Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Shqupistët valëvisin në këtë periudhë opozitare flamurin e korrupsionit, krimeve, vjedhjeve, flamurin e shitjeve, betejat e drogës, etj. etj. Këto që i bënin vetë në kohën demokratikase duan t’ua lënë në dorë socialistëve. Kështu dhe me drejtësinë. Morën flamurin, por s’u dolën mirë bilancet dhe u tërhoqën. Doli veza se nuk mund ta mbanin dot në atë pozicion. Pilula e reformës në drejtësi ju ngeli si gozhda e Nastradinit. Edhe diçka: neve popullit do na vijë keq që Jozi e plaku Mere do ndërpresin mandatin. Kjo është një humbje e madhe. Medet, ç’do bëjnë këta të tjerët që do ngelen pa prijësin e tyre? Amani more, mos lejoni këto gjëra! Me respekt, Dritani nga Tirana.
