Flamurtari nuk ka arritur të përsërisë fitoren e Kupës kundër Teutës, duke u ndalur në barazimin 1-1. Një rezultat i tillë i mohon parakalimin skuadrës vlonjate, e cila kishte mundësi të ngjitej në vendin e dytë. Ky pozicion vazhdon të mbetet pronën e Teutës, e cila barazoi në minutën e 83-të golin e shënuar nga Muzaka në pjesën e parë. Tani diferenca me Skënderbeun është 11 pikë, megjithatë kjo është një arsye e vogël për t’u shqetësuar, pasi askush tjetër nuk synon më titullin, por vetëm kualifikimin në Europa League. Shtohen shanset për Kukësin, i cili mund 2-1 Laçin dhe ngjitet në vendin e katërt, duke përfituar edhe nga humbja e Tiranës në Kavajë. Për kuksianët shënuan Popoviç e Brahja, ndërkohë që midis tyre autogoli i Hoxhës kishte barazuar përkohësisht shifrat. Kukësi ndjen nga pas frymëmarrjen e Vllaznisë, tashmë në vendin e pestë me vetëm një pikë më pak, pas fitores së rëndësishme me Bylisin, arritur falë golit të Dragoit, me penallti. Besa ka arritur të mposhtë Tiranën dhe goli i parë është shënuar nga i rikthyeri Sokol Cikalleshi, pas aventurës në Korenë e Jugut. Bardheblutë barazuan me Gilman Likën në minutën e 90-të, por në shtesë Besa ka fituar tri pikët, me golin e shënuar nga Batha.