Nga Neki Dredha
Kushtuar Kaninës, gjoksit labëror, dhe kaniniotëve të urtë e trima, që edhe pse ishin në gojë të ujkut, punuan e luftuan me përkushtim për çlirimin e vendit nga nazifashizmi
Ishte viti 1942.Kushtuar Kaninës, gjoksit labëror, dhe kaniniotëve të urtë e trima, që edhe pse ishin në gojë të ujkut, punuan e luftuan me përkushtim për çlirimin e vendit nga nazifashizmi Thundra e Italisë fashiste rëndonte, si kudo në Shqipëri, edhe mbi shpinën e banorëve të Kaninës. Në kështjellën e lashtë të saj valëvitej Flamuri tre ngjyrësh i Italisë fashiste dhe Flamuri i Kombit Shqiptar me shpatat e Liktorit. Kjo e brente pamasë ndërgjegjen kaniniote. Në zemrat e tyre ziente urrejtja ndaj pushtuesit. Në Sheshin e Teqesë dhe në rrugët kalldrëmore të Kaninës ndiheshin ditë e natë trokitjet kërcënuese të takave ndjellakeqe të patrullave Italiane. Karabinierët e shumtë, që shfaqeshin si hije anekënd Qytetit Princëror, ishin halë në sytë të banorëve të Kaninës. Kjo i nxiste kaninjotët të bashkoheshin dhe të punonin pareshtur për çlirimin e vendit nga thonjtë e fashizmit. Garnizonet e ushtrisë italiane, armatosur gjerë dhëmbë, kishin hedhur rrënjë në disa vende mbizotëruese të Kaninës. Te Bishti Kalldrëmit ishte vendosur postblloku, ku kalonte në vrimë të gjilpërës çdo kalimtar, që hynte ose dilte nga Kanina. Prozhektorët elektrikë, që hidhnin dritë nga kështjella e Kaninës, drejt Malit të Lungarës dhe Bregut të Madh, si dhe nga vende të tjera dominuese e bënin natën ditë. Përmes tyre italianët zhbironin edhe lëvizje e mundshme më të vogël të kaniniotëve. Pra, vështirësitë dhe rreziqet ishin të mëdha. Megjithatë, vendi duhej të çlirohej me domosdo. Për këtë arsye, në ditë e para të maris të vitit 1942, në Kaninën u formua “Grupi i ushtarëve të Popullit”, me mbi 30 vetë. Një pjesë e këtij grupi kreu aksionin e parë në Jonufër. Aty ndaloi me forcë një makine ushtarake që çonte postën nga Vlora në Himarë. Njësiti i kryesuar nga doktori lavdiplotë Ibrahim Dervishi dhe Namik Osmëni, çarmatosi ushtarët italian dhe mori materialet që ishin në makinë. Pastaj u larguan shënd e verë. Në Vlorë sulmoi milicinë dhe karabinierin italiane. Po ashtu hodhën në erë depot e armatimit në Mavrovë dhe Radhimë. Aksione të një pas njëshme kreu në Qafën e Pëllumit, në Selenicë e në Malin e Bardhë, dogji depot e armatimit në Radhim e aksione të tjera.
Në vendin e quajtur Vreshta në Kninës, në afërsi të Çezmës së Hamzarajve, u formua, nën drejtimin e Mynyr Xhindit e Kristo Themelkos, Çeta e Kaninës. Në Çetë kishte në fillim mbi 50 partizanë. Ky numër erdhi, nga dita në ditë, duke u rritur. Komandant i Çetës së Kaninës u zgjodh në fillim ushtaraku Tasim Bonjaku dhe më vonë njeriu urtiplotë, Faslli Jaho.
Në korrik të vitit 1942 Çeta e Kaninës preu linjat telefonike, që lidhnin kështjellën dhe baterinë e Kaninës me Dukatin e poshtëm. Në gusht të po këtij viti, nën drejtimin e Hetem Gjinushit, ajo mori një radiotransmetues, në shtëpinë e Ali Çakërrit në Vlorë. Atë e çoi në bazën partizane të Ramicës. Një pjesë e Çetës së Kaninës mori pjesë në krijimin Çetës Plakë të Vlorës. Midis tyre ishin: Aranit Çela, Shaqo Kapllani, Rrapo Hasimi, Istref Hyseni e të tjerë.
Fillimi i vitit 1942 Namikun e gjeti duke punuar në furrën e lagjes Muradie, aty ku është sot lulishtja e restorant Mesaplikut, përballë Bashkisë, ku ndodhej konsullata italiane, Prefektura dhe Karabinieria. Ai punonte në gojë të ujkut. Por me aftësinë dhe urtësinë që kishte e kreu këtë detyrë mirë e bukur dhe pabujë. Prej këtej ndihmonte shokët ilegalë dhe njësitet guerile, që vepronin në qytet. Ai furnizonte me miell dhe bukë familjet e bazave të luftëtarëve të lirisë me banim në Vlorë dhe në trevat e saj. Namiku grumbullonte dhe shpërndante traktet, komunikatat dhe thirrjet për të ngritur popullin në këmbë kundër pushtuesve fashistë. Shtypshkrimet shtypeshin në shtëpinë e tij në Kaninë e më vonë në shtëpinë e Feim Bonjakut në Qishëbardhë. Më pas teknika e shtypit u vendos në Skrapar në banesën e mëmëdhetarit të mirënjohur Muhamet Bedinit. Në Vlorë materialet propagandistike ia sillnin fshehurazi në gji, përmes një rreziku të mundshëm, e ëma, Leleja (Naileja), vajza e Musa Çakërrit, djepit të lëvrimit dhe shpërndarjes së materialeve për mësimin e shkrimit të gjuhës shqipe dhe bashkëshortja e tij syshkëndijë, Vera, mbesa e Beqir Velos, ballit të luftërave për liri dhe pavarësi, si dhe shumë kaninjotë të tjerë zemërzjarrtë e mëmëdhedashës.
Një natë Nëntori të vitit 1942 Namiku dhe Goliku (Hetem Gjinushin) mendjemprehtë, drejtuesi i njësitit gueril të Vlorës, ishin në furrën e bukës, në Lagjen Muradije të Vlorës. Me vete kishin shumë materiale sekrete. Jashtë era shqyente degët dhe oshtinte si dragua. Shiu binte me shtëmbë. “Hijet” e natës, veglat qorre të armikut, lëvrinin qosh më qosh të qytetit. Hunda e tyre e kishin nuhatur veprimtarinë e luftëtarëve të lirisë. Pas një farë kohe furra u gjend e rrethuar. Rreziku ishte i pa shmangshëm. Armiku kishte prurë forca të shumta. Goliku me shokët e tij zemërzjarrtë u bënë gati të çanin rrethimin. Por Namiku me atë qetësinë e urtësinë e tij admiruese i udhëhoqi shokët nëpër një labirinth të errët drejt anës së pasme të furrës. Hapi një deriçkë, që e dinte vetëm ai, dhe shqiponjat e lirisë fluturuan në qiellin e lirë. Ndërsa Namikun e arrestuan, e burgosën, e torturuan, por nuk e përkulën. Ai e gjente forcën tek populli, si dikur Anteu tek toka nënë.
Javët e fundit të Nëntorit të vitit 1942 Namik Osmëni ishte në Kaninë. Aty, në gjirin e bashkëfshatarëve të tij të zemrës, ku e ndjente veten më ngrohtë, më të qetë dhe më të sigurtë. Hallet dhe dertet e tyre nuk kishin të sosur. Kanina, vendi i bollëkut, vuante për bukën e gojës. Pasurinë e madhe të saj e gllabëronin taksidarët dhe qeveritarët fashistë, që e mbanin vendin nën kthetrat e tyre. Por flladi i lirisë po frynte, tashmë, anekënd Shqipërisë. Ndjenja e shenjtë e bashkimit kish hedhur rrënjë te mendjet dhe zemrat e intelektualëve mëmëdhetarë kaninjotë, si Mynyr Xhindit, Ibrahim Dervishit, Manush Myftiut, Arani Çelës, Namik Osmanit, Ylfi Sadirit, Shahin e Shaqo Kapllanit, Ismail Memetit, Faslli e Farudin Jahos e të tjrë. Në krahë të tyre qëndruan: Muhamet e Bastri Bedini, Resmi e Zare Mici, Zyber Kadriu, Manxhar Arshiu, Istref Hyseni, Enver Shabani, Fehim Bonjaku, Rrapo Hasimi, Ismail Llano, Skëndo Dredha, Nazif Sinani, Shahin Fejzaj, Bastri Mici, Hamet Selami, Sadik Selimi, Memdu Sadiraj, Razi Xhafa, Myzafer Sihati e shumë shokë e shoqe të tjera. Bajonetat e ndryshkura të fashizmit, thoshte Namiku me shokë, do të përkulen, si purtekë kallami, përpara gjoksit të çeliktë të popullit shqiptar. Këtë do ta shikojmë edhe në festën e 30 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Ditën e 28 Nëntorit – vijonte Namiku – do ta përkujtojmë me një demonstratë të fuqishme mbarëpopullore. Kjo do të bëhet atje në Vlorën e kuqe, në sheshin, ku Ismail Qemili me Isa Boletinin valëvitën Flamurin e Skënderbeut në qiellin e lirisë. Atje ku zëri i ynë do të shpërthejë fuqishëm në ballë të kryengritjes kundër fashistëve. Atje te Sheshi symbol i Flamurit do të vërshojnë si ortek malor bijtë e Labërisë e të Lumit të Vlorës, të Himarës e të Kudhësit, të Sevasterit e të Gorrishtit, të Topalltisë e të Dukatit, të Kaninës e të Vlorës. Atje, përpara miletbaçesë, në thelbin e Shqipërisë, ku shpalosi Flamurin e Pavarësisë Ismail Qemal bej Vlora, do të bashkohemi si një trup i vetëm, në kurmin e Shqipërisë mëmë. Ky vit përkon –vazhdonte Namiku më tej – me 30 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe me ngritjen e Flamurit të Gjergj Kastriotit, nga mëmëdhetari urtiplotë Ismail Qemal bej Vlora.
Namik Oasmani dhe Ylfi Sadiri kishin kohë që bluanin në mendje një projekt të veçantë, për të festuar ditën e shënuar, ditën e çlirimit të Shqipërisë nga thonjtë e Perandorisë Osmane e të gjitonëve lakmitarë. Projektin e kishin shoshitur mbarë e prapë me dr. Irahim Dervishin, Manxhar Arshiun, Zyber Kadriun, Muhamet Bedinin, Resmi Micin, Ismail Memetin, shaqo Kapllanin, Sadik Selimin, Skëndo Dredhën e të tjerë. Për zbatimin e tij thirrën Ferhat Çakërrin e urtë e gojëtar, kushëririn e Namikut, të cilit i dhanë udhëzimet e duhura. Krahas udhëzimeve, i lanë të kuptojë, se ishte detyrë tepër e vështirë dhe me përgjegjësi për kohën. Po në gjendjen që ndodhej vendi ishte e domosdoshme të gjallëroheshin ndjenjat mëmëdhetare dhe të nxitnin shpërthimin e dufit të urrejtjes, që ziente në zemrat e bashkëfshatàrëve të tyre e të mbarë popullit. Ferhati i dëgjoi Namikun dhe Ylfiun gojëmjaltë me vëmëndje dhe përgatiti me urtësi e maturi kryerjen e detyrës. Në agun mëngjesor të ditës së 30 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1942, Ferhati priste te Bishti i Kalldrëmit. Aty çdo kaninjoti që kalonte i vendoste në gjoks stemën e Flamurit Kombëtar pa shpatat e fashizmit (liktorit). Në punë e sipër vuri re një të moshuar, që po zbriste nxitimthi nga Kanina, për në Vlorë. – Xhaxho, prit një minutë të lutem, i thotë Ferhati.
-Po çfarë ke mor djalosh?- I përgjigjet plaku pak si ashpër dhe e ngadalësoi hapin.
-Ja sa të vendos diçka në gjoksin tënd, ja këtu tek jaka e xhaketës.
– Pa ta shikoj njëherë, ç’është kjo shenjë e kuqe? -Urdhëro shikoje xhaxha, i thotë Ferhati me plot dashuri e mirësjellje dhe u bë gati t’ia mbërthente me spillë Flamurin kuqezi në jakën e xhaketës.
-Tu bëftë dita njëmijë more djalë i mbarë që m’i çele sytë dhe më gëzove zemrën pamasë.
-Po kush t’i ka dhënë këta Flamurë të shenjtë? Pyeti plaku fytyrëçelur. -Një mëmëdhetar- iu përgjigj Ferhati.
-Ai më porositi: Me rastin e festës së 28 Nëntorit fshatarëve, që do të takosh rrugës, t’u vendosësh këtë flamur në jakën e xhaketës. Kaninjoti e mori Stemën e Flamurin në dorë, e shikoi i mallëngjyer dhe e puthi i përlotur. Ishte flamuri kombëtar, flamuri i Ismail Qemalit, Flamuri me fushën e kuqe e shkabën me dy krerë në mes, ai flamur, që valëvitej në ballë të ushtrisë arbërore, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu famëmadh i bëri të kafshonin dheun vite me radhë hordhitë flamëmadhe të sulltanëve kryeneçë të perandorisë osmane. Sa mirë kini bërë, or bir, që ia kini hequr ato shpatat e fëlliqura të fashizmit, vazhdoi plaku me sytë ende të përmbytur në lotë. Me duart, që i dridheshin nga gëzimi, e afroi përsëri flamurin tek buzët e tij, e puthi fort disa herë dhe plot krenari e mbërtheu mbi gjoks, në jakën e xhaketës. Pasi hodhi dy-tri hapa u kthye përsëri nga Ferhati duke thënë disi me ngurrim:
– Po dua edhe një tjetër për nipin tim, mor bir – iu lut Ferhatit,-se ndryshe ai do të m’a marrë këtë që më dhe ti. Ta paguaj sa të bëjë, nuk e kursej paranë për Flamurin edhe pse më ka mbytur varfëria. – Ta gëzosh xhaxha, i tha – Ferhati fytyrëqeshur nga gëzimi, duke i dhënë një Stem-Flamur tjetër – Flamurin e japim pa para. Populli këtë flamur e ka larë me gjak dhe gjaku nuk shitet. Gjaku i shqiptarit derdhet në fushën e nderit, atje ku fitohet liria. Më paç uratën, mor bir, pëshpëriti plaku gëzimplotë.
Në rrugë e sipër, drejt fshatit të Kaninës, Ferhati gojëmbël qëndiste gjokset kaninjote me stemën e Flamurit kuqezi. Kështu veproi edhe me fshatarët, që gjeti në qendër të fshatit. Më pas hyri në kafene. Aty, duke shkuar tavolinë më tavolinë, nisi t’u vërë klientëve të kafenesë nga një Flamur në jakën e xhaketave. Pas pak në derën e kafenesë shfaqen tre karabinierë. Ata vunë re se flamurët, që mbante në dorë Ferhati, nuk kishin shpatat e “fashizmit shpëtimtar”. Filluan ta qortonin me vrazhdësi Ferhatin. Por ndërhyrja e fshatarëve mëmëdhetarë të Kaninës e zbuti gjendjen. Lëreni djalin t’i shesë flamurët, u thanë ata. Me paratë që nxjerr ai siguron bukën e gojës. Njëri nga karabinierët i pyeti fshatarët me djallëzi: – Po a lejohet të shitet Flamuri? Keq është kur atë e shet mbreti dhe ministrat – ju përgjigj Gudo Derua nga tavolina e fundit. Ashtu është e përforcuan mendimin e Gudas Ismail Mehnet dhe Razi Xhafa. Ferhati mori zemër dhe aty për aty i pyeti karabinierët – a doni edhe ju nga një flamur? Paguani sa të doni zotërinj. – Pa m’u zhduk që këtej – shfryu tërë inat postëkomandanti dhe dolli fytyrëngrysur nga klubi. Kjo ngjarje, e veshur me ndjenja të zjarrta mëmëdhetare, la mbresa të thella tek banorët e Kaninës, aqsa përmendet edhe sot nga të moshuarit. Namikut dhe Ylfiut e pëlqyen shumë shpërndarjen e Stemës-Flamur tek kaninjotët. Ata e tregonin këtë ngjarje të guximshme në çdo bisedë që bënin me shokët e zemrës. Madje një ditë nga ditët ia treguan edhe Hysni Kapos, Mynyr Xhindit e Manush Myftiut, të cilët u ngazëllyen pa masë dhe e vlerësuan si veprimtari mëmëdhetare të mirëfilltë. Kjo – u tha Hysniu – është një shuplakë e fuqishme, që do t’ia nxijë fytyrën fashizmit.
Mëngjesi i freskët i 28 Nëntorit të vitit 1942 e zuri Namikun dhe Ylfi Sadirin me mbi 50 kaninjotë të tjerë në hyrje të Vlorës. Shahin Kapllani dhe Vezir Memishau prinin në ballë të gjindjes me Flamurin e Ismail Qemalit, që valvitej lirshëm nga flladi mëngjezor. Pas tyre shkonin, me kurora ne duar, Laver Fejzua me Ramo Abazin dhe Hekuran Xhindi me Ismail Mehmetin. Një i moshuar ia mori një kënge të hershme. E këndonte shtruar e bukur në avazin e vjetë kaniniot, që të rrëmbente e të ngjitej fort në zemër: Qemal shqipëtarët erdhë, / Për të bërë ty razi, /Të kishim si Skënderben, / Nga armiqtë për karshi.
– Epo, të lumtë ajo gojë, more Myzafer, e uroi Namiku i ngazëllyer.- Edhe ti, të jesh në uratën e popullit, që na solle të festojmë ditën e shënjtë të Flamurit, këtu nën hundën e fashistëve, i përgjigjet ai i mallëngjyer nga gëzimi. Myzaferi e vazhdoi këngën vëndçe. Ritmi melodioz i saj mbuloi lagjet anës rrugës. Isoja e këngës ishte, aq harmonike dhe ngazëlluese, sa i bëri për vete qytetarë e Vlorës, të cilët iu bashkuan ritmit joshës të isos kaninjote. Duke kënduar së bashku hynë në Sheshin e Flamurit. Ky zbardhëllonte nga fustanellat dhe qylafët. Ishin, aq shumë demonstrues, sa s’kishte vend ku të hidhje mollën. Duart i kishin plot e përplot me Flamurë e tufa lulesh. Disa prej tyre mbanin kurora të thurura me dafina, gjethe ulliri e lule ngjyra-ngjyra. Sheshi i Flamurit, thelbi i Shqipërisë, festonte plot gaz dhe hare festën e 28 Nëntorit, 30 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kombit Shqiptar. Ai ishte stolisur cep më cep me Flamurë kuqezi dhe pankarta, ku shkruhej: Flamurin e Kombit Shqiptar e duam pa shpatat e Liktorit, Rroftë dita e 28 Nëntorit, lavdi Ismail Qemalit e të tjera. Turma rrëshqiste, si ortek malor, drejt monumentit të Ushtarit Flamurmbajtës, i cili qëndronte plot hijeshi pranë vendit ku prehen eshtrat e simbolit të kombit, themeluesit të shtetit shqiptar, birit të Kaninës princërore, profetit urtiplotë e fjalëzjarrtë, Ismail Qemal bej Vlorës. Pranë varrit, të këtij urtari mendjendritur kaniniot, demonstruesit bënë homazhe dhe vendosën kurora e tufa me lulet të freskëta. Fjala e rastit u shoqërua me duartrokitje të zjarrta dhe parulla: “Rroftë Shqipëria e lirë”, “Rroftë dita e 28 Nëndorit”, “Lavdi Ismail Qemalit”, “Rroftë populli shqiptar”. Aty pranë u dëgjua zëri kumbues i Fejzo Gjomemos, kryetrimit të Tragjasit, “Poshtë fashizmi”. “Të shporren fashistët nga vendi ynë”. Këto thirrje i pasuan plot duf e urrejtje Namik Osmëni, Mynyr Xhindi, Ibrahim Dervishi, Ylfi Sadiri e të tjerë. Pastaj demonstruesit kënduan njëzëri këngën lapidare të poetit të shquar vlonjat Ali Asllanit : “Vlora, Vlora” : Jam vlonjat e trim me besë,/ Rreth flamurit di të vdes, / A me hir a me pahir / Doemos do rroj i lirë. / Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,/ Rroki armët bëja forra!
