Fjalët e fundit të një të dënuari me vdekje

redaktor

A e keni menduar ndonjëherë se cilat mund të ishin fjalët tuaja të fundit përpara se të përballeshit me vdekjen? Është një mendim i dhimbshëm, por një nga ato që të paktën 3,000 njerëz që janë të dënuar me vdekje aktualisht në Amerikë, kanë kohë që e mendojnë.

Për të hyrë në brendësi të gjendjes psikologjike së mendimeve të fundit të të burgosurve, psikologët kanë analizuar deklaratat e të dënuarve në Teksas, të bëra disa minuta përpara se ata të ekzekutoheshin me një injeksion vdekjeprurës.

Kërkuesit kanë zbuluar se pavarësisht dënimit me vdekje që i pret, fjalët e fundit të përdorura janë përgjithësisht shprehje tejet pozitive që reflektojnë procesin e tyre emocional të përballjes me fatin.

Richard Masterton, 43 vjeç, i cili vdiq më 20 janar, la një mesazh pozitiv: ‘E meritoj këtë, jetojmë ose vdesim nga zgjedhjet që bëjmë. Unë bëra zgjedhjen time”.

Juan Garcia, 35 vjeç, i cili vdiq më 10 qershor 2015, tha në spanjisht: “Për familjen Solano, dua t’iu kërkojë ndjesë të gjitjëve. Nëse vazhdoj të jetoj do t’iu shkaktoj vuajtje të gjithëve. Dëmi që i bëra babait dhe burrit tuaj, shpresoj që t’iu ketë bashkuar që të gjithëve”.

Who died on 10 June 2015, said in Spanish: ‘To the Solano family, I want to tell them to forgive me.

Disa studime të fundit të të dënuarve me vdekje kanë zbuluar se shumë prej tyre kërkojnë falje dhe i drejtohen Zotit gjatë orëve të tyre të fundit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *