Fjalimi i De Biazit:  Nuk i trembemi asnjë kundërshtari!

anazapta

Trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi u ka mbajtur një fjalim motivues kuqezinjve në prag të ndeshjes vendimtare me Danimarkën që do të luhet sot në Kopenhagen.

De Biazi duke u bërë të qartë se nuk i tremben asnjë ekipi, ai kërkon që të tregohen të kujdesshëm. Trajneri bën të qartë se kuqezinjtë do të mbrohen në këtë takim dhe do të kërkojnë të marrin një barazim.

Fjala e De Biazit:

Së pari, dua ta kini gjithnjë parasysh se ne nuk i trembemi asnjë kundërshtari. Kur them ‘ne’, e kam fjalën mbi të gjitha për ju lojtarët. Edhe njëherë po ua përsëris: Nuk i trembemi asnjë kundërshtari. Nuk kemi pasur frikë nga skuadra më të mëdha dhe s’duhet të kemi asnjë droje as ndaj danezëve! Fiksojeni mirë këtë!

Së dyti, dëshiroj t’i zbatoni mirë detyrat taktike dhe direktivat që kemi përcaktuar gjatë punës së këtyre ditëve. Duhet të ndodhë patjetër kështu! Nëse duam t’ia dalim mbanë, duhet patjetër të ndodhë kështu… Ju siguroj se, po i zbatuat mirë detyrat taktike, do të jetë më e lehtë për të gjithë.

Së treti, duhet të jeni të kthjellët, sepse mos harroni që ne do t’i presim rivalët dhe nuk do t’i sulmojmë. Çdo minutë që kalon, është në disavantazhin e tyre dhe në favorin tonë. Çdo minutë që kalon, shton stresin tek ata, por edhe agresivitetin. Ne duhet t’i mbulojmë mirë zonat dhe të mbrohemi me qetësi, pa panik.

Kur të shohim se kundërshtari është i vendosur keq, duhet të bëjmë atë çka dimë të bëjmë ne… Jam i qartë? Ti Cikallesh…, sa herë që skuadra do ta humbë topin, duhet të kthehesh mbrapa dhe të ushtrosh presing. Sapo shokët e tu të marrin topin, duhet të ecësh para që të krijosh distanca!”.

Share This Article
4 Comments
  • Po po Cikalleshit duhet ti montosh nje motor reaktiv qe te beje aq vrap sa per presing edhe avancim ne sulm ose ti bejne trasplant mushkrish apo kembesh. Taktika e mire po duhet dhe takati per ta zbatu. Te shofim si do ia dalin.

  • nuk kuptohesh dardhan,,,,,,,,,,,
    perktheje mire.
    cikalleshi do jte ne sulm e benedhe mbeojtesin si shtatlart.
    ekipi e ka zbatuar kete taktike,dhe kapatur sukses.
    uroime qe edhe kete ndeshje te jete me fat, me loje kolektive, e thjeshte dhe me befasi e guxim
    me disipline taktike e kembe ne toke,bukur si ne beograd pavarsisht se danezi na quajti shqiptarucet dhe ka nje shqiptar makjedonas……….
    tifozat jane ne stadium

    • Ca s kupton ti?
      Motor reaktiv? Presing? Transplant mushkrish?
      Epo mbaro njehere 9 vjecaren (pa diplome fallco) e meso dhe ndonje fjale anglisht se te duhet ne jete jo vetem per chat.

  • nuk kuptohesh dardhan,,,,,,,,,,,
    perktheje mire.
    cikalleshi do jete ne sulm e bene dhe mbrojtesin si shtatlart.
    ekipi e ka zbatuar kete taktike,dhe kapatur sukses.
    uroime qe edhe kete ndeshje te jete me fat, me loje kolektive, e thjeshte dhe me befasi e guxim
    me disipline taktike e kembe ne toke,bukur si ne beograd pavarsisht se danezi na quajti shqiptarucet dhe ka nje shqiptar makjedonas……….
    tifozat jane ne stadium

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *