Flamurtari rigjen fitoren pas 8 ndeshjesh

Dita

Flamurtari iu kthye më në fund fitores pas 7 humbjeve radhazi dhe një barazimi në kampionat, pasi mposhti 2-1 Elbasanin në Vlorë, në një sfidë me pak interes për publikun dhe që kishte vetëm vlerë statistikore.

Suksesin e fundit në superiore kuqezinjtë e kishin arritur pikërisht ndaj formacionit të Muharrem Dostit në fazën e tretë, dhe prej atij takimi kishin grumbulluar vetëm 1 pikë në 8 ndeshje. Flamurtarit i mjaftuan më pak se 5 minuta për të kaluar në avantazh.

Pas një aksioni të rrjedhshëm Dejvi Bregu me një goditje nga jashtë zonës befasoi portierin Ruci, i cili nuk arriti të reagonte në kohë. Pavarësisht këtij momenti, në pjesën e parë loja ishte e ekuilibruar, ndonëse munguan rastet e tjera të pastra në portat respektive, ku mund të vecohet tantativa e Krujes 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Edhe në pjesën e dytë ra në sy loja e të riut Bregu që shfaqej gjithmonë i rrezikshën në krahun e majtë të sulmit vlonjat

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *