Flamurtari ndal Partizanin edhe me arbitrin kundër

redaktor

Përfundon gjithçka në Qemal Stafa. Partizani nuk arriti të merrte dot më shumë se një barazim 1-1 përballë Flamurtarit.

Skuadra vlonjate arriti të kalonte e para në avantazh me anë të mesfushorit Ylli Hoxha, në minuten e 39 të pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi ndryshe për të kuqtë e Agostinellit, ku u shfqen akoma më kërkues për të arritur të shënojnë.

Në minuten e 54 kapiteni i Flamurtarit Bruno Telushi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadren me 10 futbollistë.

Partizani arriti ta realizonte barazimin e rezultatit vetëm në minuten e 89 me anë të sulmuesit shkodran, Xhevahir Sukaj.

Gjyqtari i takimi gaboi disa here duke arritur kulmin me shtyrjen e lojes per tete minuta nga koha e rregullt.

Share This Article
1 Comment
  • Po pse hera e pare eshte kjo qe Referat e Tiranes ,keta le…na ndihmojne Partizanin ,Tiranen e dikur Dinamon .Kjo eshte nje Odise qe e ka zanafillen qe ne vitet e 70-ta ate bote kur ndaj ekipit legjendar te Basketbollit te Femrave te Flamurtarit edhe pse ato ishin absolute ushtrohej dhune duke i nxjerre me personale Muina Kuqin ,Pjereta Ciken ,Violeta Calen ,Didi Vjeron ,Eleni Rucin e te tjera qe ne 10 minuteshin e dyte ,me nje fare Vaso Shaka ,si personi me i urryer ato vite ,por edhe me Flamurtarin e MAGJISHEM TE VITEVE te 80-ta ,ku e gjithe Federata me Mehdi Bushatin duke perdorur le..na te tille si Arsen Laluci ( Hoxha ) ,Dhorke Prifti qe Flamurtari e fillonte lojen me nje lojtar mangut qe ne 10 minuteshin e pare ose e ndeshkonin me penallti inegzistente .
    Ose me keq akoma ,duke pare se 17Nentori i atehereshm nuk i bente dot balle Flamurtarit ata gjenin si federate nje rruge “ORIGJINALE ” duke e penalizuar Flamurtarin ne sezonin e ardheshme qe ta fillonte kampionatin me – 6-8 pike ,sepse ate bote ekipi qe merte me shume kartona te verdhe dhe te kuq ,ne edicionin paraardhes ,i hiqeshin piket .
    Edhe sot referi ,pos qe dhe nje karton te dyte te verdhe fantazem qe e penalizoi ekipin te luante me 10 lojtare ,ai ,Referi e shty lojen as me pak dhe as me shume por …….10 MINUTA !
    Skandal !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *