Flamurtari ka fituar ndeshjen e parë për kupat e Evropës me rezultatin 3 me 2.
Flamurtari luajti në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, me Bolnisin.
Golat u shënuan nga Veliu, Kuqi dhe Lika për Flamurtarin.
Kjo është një fitore e e rëndësishme, e cila rrit shpresat për raundin e dytë të eleminatoreve të Europa League.
Ndërkohë sfida e zhvilluar në “Almaty Central Stadium” mes Kukesit dhe ekipit Kairat Almaty përfundoi me fitoren e vendasve falë golit të Darabaev në minutën e ‘89-të të takimit.
Duhet theksuar se në minutën e ’52-të, Kukësi goditi shtyllën me anë të Sokol Cikalleshit.
Kukësi do të luajë ndeshjen e kthimit në Tiranë pas një jave, duke shpresuar se do të arrijnë atë që bënë një sezon më parë, kur edhe pse debutues në Europa League, kaluan tre ture, duke vendosur një rekord të ri shqiptar në këtë drejtim.
