Flamur Noka aksidenton tri lopë

anazapta

Eskorta e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, që u denoncua pak ditë më parë nga kryebashkiaku i Kukësit, pasi po ushtron terror dhe presion në qytetin verilindor, ka shkaktuar një aksident në rrugën pranë aeroportit të Kukësit.

Ministri, që udhëheq listën e kandidatëve për qarkun e Kukësit, po kthehej nga një takim elektoral, kur ka aksidentuar tre lopë në fushën pranë fshatit Shtiqen.

Mjeti që ka aksidentuar lopët është një Benz tip Reggina, i sekuestruar, por që tani përdoret për nevojat e Mulit.

Në drejtim të makinës ishte një oficer ushtrie në Tiranë, Basri Shehu. / Marrë nga TEMA

 

Share This Article
1 Comment
  • Nuk I ka aksidentuar, pse nuk thoni te verteten??? Ky eshte mishi i festes se PD-se birren dhe ushqimet e tjera i ka siguruar Gaz Dibra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *