Email në adresën
Përshëndetje z.Thano! Së pari urime ty dhe stafit për gazetën tuaj, për qëndrimin e pa anshëm që mbani ndaj problemeve që ngrini e trajtoni. Përveç kësaj ajo që bie menjëherë në sy është prirja që keni për të komunikuar e qenë të hapur me ne lexuesit e gazetës. Mendoj se kjo është risi për shtypin shqiptar dhe të jesh i sigurtë se ke fituar shumë nga kjo.Uroj të jeni edhe në të ardhmen të hapur me ne lexuesit.
Quhem Bujar Ibro dhe jetoj prej disa viteve në Kretë. Jam i dhënë pas letrave në përgjithësi dhe ngado në ato që kam lexuar kam vënë re se shumë fjalë në gjuhën shqipe mungojnë në fjalorin e fundit të gjuhës shqipe. Kam mbi njëqind e dyzet të tilla të shënuara që i përkasin shqipes së mirëfilltë. Sinqerisht, shqetësimi për anomalinë në fjalë më është bërë dhe ndjej nevojën ta shpreh, ta bëjë publik.

Edhe “e pa anshëm”, mungon në fjalorin e shqipes, pasi drejtëshkrimi e ka “e paanshëm”…