I nderuar kryeredaktor
Jam një mësues letërsie që kam 22 vjet në pension. Pas daljes në pension iu kushtova krijimtarisë letrare dhe publicistikës. Shtetin ligjor apo demokracinë e dëshironim të gjithë, po u zhgënjyem tmerrësisht.
Shkatërrimi i gjithçkaje që u ndërtua për 50 vjet, korrupsioni dhe krimi i organizuar si dhe shitja e të gjitha resurseve (naftë, mineralet) e vendit, e varfëruan aq keq popullin saqë s’ka ditë të mos vetëvriten njerëz se nuk e përballojnë dot jetesën. Flamurin e zi të kësaj katastrofe e valëvit Sali Berisha. Të mos zgjatem shumë. Në 11 libra që kam botuar me poezi dhe publicistikë, kam satirizuar politikanët antikombëtre e makutë. Gjithashtu kam lëvruar temën historike. Përparësi i kam dhënë çështjes kombëtare shqiptare.
Unë banoj në fshat dhe nuk marr çdo numër të gazetës. Por gazeta “Dita” më ka pëlqyer pikërisht se trajton dukuritë negative sociale në një mënyrë krejt tjetër. Unë ju uroj nga zemra shëndet dhe atdhetarizëm për ta bërë “Ditën” sa më jetëgjatë. Faleminderit, Paskal Zoto

I uroj shendet e gjithe te mirat per familjen e tij z.Paskal Zoto.Ne se eshte ai Paskal qe kam njohur ne shkollen e mesme pedagogjike ne Gjirokaster,jam i nje mendjeje me te lidhur me fjalet pozitive qe shpreh lidhur me gazeten Dita.Pothuaj çdo dite, ne kompjuter,pas gazetes Tema, lexoj gazeten ne fjale.Faktet qe sjell kjo gazete, jo vetem se jane te besueshem,por jane ne te njejetn kohe trondites. Eshte pune saj pse nuk i ka online artikujt e paraqitur ne faqen e pare te saj,ama diten tjeter,ne lexuesit e saj, duhet t’i gjejme per t’i lexuar patjeter.Veçse kujdes nga horrat perballe bulevardit!!!