Fjalimet e Hitlerit para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, në ankand për 34,000 euro

Edlira Shehu

Fjalimet e shkruara me dorë nga Adolf Hitler u shitën të premten në një ankand në Mynih, megjithë vërejtjet e grupeve hebraike se kjo mund të inkurajojë neo-nazistët.

Shtëpia e ankandeve Hermann Historica deklaroi në shpjegimin e shitjes së dorëshkrimeve të Hitlerit se ato datoheshin të gjitha para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, se kanë rëndësi historike dhe se duhet të ruhen në një muze.

Të gjitha dokumentet ju shitën blerësve anonimë me një çmim dukshëm më të lartë se ai fillestar, raporton AP.

Dorëshkrimi me nëntë faqe, në të cilin Hitleri paraqiti teza për fjalimin e tij për ushtarët e rinj në Berlin në 1939, tetë muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, arriti një çmim maksimal prej 34,000 euro.

 

e.sh/Dita

Share This Article
2 Comments
  • Po mustaqet e Hitlerit a do te dalin ne ”shitje””,sepse edhe pse nuk ia kane marre ,mund ti sajoje ndonjeri e te marre fitimin e majme si ky i fjalimeve te tij ,qe qenkq mbqjtur “para fillimit te luftes” ;Po Hitleri e filloi luften sapo hipi ne pushtet ne 1933!;sic duket ne gjermani ,grupet neonaziste po gjejne menyra per ‘riabilituar”ate “kohen e arte”per Gjermanine”

  • vrap o alfred cako se nuk janë gjë për ty 34 mijë eruro!!
    vrap se do të ti blejë ndonjë adurues tjetër i hitos!!ti e ke në vënd të babës o cako nazisti mos lër të bien në duar të botës!!
    pastaj do ti kesh si frymëzim në ato daljet e tua profetike për të luftuar kabalen dhe sandalen!!
    shko o donkishoti i kohëve tona!!merri se të duhen për të luftuar me mullinjt e erës!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *