Fjalët e tepërta janë vetëm fukarallëk

anazapta

SMS në DITA

në 0689073730

Përshëndetje DITA! Pse opozita të sillet kështu në Parlament?! E ndoqëm nëpërmjet ekranit të televizorit debatin parlamentar për programin e qeverisë Rama 2013-2017. Çfarë u tha dhe çfarë nuk u tha në këtë maratonë parlamentare. Më 23 qershor 2013, Sovrani popull vendosi me votën e tij që të djathtën ta nxjerrë në opozitë edhe pse ka qeverisur vendin për tetë vjet, kurse opozitën e djeshme për ta kthyer në pushtet. DITA, çuditem se pse nxitohet opozita nga ana e saj? Punën e saj e ka vlerësuar populli me votë. Këtë mazhorancë që ka ardhur në pushtet le ta lëmë rehat një herë dhe t’ja shohim punën nga do t’ja nisi fillimisht.

Fjalët e tepërta janë vetëm fukarallëk, siç thotë edhe populli. Për hallet dhe problemet që kemi ne këtu, politikanët tanë të mos i zërë gjumi i natës. Turp! Vetëm dje 2 vrasje, 1 me armë dhe tjetra me armë të ftohtë. Ç’bëhej kështu tek ne, mbaruan njerëzit duke vrarë njëri-tjetrin. Lusim Zotin se mos e ngarkoni veten më me gjynahe mbi këtë popull! Ky ishte mendimi im si qytetar i këtij vendi. Kaq. Me respekte! Ali Gjoni, Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *