Flamuri i mosbashkisë

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Aty ku dikur ka qenë sheshi Skënderbeg, (ka qenë se është bërë gati i padukshëm në mes të livadhit), më bëri përshtypje një flamur kombëtar që ngihet diku karshi 15 katëshit. Teorikisht duhet të valavitet krenar bashke me shqiponjën dy herë krenare. Në fakt duke parë ku është katandisur, të kujton flamujt pas betejash ta ashpra, të reckosur. Jam dakord me gjithë zemër të jete krenar po përse i reckosur? Nuk e di sa e varfër është bashkia e mosbashkisë, po nuk më duket aspak dinjitoze që për flamurin në sheshin e gjithë shqiptareve, të mos gjendet nje copë mëndafsh i kuq. Fundja le te bashkëpunojnë me tifozeritë sportive meqë arka e bashkise mund të jete kthyer në gropë të zezë, shpresoj jo septike. Shpresoj që dikush të më dëgjojë. Natyrisht përveç DITA-s. Nga Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *