Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli për siguri të qytetarëve në të gjithë botën pa dallim gjinie, race, bindjeve politike, ndërsa u ndal tek përfaqësimi i grave në qeverinë shqiptare, ai tha se është krenarë të pohojë se ka një barazi mes burrave e grave në qeveri, dhe se në administratën publike gratë janë 45% e të punësuarve.
Jam krenar të bëj me dije para jush se për herë të parë në Shqipëri kemi përfaqësim të barabartë gra burra në qeveri. Gratë përbëjnë 35% të parlamenti dhe 45% të administratën publike.
Kjo bën të mundur që zëri i tyre të jetë i dëgjuar. Është bindja ime e thellë se fuqizimi i tyre do të shërbejë si një shtysë për më shumë zhvillim ekonomik dhe për më shumë mirëqenie”, tha Rama në OKB.

Demagogjia nuk ka bri… e ke do me bindur ky se pozita e grave qenka kaq e lakmueshme ne Shqiperi,? Po te ishte nuk do kishim UN to punuar ketu per kete pune.
Shqiperia nuk eshte qeveria juaj e te rrethit tuaj ne Tirane,qe gezoni cdo gje ne kurriz te popullit,fatqesisht per Shqiperine..
Po beheni i padurueshme me keto trumpetime te arritjeve tuaja kur realiteti eshte qind per qind ndryshe…
Ndale ´dronimin’ e shiko shqiperine pertoke