Skënderbeu është me një dorë te titulli kampion, pasi udhëheq me shifrat 2-0 përballjen kundër Flamurtarit në Vlorë.
Kanë mjaftuar 9 minuta lojë që Skënderbeu të gjejë golin e avantazhit përballë Flamurtarit.
Ishte kosovari Liridon Latifi që dërgoi topin në rrjetën e portës kundërshtare, duke treguar se Kampionët aktual të Shqipërisë nuk kanë aspak ndërmend të heqin dorë nga titulli i 6-të radhazi.
Me shifrat 0-1 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën të besuarit e Josës u hodhën në sulm për të gjetur golin e dytë.
Në minutën e 51-të të takimit ishte sulmuesi Sebino Plaku që dyfishoi shifrat duke u dhënë më shumë siguri juglindorëve.
Nga ana tjetër Flamurtari nuk e ka siguruar ende matematikisht qëndrimin në Superiore.
Ndërkohë, në sfidën tjetër Partizani-Teuta, “Të Kuqtë” udhëheqin 1-0, pas një goli të shënuar nga Sukaj në minutën e 35-të. Sidoqoftë ky rezultat nuk u shërben të besuarve të Agostinelit, në rast se Skënderbeu ruan fitoren deri në fund të takimit.
