Flamurtari rikthehet te fitorja, e shpëton një mbrojtës

Dita

Flamurtari është rikthyer te fitorja, pas 3 barazimesh radhazi, teksa ka mposhtur jo pa vështirësi Kamzën, me rezultatin 1-0.

 Në stadiumin ‘Flamurtari’, të Vlorës, kamzalinjtë rezistuan deri në minutën e 82-të, kur Bicaj dërgoi në rrjetë një krosim të ardhur nga këndi.

Pas kësaj fitoreje, Flamurtari shkon në kuotën e 12 pikëve dhe i rimerr Partizanit vendin e 3-të. Nga ana tjetër Kamza, e cila vinte në këtë takim pas dy fitoresh radhazi, mbetet në kuotën e 9 pikëve.

Superliga kryesohet nga Skënderbeu dhe Kukësi, me nga 16 pikë, por korçarët kanë një ndeshje më pak, të cilën do ta luajnë nesër në Durrës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *