Pretendimet e futbollistëve të Flamurtarit për një ngërç financiar me klubin, konkretisht për katër paga mujore të padhëna, janë hedhur menjëherë poshtë që ditën e enjte nga ana e administratorit Sinan Idrizi. Sipas drejtuesit më të lartë të klubit kuqezi, gjithçka është një pretekst i futbollistëve për të justifikuar paraqitjen e tyre të dobët në fushë dhe rezultatet shumë të dobëta që kanë arritur deri tani. Administratori Idrizi ka sqaruar po ashtu edhe specifikën e kontratave që kanë nënshkruar futbollistët e Flamurtarit, që janë vlerësuar në bazë të rendimentit të secilit prej tyre në fushë. Ai ka shkuar edhe më tej, duke theksuar se futbollistët e skuadrës vlonjate janë tallur me historinë dhe krenarinë e një qytetit të tërë, duke mos dhënë asgjë nga ajo që të gjithë prisnin, kur ndërtuan këtë Flamurtar me qëllimin për të qenë në treshen e parë të tabelës së renditjes.
Ja listpagesat e tre lojtarëve të publikuara dje nga klubi:
Arbër Abilaliaj
Paga totale vjetore 77.000€, për katër muaj ka tërhequr 19.249€
Lejdi Liçaj
Paga totale vjetore 25.000$, për katër muaj ka tërhequr 7.291$
Gledi Mici
Paga totale vjetore 70.000$, për katër muaj ka tërhequr 17.500$

Ky Idrizi eshte nje deficent e mistrec qe nuk e ka shokun —Ky nuk di te sillet me lojtaret, pasi ky nje me dy dhe permend se pagesat lojtareve do ju jepen mbi bazen e performances ….Hellooo !
Kjo eshte e gabuar sepse lojtari nuk mund te jete gjithmone ne maksimumin e tij ,se eshte njeri, jo makine ndaj keto gjera shikohen me zemergjeresi , jo me brutalitetin qe te jep posti
Ky do e shkateroje Flamurtarin , sepse ky nuk di te sillet me lojtret dhe tjetra eshte se ky nuk merr vesh nga organizimi i ekipiit dhe ka zgjedhur ne krye te ekipit ca sharlatane qe nuk marin vesh aspak nga drejtimi organizativ i nje ekipi, pavaresisht se mund te kene qene sportiste
Me lojtaret duhet folur ne menyre vellazerore dhe te mos tremben me pagesen, se ndryshe nuk te lozin ata , te sabotojne —
Aq me teper pastaj ky Idrizi nuk e njef futbollin fare qe te kuptoje kur ata nuk duan lozin vete dhe kur nuk jane ne forme te mire
Ndaj gjeja me e mire , eshte qe te ndryshohet i gjithe stafi drejtues i Flamurtarit dhe te vendosen ne krye njerez qe kane qene drjetues te sproteve dhe kane mbaruar Institutin e sPORTEVE ,se ata kane eprvoje se si drejtohen ekipet dhe si sterviten
DHe nga ana tjeter do thosha qe Sinnan Idrizi eshte mire te largohet nga Flamurtari se nuk e ka haberin fare te futbollit dhe do ta shkateroje Flamurtarin me ato metodat e tij te ageses sipas Performances
klubi flamurtarit dhe ne vecanti ekipi i futbollit po kalon nje krize e cila nder te tjera eshte nje krize identiteti ,ky ekip qe eshte tani nuk perqaset fare me ate qe qytetaret e vlores mbajne mend apo duan te shikojne
po te analizosh nga jashte dhe pa paragjykim kjo gjendje eshte pasoje e nje keq manaxhimi
shum vjecar
zoteria qe ka shpenzuar shuma te konsiderushme dhe ka vendosur nje ekip italian per pregatitjen e ekipit duhet lene te punoje dhe duhet ndimuar sepse me ne fund nje njeri po jep mundesi financiare per ta patur ekipin efutbollit sic do ta deshironim. respekte