Me këngët mëmëdhetare në gojë vala e demonstruesve përshkoi bulevardin e qytetit dhe u përqendrua përpara burgut dhe prefekturës. Thirrjet: Liri! Liri!… Vlora, Vlora, Rroki armët bëja forra!…i tmerruan fashistët italianë. Milicë e karabinierë ishin vendosur në pozicion luftimi. Por frika u kishte hyrë në zemër. Ata e kishin provuar edhe herë tjetër forcën e këtij populli krenar, zemërluan e liridashës. Prandaj nuk kishin shumë besim tek armët e tyre moderne. Vlonjati përpara atdheut nuk e llogarit jetën – theksonte Namiku. Demonstruesit shpërthyen njëzëri: Duam shokët!… Duam shokët! Ata me radhë të ngjeshura i vunë gjoksin portave të burgut. Një breshëri gurësh i copëtoi xhamat e dritareve të burgut. Gardianët të frikësuar nuk gjenin vend ku të futnin kokën. Zemërimi i turmës u kallte datën. Prefekti ishte mjaftë i shqetësuar. E shikonte gjëmën që po i afrohej. E ngriti dorezën e telefonit dhe i dha urdhër komandantit të burgut: “Plotësoni kërkesat e demonstruesve. Pra, lironi të burgosurit politikë, që kërkohen.” Kjo e qetësoi disi komandantin e burgut, që mezi qëndronte në këmbë. Turma ishte ende e revoltuar. Thirrjet: “Na lironi shokët!” “Duam shokët!” çanin qiellin. Pas pak u dëgjua një zë i fikur: Ja, po i nxjerrim! Por ju lutem kini durim, pëshpëriti kryegardiani.
Në korridoret e burgut Hajro Çakërri, Petrit Bisha, Astrit Kokoshi, Imer Alikua, Siri Dine, Fejzo Bimo, Vangjel Kule, etje. këndonin këngë patriotike. Ata çanë përpara me forcë permes dyerve të burgut. Njëri pas tjetrit duallën 60 të burgosur, nga 16 që urdhëroi Prefekti. Shokët i pritën me krahë hapur. I veshën me nga një xhaketë dhe qylaf të bardhë, për të mos rënë në sy të patrullave, pastaj së bashku u larguan shend e verë nga prefektura. Demonstruesit grupe-grupe, siç kishin ardhur, u drejtuan në vendet e banimit në qytet, apo në fshatrat e tyre. Kaninjotët duke ngjitur të përpjetën e fshatit e ndienin veten më të fortë se kurrë. – Kështu pra, theksoi Namiku, – vetëm të bashkuar ne mund ta çlirojmë vendin nga zgjedha fashiste. Kjo është më se e vërtetë e mbështeti Ylfi Sadiri dhe Ismail Mehmeti, që gjendeshin në krahë të tij.
Në dhjetor të vitit 1942 Namiku pranohet në radhët e Partisë Komuniste. Mbledhja u bë në shtëpinë e Manxhar Arshiut. Aty ku u krijua celula e parë e Partisë Komuniste të Kaninës. Sekretar i Celulës së Partisë u zgjodh Namik Osmëni dhe zëvendës sekretar Ylfi Sadiri; ndërsa anëtarë ishin Manxhar Arshiu, Resmi Mici dhe Zyber Kadriu. Më vonë Namiku ngarkohet me detyrë të organizojë dhe të drejtojë punën e partisë edhe në zonën e Drashovicës. Ai me shumë shokë të tjerë punoi me mish e me shpirt për shtimin e radhëve të çetës teritoriale me luftëtarë mëmëdhetarë të përkushtuar, për të përballuar sulmin fashist, që pritej të niste nga çasti në çast. Në luftën frontale të Gjormit, Namiku, me luftëtarët vullnetarë të zonës së Drashovicë e të Kaninës, u rreshtuan në krahë të çetave të Lumit të Vlorë e më gjerë.
Brenda javës Vlora u mbush me mercenarë të Halil Halisë e të Selim Kaloshit. Nga një bisedë, që Namiku zhvilloi me disa mercenarë të tyre e kuptoi se ata ishin të zhgënjyer nga propaganda e kohës. I kishin sjellë në Vlorë të luftonin kundër komunistëve. Bajraktarët u kishin thënë se komunistët janë njerëz të këqij, pa fe e pa atdhe. Ata luftojnë për të huajin, për rusin, shqaun e grekun. Madje u kishin thënë se në çetat partizane ka shumë rusë, grekër dhe shqahë. Kjo nuk është e vëtetë i kundërshtoi Namiku. Bajraktarët ju kanë mashtruar. Në çetat partizane ka vetëm shqiptarë. Ata janë stërnipërit e kreshnikëve të Malësisë e të Labërisë, të cilët luftuan krah për krah me Gjergj Arianitin e Skënderbeun, Abdyl Frashrin e Sulejman Vokshin, Mustafa Pashë Vlorën e Mit Sokolin, Hodo Aliun (Nivicën) e Idris Seferin, Sokrat Lekën e Dedë Gjo Luli, Gjik Thanasin e Dasho Shkrelin, Ismail Qemalin e Isa Boletinin kundër ordhive osmane sërbe e greke. Janë djemtë e atyre që në vitin 1920 e hodhën Italinë në det.
