Flamurtari në bisedime me sulmuesin Kurtishi

redaktor

Flamurtari kërkon një sulmues dhe shqiptari i Maqedonisë, Mensur Kurtishi mund të jetë përforcimi i radhës i kuqezinjve.

Burime pranë klubit vlonjat bëjnë me dije se janë në bisedime me futbollistin, që sezonin e fundit është aktivizuar në Australi në radhët e Brisbejn Roar, ku ka shënuar dhe 1 gol në 9 aktivizime.

Të dyja palët janë të interesuara dhe në ditët në vazhdim mund të arrihet një marrëveshje.

Në fakt, Kurtishi, i lindur në Kumanovë, është i njohur gjithashtu dhe për eksperiencën e tij me Shkëndijën e Tetovës, klub në të cilin është stërvitur dhe nga trajneri aktual i Partizanit, Shpëtim Duro.

Me skuadrën tetovare, Kurtishi është aktivizuar në total në 13 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola, ndërsa më parë ai luajtur dhe për kazakët e Tobolit dhe skuadrat austriake të Parndorfit e Viener Nojstadt.

28-vjeçari mund të jetë një përforcim i nevojshëm për klubin vlonjat, që në dy fazat e para të kampionati ka vuajtur mbi të gjitha në fazën finalizuese, teksa skuadra krijonte shumë por nuk arrinte të shënonte.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *