Flamurtari ofertë Cungut për stolin

redaktor

I shumëkërkuar në merkato. Kanë mjaftuar pak ditë nga largimi i Armando Cungut nga drejtimi i Lacit, që tekniku shkodran të kthehet në një objekt dëshirash për disa skuadra të superiores që kanë hedhur hapa konkretë për ta marrë në drejtim.

Kështu e fundit në radhë është oferta e Flamurtarit.

Drejtuesit e klubit vlonjat kanë kontaktuar paraditen e së dielës me teknikun 42 vjecar duke i ofruar drejtimin e skuadrës deri në përfundim të sezonit.

Te Flamurtari vlerësojnë eksperiencën e Cungut me Lacin ku arrit ta kualifikojë sezonin e kaluar Lacin në kompeticionet europiane duke menaxhuar maksimalisht elementet e skuadrës kurbinase dhe tani duan ta kthejnë trajnerin në strategun e ringritjes së Flamurtarit.

Pak ditë më parë trajnerin është përpjekur ta joshë edhe skuadra e qytetit të tij, Vllaznia, ku u rrit futbollistikisht. Sipas burimeve nga qyteti veriore, ka qenë vetë Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi që ka komunikuar me telefon me trajnerin duke i ofruar drejtimin e Vllaznisë.

Tanimë Cungut i duhet të zgjedhe, duke arsyetuar natyrisht edhe mbi bazën e garancive që i jepen si në aspektin e stabilitetit financiar të skuadrave ashtu dhe të grupit të lojtarëve që do të ketë në dispozicion për të arritur objektivat. Vllaznia apo Flamurtari? Kjo mbetet për tu parë, e sigurt është se për të janë orë vendimtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *