Flamurtari ka arritur të largohet me 3 pikë nga transferta e kryeqytetit përballë Partizanit.
Vlonjatët fituan në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Kategorisë Superiore me rezultatin minimal 0-1.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Hoxhaj në minutën e 25.
Sulmuesi vlonjat është shndërruar në makth për të kuqtë teksa i ka ndëshkuar thuajse gjithnjë që ka luajtur kundër tyre.
Pas këtij takimi, Partizani mbetet në vendin e 4-t me 11 pikë, ndërsa Flamurtari qëndron i treti me 15 pikë, vetëm 2 pikë larg Kukësit të vendit të dytë.
