Fjalët e fundit të Moikomit, amaneti që e shtyu përcjelljen e tij për të shtunën

Ornela

Ceremonia e përcjelljes së Moikom Zeqos do të bëhet ditë e shtunë, nga ora 10:00 deri në 14:00 në Muzeun Kombëtar.

Shtyrja kaq e gjatë e përcjelljes së Moikomit do ndodh sepse fëmijët e tij, dy vajza dhe djali jetojnë jashtë vendit. Ka qenë amanet i tij që ata duhet të jenë të pranishëm në ceremoninë mortore.

I biri i tij, Epidamni, i cili ndodhej në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar që të pritet ardhja e tij, e cila për shkak të situatës me bllokimet nga Covid dhe largësisë nuk mund të ndodhë para të shtunës.

Burime nga familja bëjnë me dije për DITA se Moikomi gjithashtu përpara vdekjes ka shprehur dëshirën që homazhet në nder të tij të bëhen në Muzeun Historik Kombëtar, institucion që e ka drejtuar për disa vite.

Dhe porosia-amanet e treta e tij ka qenë që të ketë një ceremoni mortore pa nuanca politike. Ai është shprehur se do të dëshironte në ceremoni “sa më shumë miq dhe sa më pak politikanë”.

 

Moikomi me djalin e tij Epidamnin

 

Share This Article
13 Comments
  • S’mundem te kuptoj se cfar magjie kishte i Madhi Moikom ,

    ky Njeri i Mire ,

    qe preku aq thell zemrat e shqiptareve ,

    por la pas nji boshllek shume te madhe

    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    U prehsh ne Paqe o Njeri i Mire i ktij Kombi …

  • Moikomi,figurë poliedrike e kulturës shqiptare.Kontributi i tij do të çmoohet shumë nga brezat e ardhshëm.

  • Njerez te MEDHENJ si Moikom Zeqo nuk kane vlere ne kete sistem ku jetojme!
    Ne se do kishte vlere Moikomi nuk do ta kishin lene 14 vjet pa pune!
    Edi Rama eshte rrenuesi me i perbindshem i kultures dhe demokracise shqiptare!
    Mallkuar qofshin antaresia e PS qe e voton kete perbindesh ne PS!

  • Dikur nje pjese e Shqiptarise vuante shpirtnisht pse nuk kishte mundesi prej politikes me qene prane prindereve te tyre! Sot nga qefi femijet e ish komunisteve po perjetojne ate qe ne ajo pjese e shqiptarise jo komuniste kemi perjetuar ! Ka nje Zot!

  • Po si ka mundesi qe ky pellazgo-iliri-arberi-shqiptari suoer patriot e i ditur na i paska pasur femijet jashte shtetit?

  • O hipokrizia ,me hipokrit se tek mendja jote qe ska brire sbesoj te gjendet ne dynja!Lejeni shpirtin e tij te drobitur te pakten tani te qete ne paqen e perjetesise!Ndyresira qe nuk njihni miresi ,qe doni vetem lot,,,,,,,

    • O ti pe Libohove, e verteta eshte shpesh here e hidhur, po kur eshte e vertete, eshte e vertet/ Me fal po s’kam c;i bej. Ate ndyresire mbaje per vehte, mos e prish gojen se te vjen ere te keqe pastaj.

  • Hipokrizia nuk ka brire @……….
    As edhe nje njeri ska qejf te lere ,ti largohet vatanit te tij .Por me shqip o torollak ,eshte fai i politikaneve ,vetem 3 a 4 veteve ,qe e mbajne varur shqiperine dhe shqiptaret .I nderuari Maikon nuk eshte ne kete treshe ose katershe . Prandaj lere te qete Maikonin .

    • Ti nuk i di as emrin tamam dhe na shet pordhe ketu. Nuk e ka Maikon (futbollist) por Moikom, ne fakt babi ia kishte vene Molotov.

  • Jeten e mbylli ashtum sic jetoi,Njenri kombetar dhe i dijes, vlere shpirterore e materiale shqiptare,Do t’i kemi veprat ne vazhdimesi te paharruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *