Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Flamurtari thyen Kukësin, Teuta në vendin e dytë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Flamurtari thyen Kukësin, Teuta në vendin e dytë
Sport

Flamurtari thyen Kukësin, Teuta në vendin e dytë

anazapta
Published November 18, 2012
Share
SHARE

Vlonjatët arrijnë fitoren e tretë radhazi, ndërsa skuadra e Cungut mposhtet pas dhjetë rezultateve pozitive

 

Flamurtari ka thyer Kukësin me një gol për çdo pjesë loje, duke arritur fitoren e tretë e radhazi. Dje në stadiumin “Flamurtari” është zhvilluar një lojë e fortë nga të dyja skuadrat, të cilat ishin të vendosura për të vazhduar serinë pozitive. Vendasit e nisën menjëherë në sulm, ndërsa kuksianët u përpoqën të ulnin ritmin fillestar të të zotëve të shtëpisë. Epërsia e Flamurtarit u konkretizua pothuajse menjëherë, pasi Bratiç shënoi një gol të shkëlqyer në minutën e 11-të. Memelli uli topin me gjoks për kroatin, i cili gjuajti menjëherë nga rreth 20 metra dhe mposhti Halilajn. Kuqezinjtë çlirohen psikologjikisht dhe tani veprimet e tyre janë më të lirshme, ndërkohë që edhe kuksianët e kalojnë shpejt tronditjen. Mesfushat e të dyja skuadrave kanë shumë punë, Bratiç e Zeqiri krijojnë volum të madh loje për vendasit, ndërkohë që Allmuça nga krahu i kundërt është në një ditë të mirë dhe organizon shpesh aksione të rrjedhshme. Po ashtu, në sulm është përherë i rrezikshëm serbi Popoviç, por porta e Koliqit mbetet e paprekur me kalimin e minutave. E njëjta gjë vlen edhe për portën e Halilajt, megjithëse vlonjatët ngulmojnë fort me Memellin. Pas golit të Flamurtarit, rasti më i mirë i përket Kukësit, kur Brahja rrezikoi seriozisht me një gjuajtje me kokë pas krosimit nga këndi, por topi kaloi pak centimetra mbi tra. Pjesa e dytë ka të njëjtën pamje, me të dyja skuadrat që sulmojnë, por është përsëri Flamurtari që gjen golin. Në minutën e 57-të, Lena rrëmben një top dhe vërshon drejt portës kuksiane. Në këtë tentativë pengohet në mënyrë të parregullt nga Brahja, që merr kartonin e dytë të verdhë. Penallti për Flamurtarin, e cila shndërrohet në gol nga Memelli. Minuta ka mjaftueshëm, por në inferioret golash dhe me një lojtar më pak, për Kukësin është mision i pamundur, edhe pse përpiqet për të shënuar të paktën golin e nderit. Në fund, Flamurtari arrin fitoren e merituar, ndërsa Kukësi ndërpret serinë pozitive, me dhjetë ndeshje pa humbje në sezonin debutues në Kategorinë Superiore.
mobil porno
 

Shpërthen Teuta

Durrsakët kanë shpartalluar dje Bylisin, me rezultatin e pastër 3-0, falë serisë së golave të nisur që në minutën e shtatë. Portieri Haxho nuk arriti të priste si duhej topin gjuajtur nga Xhafaj, përfitoi menjëherë Nikaj që ndërhyri me shpejtësi dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi. Duket se Bylisit i kushton shtrenjtë mungesa e portierit Frashëri, i dënuar nga presidenti Kapllanaj dhe trajneri Canaj për arsye disiplinore. Durrsakët ndihen të sigurt dhe dominojnë për minuta të tëra, por më pas edhe miqtë e marrin veten dhe shohin përpara. Klodian Arbri tenton nga distanca, por pa sjell panik në kuadratin e Rizvanit. Mallakastriotët mundohen të shfrytëzojnë hapësirat, duke i shpërndarë aksionet në të dyja krahët. Canaj i jep më shumë hapësirë repartit të mesfushës, ndërsa te durrsakët ka përparësi sulmi, me Xhafajn dhe Eminhazerin në majë. Begeja i udhëzon të tijtë të bëjnë shumë kujdes në prapavijë, me synimin për të mbrojtur golin e Nikës, ndërkohë që sheh se ballshiotët e rrisin ndjeshëm lojën e tyre, reagojnë dhe përmes Izucukut bëhen shumë të rrezikshëm. I luan të gjitha kartat Canaj në kërkim të barazimi. Teuta mbrohet me shumë vendosmëri dhe kundërsulmon rrezikshëm. Pikërisht me një aksion kundërsulmi Nikaj shënon edhe golin e dytë, në minutën e 89-të. Fitorja tashmë është arritur, por shifrat përfundimtare i vendos Daniel Xhafaj, me golin e tretë, në minutën e fundit. Falë edhe humbjes së Kukësit në Vlorë, Teuta ngjitet në vendin e dytë dhe pret plot interes takimet e sotme, ku luajnë Skënderbeu kryesues dhe Laçi i vendit të katërt.

 

Tomori pa fat

Beratasit ishin shumë pranë fitores së parë, kur Ovoje shënoi 15 minuta para përfundimit në portën e Luftëtarit. Tomori luajti në sulm gjatë gjithë lojës dhe pati disa raste të mira, por ishte portieri Selimaj ai që shpëtoi gjirokastritët. Kur të gjithë prisnin vërshëllimën e fundit të takimit, Boçi barazon shifrat, duke zhytur në hidhërim vendasit. Me pikën e marrë, Tomori barazohet me Apoloninë, e cila luan sot me Tiranën, por është gjithmonë në vendin e fundit dhe, më e rëndësishme, ende larg zonës së shpëtimit.

anazapta November 18, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?