësimi të madh për të gjithë ata që me burrëri, zotësi, aftësi, vetëmohim, përkushtim bënë…” etj. – tha Berisha 4 ditë më parë, dy vjet pas vrasjeve qeveritare të 21 janarit 2011.
“Nuk është e zakonshme” për të, të “komentoj kalendarin”, por cdo 21 janar, në fakt e bën. Dhe përmend Kongresin e Lushnjes si “ditë nderimi..” Nderimi me fjalë është i lehtë aq më tepër për një si Berisha, por nderimi me vepra ku është? Shtëpia muze ku 93 vjet më parë është mbajtur Kongresi i Lushnjes është drejt shkatërrimit të plotë. Kryebashkiaku i këtij qyteti, Fatos Tushe është shprehur dje në media se “Për herë të fundit, godinës i është bërë një restaurim total në vitin 1970. Problemet me të cilat banesa përballet sot janë të shumta. Tashmë godina po shkon drejt shkatërrimit”. Jo vetëm me gojë, por edhe në mënyrë zyrtare, me anë të shkresave të shumta, është vënë në dijeni vetë ministri i Kulturës, z. Aldo Bumçi, ashtu si edhe Institutin e Monumenteve të Kulturës. Nuk është bërë absolutisht asgjë, nuk është miratuar lëvrimi i asnjë lloj fondi. Patriotizmin dhe respektin për historinë, Berisha ‘ti tregojë em vepra, se sa për fjalë, fjalët e tij ka kohë që i merr… flladi (era, po e po)
Email nga adresa: [email protected]
