“Jemi të gjithë norvegjezë, vajzat që dashurojnë vajza të tjera, djem që dashurojnë djem të tjerë, si dhe vajza e djem që duan njëri-tjetrin… Norvegjezët besojnë në Zot, në Allah, në të gjitha ose në asgjë. Norvegjezë janë edhe ata që kanë ardhur nga Afganistani apo Pakistani, Polonia, Suedia, Somalia dhe Siria”.
Kështu Haraldi V, mbreti 79-vjeçar dhe shumë i dashur i Norvegjisë, i është drejtuar popullit në një fjalim në kopshtin e pallatit mbretëror në Oslo. Një fjalim që ka befasuar dhe ka prekur shumë njerëz, e që po bën shumë bujë në internet. Harald gjithashtu kujton se si gjyshërit e tij kishin ardhur në Norvegji nga Danimarka dhe Anglia.
“Nuk është gjithmonë e lehtë të thuash se nga kemi ardhur nga dhe cila është kombësia jonë. Ajo që ne e quajmë shtëpia jonë, është vendi ku ndodhet dhe ku rreh zemra jonë, dhe jo gjithmonë ky vend është brenda kufijve të një shteti”.
“Shpresa ime më e madhe është që ne të vazhdojmë të ndërtojmë këtë vend, mbi vlerat e besimit, komunitetit dhe bujarisë”. Një fjalim i vështirë, në një kohë të dominuar nga frika dhe pasiguria e cila ka bërë që edhe Norvegjia të zgjedhë një qeveri të qendrës së djathtë, e cila “ka treguar muskujt me refugjatët dhe imigrantët”.

o Dita o ti Gazetari i dites.
Lerini komentet tuaja ne fund te shkrimit,mos beni rolin e KUMPTIMPLOTE VE,atyre qe kuptojne gjithcka!!??
shtesa juaj e fundit ne koment bie ndesh me fjalimin e tij,dhe eshte si nje Cunam apo termet 9 ballesh.
Ato qe ka thene mbreti Norvegjez,vetem pak njerez arrijne ti asimilojne kuptimin e tyre,ai nuk ka bere Filozofi,Po ju ne komentin tuaj ne fund beni Filozofo-Demagogji.
hajde ciao…
Så sant!