Berisha, fiks në shtëpinë e vet!

anazapta

Hapësira më e fundit ku Berisha ka vijuar serinë non-stop të çaprashitjeve, është pikërisht Zonë e Lirë e Arian Çanit. Le të thuhet pa drojë se është në “shtëpinë” e vet; dhe aty ka lirinë e plotë të thotë ç`të dojë, sipas variantit Shvejk-jan të çmendinës, ku “atje mund të bëje gjithçka e askush mos të të thonte asgjë”.

Zonë e Lirë është një emision i profilizuar për të qenë i lirë për këdo që vjen aty; i lirë, pa kufizime të natyrës etike, për të thënë dhë bërë atë mendon, tej çdo vetëkontrolli, arsyeje e qibari njerëzor. Ndaj dhe aty sheh të takohen esktreme nga më të ndryshmet, që bashkohen në një pikë: cipëplasjen. Dhe natyrshëm, krah Berishës të premten mbrëma, ishtë dhe një vajze e hajthme shkodrane, e njohur për të dalë gati-gati krejt gollomesh faqe botës, vetëm me breçka, në një tentativë provokuese për t`i flakur dhe ato. Eshtë një emision pa diskutim i sukseshëm në llojin e vet, derisa, si thon, ka audiencë të lartë; por është gjithashtu i profilizuar për target-grupe të caktuara, të cilave u përgjigjen dhe kategoritë e njerëzve që ftohen aty. Çani nuk mund të gjykohet në atë që bën; atë di të bëjë, atë bën. Materiali dhe njerëzit kurrë nuk i mungojnë. Por ka nga këta të fundit, që staturën e vet e shesin lirë, duke e katranosur me pak gallatë, siç është rasti i një sërë politikanësh e figurash publike.

Këtyre të fundit, mospasja e një vetëpërmbajtjeje si virtyt në ngarrendjen e ankthshme për vetëafirmim, apo babëzinë për protagonizëm publik me çdo mënyrë, i bën më shumë se qesharakë në tryezën ovale, të ulur mes krijesave mishtore, që u flet çdo gjë, përveç mendjes. (shih fjala vjen Kastriot Islamin, që çamarrokzohet nga lumturia, kur gjendet aty). I njëjti sindrom po kap dhe Berishën, që duket se zë vend mirë tek ovalja. Pothuaj plotëson gjithë kriteret e nevojshme për të qenë dhe i ftuar i përhershëm, nëse Çanit po i shkëndijon kjo ide gjeniale. Zgjidhje më optimale për t`i dhënë gazmend një pleqërie të trishtuar, nuk ka. Halli është se nëse performancën e një idiotsie brilante e transferon dhe tek plate të tjera televizive, ose më rëndë akoma në parlament, rrezikon ta shndërrojë ndotësisht në “Zonë të Lirë” gjithë jetën publike e hapësirën mediatike shqiptare.

P.S. Në fakt kjo ka ndodhur ç`prej dhjetra vitesh e vijon të ndodh; unë vetëm sapo e evidentoj në terma më konkretë.

Share This Article
41 Comments
  • berisha ty ishte shume fjale asnje fjali.
    sa njeri i neveritur eshte bere, si ka mundesi more nuk i thote dikush qe duhet te terhiqet? Askush nuk e dashka, as ne familje. Gjynaf

    • jam I nje mendjeje me ty. Mire partizaneve te PD -se s’ua mban b…./, po familjareve te tij nuk u shkon mendja per ta ndalur ne ate rruge te marre, me veprime prej te marri?! Mbajeni, more, se po le nam ane e mbane botes. Se ka qene president, kryeminister. Epo, shqiptar, do te shtoje kush. Po, mire, edhe shqiptaret s’jane te gjithe ne kete fare feje!

  • Nuk kam pare deri tani nje njeri me te semure se Karjani. Gjithe diten e kalon i vetmuar ne Caffe Grand poshte sheratonit. Karjani ne cdo gjest,- eshte nje defektioz. Po ai tjetri Bejta, i shkreti, lum Klani qe e ka – Babagjysh perallash. Por ai qe i kane humbur syte ne gropa, dhe fatkeqesisht te hendikepuar ka ne familje, pse luan rolin e Karjanit. Karjani ka treguar se vuan edhe nga syndromi i inferioritetit.

  • Eshte ndoshta emisioni me medioker i televizioneve shqiptare. (mbase konkuron me Big Brother-in e Top Channel)!

  • Ne fakt nuk ja vlen qe te harxhosh kohe dhe te prishesh nervat per te analizuar sjelljen e nje “drejtuesi” te nje programi te tille!.Por pergjegjesia minimale qytetare te detyron qe te thuash dy fjale ne interes te ruajtjes se pasterise morale vecanerìsht te brezit tone te ri, qe po vazhdon te helmohet nga rrugace te tille si siperpermenduri ARIAN.
    E filloi aktivitetin e tij ne nje radio , ku demostroi nje mungese te theksuar edukate apo morali duke e shendruar emisionin e tij ne nje emision skandalos, ku fjalori me i turpshem i mundshem u be refreni ne kete emision!?. Me vone, duke shetitur nga nje televizion tek tjetri po vazhdon te emitoje nje emision me te degjeneruar se tjetri. Duke degjuar ate, te krijohet pershtypja sikur ai eshte i vendosur ne ate pozicion , i eshte dhene dhe mikrofoni ne dore per te perhapur degjenerim dhe nje falore te turpshem!?

    Eshte e kuptueshme se per njerzit serioz ai nenkupton nje te ashtuquajtur gazetaruc qe shperndan vetem helm dhe banalitete dhe qe ka nje nivel e formim moral per te ardhur keq dhe qe merr kurajon te perflase ne menyre te turpshme ,cilindo qe atij nuk i pelqen.

    Se fundmi, faji nuk i perket atij, sepse ashtu ai eshte edukuar dhe formuar,por drejtuesve te
    ketyre televizoreve te cileve ju mungon pergjegjshmeria qytetare, duke lejuar qe ne studiot e tyre te motivohen qenie te tilla.

    Per te mos lejuar me tej emitimin e emisioneve te tilla, ku cdo gje gjen por as edhe nje fije morali apo mesazhi pozitiv per te cilin brezi i ri e ka kaq te nevojshem,do te ishte e domosdoshme ndalimi i emisioneve te tilla te turpshme qe organizohen nga ky i paturp!

  • Kete Arjanin e çanejve te fshatit Mashkullor e kemi diskutuar mjaft here. Emisioni i tj eshte reflektim drejtperdrejte i perversiteti djhe manjakllekut te tij. Dhe neqoftese ky e ka sulmuar Ramen, ateher ky i ka rritur vlerat, sepse kur te sulmon dhe te fyen nje i share, bythelepires dhe i vetepshurrur si ky arjan Çani, medoemos duhet te jesh njeri i nderuar. Ky vazhdon avazin e tij te promovimit te gjithfare kurvash dhe kurvaresh. Ndersa kjo Fjodora, gazetarja e emisionit “Shik” qe ta shpif me ate te foluren me hunde, te mos merret me analiza psiko-lo..ie,sepse duke kopjuar steriotipe si Çani, injoron veten e saj.

  • une nuk e shoh me berishen. thjesht ndrroni kanal. jua keshilloj te gjitheve qe te mos acaroheni. njehere desh theva televizorin aq me acaron me mediokritetetine dhe fallcitetin e tij

  • Ku u be edhe kjo Fjodora…. Na e shpifen. Del te televizor, me buze te fryra, thote dy llafe dhe u duket sikur ka kap qellin me dore. Zhdku o femer dhe bej ndonje gje te hajrit. Ndersa Diten e pergezoj per kete rubrike!

  • arjani dikur shkruante e levdonte Ramen. Mbaj mend ne nje gazete qe drejtonte dikur nxirrte ne faqe te pare nje psikopat qe thoshte “kam dy vjet qe nuk me shpohen gomat e makines” se ka ardhur Rama kryebashkiak dhe ka shtru rruget.
    Nivel karagjozi, po ne fakt eshte ne vendin e vet. Vend karagjozash eshte shqiperia, le te bejn pall njerez si Arjani.
    Une kam degjuar qe dhe Rama i ak frike, keta arjanet, altin goxhajt, blend fevzirat etj si keta vemje qe duheshin futur ne burg per evazion fiskal

  • Per emisionin zone e lire nuk keni cfar thoni eshte nga emisionet me te shikuar. Per rastin ne fjale akoma nuk e Kam pare, por kur thuhet zone e lire, mund te trajtohen probleme nga me tendryshmet. Urime Cani, mos beni komente me simpati politike ju me siper. Ok

  • karjani dikur i mbante ison edi rames sot djali nga mashkullora na ka dale buce sic duket ka nderruar ujin nga mashkullor e pi femeror.o arjan lere politiken dhe vazhdo me emisionin zone e s…

  • Bravo zoterinje komentues qe keni durimin dhe qetesine per te pa nje emision skandak si ai i Karian Canit ne Tv Klan.Ka boll kanale televizive per te pare e nuk keni nevoje te humbni kohen me maskarallaqet e tij.

  • Po pse kta Beratasit ja deformojne emrin arjanit ne Karjan?Mistreca! Edhe Berishen e quajten malokar me shenimin “respektojme malesoret!” Me heret po beratasit e quajten Berishen shpellar! Edhe Skenderbeu u mund ne Berat dhe partizani ne futboll atje mundej dhe humbte kampionatin!Mistreca! arjan-Karjan,gjetje spektakolare e lexuar me pare tek Shekulli!