Ishte data 1 Janari i vitit 1943. Në ora 14 të kësaj dite u ndez lufta në Gjorm. Gjëmimet e predhave të topave e të murtajave përshkonin rrjedhën e Lumit të Vlorës. Jehona e tyre përplasej në faqen e malit të Tartarit, Beunit, Stogoit, Çikës, Bogonicës, Çipinit dhe u kthehej fashistëve përvendi më me forcë. Siç dukej në betejë merrnin pjesë edhe malet e shenjta. Këta kanë qënë, madje, streh dhe mbështetje e fuqishme në të gjitha kohët, për lebërit dhe malësorë kreshnikë. Malet ishin jatak dhe burim forcë për ta. Këtu kanë thyer hundët ushtritë romake, bizantine, osmane, sllave, greke e italiane. Malet ishin, tashmë, mbështetës të Çetës Plakë të Vlorës e të Kaninës dhe të 900 bijve e bijave nga treva të ndryshme të Labërisë, Topalltisë, Himarës e Mallakastrës. Autoblindat ishin në ballë të sulmit fashist. Pas predhave të artilerisë mësynin repartet e këmbësorisë, të karabinierisë e të milicisë fashiste, me 700 forcat e tyre dhe 1500 mercenarë të Halil Alisë. Pra, mësynin rreth 2.200 forca ushtarake. Këta përparuan deri në një farë kohe. Por muzgu i mbrëmjes e përmbysi kahun e luftës. Jehona e zërit “Para partizan” e gjallëroi hap pas hapi vrullin sulmues të divave herkulian të Labërisë. Ata binin si rrebesh mbi armikun. Kundërsulmet e tyre ishin të papërballueshëm. Këmishëzinjtë bërtisnin të tmerruar: “Mama mia”. Namiku në ballë të sulmit përsëriste plot duf: “Para partizanë”. Bombat e lebërve shkrepnin si rrufe mbi ta. Çeta Plakë së bashku me çetat territoriale të Kaninës dhe ato të trevave të tjera të Vlorës i sprapsën pozicionet e armikut. Italianët dhe mercenarët e Halil Alisë i vunë thembrat nga kishin majat. Thirrjet kërcënuese të kolonel Franko Klementit nuk pinin më ujë. Paniku e mbërtheu, si gjarpër për gryke, ushtrinë armike. Rradhët e tij u shpërbën. Të vrarët mbuluan dheun. Një lab syshqiponjë po e shikonte kundruall kolonelin tek u shfrynte i xhindosur ushtarëve italianë, të cilët të lebetitur po braktisnin frontin e luftës. Ai me qetësinë e mprehtësinë e labit nishanlli e nguli syrin në shënjestër. Pasi rrafshoi syrin në thepin e pushkës te koka e kolonelit, që s’pushonte nga britmat e profkat kërcënuese, tërhoqi këmbëzën, pa iu dridhur qerpiku. Frankua preu gjuhën dhe ra, si kërcu, për tokë. Gjakun ia thithi rrënja e një sfake, ku mbështeti kokën përjetësisht. Ky qe fundi i kolonel Klementit. Gegët dëgjuan që partizanët flisnin shqip. Kjo i bindi se po luftonin shqiptarët kundër shqiptarëve, vëllai kundër vëllait. Pra, nuk kishte asnjë të huaj. Ishin të zhgënjyer. Ata i kujtuan me nderim fjalët vëllazërore të furxhiut të Vlorës, Namik Osmënit.
Në kohën që brigada e V Sulmuese ndodhej në zonat e veriut, Namik Osmëni, komisari i batalionit të V, bëri një bisedë politike me banorët e zonës. Këtu u ndodhën edhe disa prej malësorëve të zhgënjyer, që morën pjesë në luftën e Gjormit. Ata e dëgjuan komisarin me vëmendje. Zëri dhe qëndrimi i tij burrëror u solli ndërmend furrtarin e Vlorës. I dhanë të njohur dhe pasi u përqafuan u radhitën në batalionin e V, ku ishte komisar Namik Osmëni, njeriu që i ktheu në rrugën e nderit, në rrugë e virtytit, në rrugën e bashkimit kombëtar. Ata e shoqëruan komisarin kaninjot fjalëzjarrtë e urtiplotë në luftë kundër ushtrisë nazifashiste në çlirimin e Gjakovës, Prizrenit e deri në malësitë e Sanxhakut.

Gezuar lirine dhe demokracine qe na paten prure xhihadistet partizone bashkpunetoret e bolshevizmit Serbo-Ruse qe liftuan dhe fituane mbi nazifashizmin dhe bashkpunetoret e tyre .
Nuk ishin Shpata po Sepata o Neki mavria. Bile simbolika e adoptuar nga Italia e asaj kohe, ishte trashegimi nga ish perandoria Romake. Megjithese une harrova qe ju ish komunistet, i shikoni gjerat me koke poshte dhe bardhe e zi.
Ke qene dhe kryetar bashkie o njeri. Hap ndonje liber se te ben mire, jo vetem histori propaganden e partise.
Si Hartim Lirimi per shkollat 9 vjecare,mire e ke sh.Neki,por kete luften e Gjormit e organizoi Hysni Lepenica me ballistet e Laberise.Nuk ndihet fare zeri i Hysni Lepenices ketu,vetem zeri i Namik Osmenit,qe ishte furrxhi ne Vlore.
Jepi Cezarit ate qe eshte e Cezarit,se genjeshtra juaj i paska pasur kembet e gjata 80 vjet.
Dushan Mugosha eshte mbajtur ne Lumin e Vlores si Konkuistatori Pizzarro nga Azteket -si Perendi.
Nuk kishte arsye te ishin shume serbe ne Laberi.
Mjaftonte vetem Dushan Mugosha te ndizte fitilat e Vellavrasjes.
Kete adhurim qe pati ne Shqiperi,Dushan Mugosha nuk e pati tere jeten e tij te pasluftes ne Jugosllavi.
Dushan Mugosha kur ishte ne Shqiperi ishte pro bashkimit te Shqiperise me Kosoven,
Kete e thote edhe ne kujtimet e tij koloneli Britanik Emeri, ujtime qe jane botuar edhe ne gazeten Panorama
Ai thote se kur i pyesnim te derguarit Jugosllave, se cfare mendonin per Kosoven ,?
Mugosha dhe Miladin Popovic, thoshin se ne kemi rene dakort qe Kosova ti bashkohet Shqiperise
Biles kete mendim , ne ato vite e kishin te gjithe komunistet e larte Jugosllave,
sepse ne nje takim qe ata kishin bere me Stalinin ne Moske, ne vitet 1944 ,
I than Stalinit se kemi vendosur qe Kosova ti bashkangjitet Shqiperise , meqense jane shumica Shqiptar
Dhe Stalini kishte rene dakort—Kjo sipas kujtimeve te botuara ,
edhe ne Shqiperi , te intelektuualit komunist malazez Gjilasit
Pre deri nga viti 1944 iintelektualet komunsite serbe ishin dakort qe Kosova ti bashkohej Shqiperise,
por me vone ndryshuan mendim, sepse e kuptuan qe ajo ishte nje loje e Titos, per te genjyer shqiptaret.
Porse vetem Miladin Popovic nuk e ndryshoi mendimin–Ai ngeli gjithmone pro Shqiptar
Kjo eshte historia o Demo hajvani
Si gjithmone Neki Dredha po I ben nder te madh histories dhe heronjve qe e bejne historine. Qyteza e sterlashte e Kanines do t’jete perjete mirenjohese Nekiut qe ndershmerisht, me zemer e mendje, po I sherbet lavdise se fshatit te tin, te vendit te tij Ashtu si I sherbyen trimat per te cilet Nekiu shkruan, vendit te tyre, ashtu dhe Ai po I sherbet Kanines e vendit te tijKeta trims e ata qe shkruajne per ta, historia s’do t’ harroje kurre.Falenderoj Nekiun ne emer te atyre trimave qe ai , ashtu si populli yne , I mban gjalle Te lumte dora e mendja o Neki.
Rrofte kujtimi i BALLISTEVE TE VLORES.
Rrofte kujtimi i ballisteve te Laberise.
Ata bene Epopene e Luftes se Vlores,
Ata bene Luften e Gjormit
Ata priten Grekun me pushke ne Skerfice.
U shofshin komunistat qe futen vllavrasjen ne Vlore!
O zoteri shkruaj mire si ka ndodhur.Shkruaj kush ka qene Tasim Bonjaku. Jo me nje rresht.Leri genjeshtrat.