  • Shqiptaret jetojne akoma ne nje kohe ekstaze, Karjani ka gjezur nje model natyrisht te kopjuar, auditorin e ka, sa te jene berishianet, cilet e kacet, emisioni do vazhdoje, plus kurvat qe smungojne me ndonje perjashtim, kur ndonje zonje eshte gjendur si pa dashje por qe edhe po ti bejne perseri ftesa tek Karjani, sbesoj se do te shkojne me.

    • Mua me thane se Saliu do jete full time ke Karjani. Do zevendesoje Gani Gurgurin, Lek Plepin dhe Ilirjan Meten (ai jetimi jo Likja yne) qe kan pas shku me pare cdo te premte ke Zona e Lire e Karjanit. Por ata i kerkuan rritje rroge Karjanit dhe u larguan se ai nuk ua plotesoi kerkesen. Mbase Saliu ka pranu te shkoje pa pagese.

  • nuk e ka vetem zonen e lire si shtepine e vete ore jo,,, ai ka dhe klanin,ABC new (i thencin se vtm per salen na flasin,arritjet e shkaterimet qe beri per keto 8 vjet dhe me e bukura eshte se akoma ka goje te flase,,). e ku rane bashke cani demokrati, gazetari me i pacipe shqipetar me plakun mero, e si mos kishte liri ai te filste shok jane,te njejtes rryme i perkasin,,,e shan klani ramen o e shan se ju prene burimet e te ardhurave per financim se e dime ne si eshte klani,nje palo televizion i salifit dhe shokeve te tij…
    P.S edhe un me te njejtim mendim jam, qe te mbyllet urgjentisht ai program,nuk te meson asnjgje te mire vecse maskaralleqet e canit,,

  • Kisha degjuar dikur, pasi nje zonje i vdes djali i saj i vetem ne moshen 27 vjet dhe ai kish tre motra nen ate te cilat qanin dhe nuk ju gjendej ngushellim , se mendonin ato se nuk ka ku te shkoje me e keqia . Dhe pergjigjia e nje te moshuare te mençur ishte : Jo bijat e Nenes , se ka e me keq , prandaj mblidheni mendjen , sepse njeriu nga tronditja, humbet mendjen , çmendet Dhe behesh gazi i botet , ” tallen njerzia e femija rrugeve ” kjo eshte me keq se vdekja ! Ja konkretisht shikoni si eshte bere Sahliu , eshte “prishur nga mente ” e eshte bere gazi e turpi i tija i familjes , oborit e botes , e ka mare rruget e kerkon ” shtet ligjor ” dhe te gjenden parate e piramidave , te bahet amnisti per ” Mue Berishen e Berishat e familjes , Boden , Bashen, Bujare , Medine , Bajalldine .Ju premtoj una, se nuk do na lejohet ta perserisim me!

  • karjani ne zonen e lire diten e premte perballe saliut duhet te kishte VER LLAPEN,ANAKONDEN DHE SANIJEN E KOMBINATIT MUND TE MERRTE DHE NDONJE BUCE TJETER POR MJAFTOJNE TE TRE PERSONAYHET DILTE NJE KUARTET I MIRE NEN DREJTIMIN E KLLOUNIT KARJAN.

  • Zone e lire eshte emisioni me bastard qe kam vite qe nuk e shoh. Ashtu si ai emision eshte edhe vete TV Klani, ashtu eshte edhe Arjan Cani.
    Te shohesh ate emision do te thote te kalitesh durimin dhe te durosh neverine.
    PLEHRA

  • Lolo Karjani i duhet dikujt/nje “kryuesojliu”, kriminel,hajdut/i duhet te mbledhe funderrirat/ per te fshehur poshtersirat.Ai bualli i vjeter, Salariu/nuk ka me fuqi i ziu/briret e trasha i jane thyer/ neper balte eshte zhgerryer/bulerine me ze te çjerre/duke çaluar, duke permjerre/kujton me mall kohen e shkuar/kur sulej si i terbuar/s’la gje me kembe pa e shkaterruar.

  • shume te zgjuar ky RAMEdhe META mire bejne qe lene saliun te pellase neper parlament .por kete gje po ben dhe KARJANI pa dashur

  • Në këtë emision si ata që drejtojnë,si ata që shkojnë mund t’i konsiderosh pa frikë “njerëz me dërrasa mangut”!? Më i sakti ka mangut nje dërrasë e kështu me radhë… Me më shume dérrasa mangët aty më rezulton saliu! Pas tij vjen çani!?

  • Lepirsi me i madhe i shqiperise ndoshta i rajonit eshte arjan cani. Fari balliu. Aleksander frangaj.blendi fevziu. Artan hoxha. Henri cili. Ka dhe te tjere plote mos tu ngelet hateri nuk po ja u themi te tjereve,po me injoranti me i perdorshmi dhe me karagjozi eshte Greku Spiuni dhe i pa b esi arjan cani. Me plera e plerave,me plere dhe na balliu ca prisni me

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *