Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
Ditë, dje për herë të parë
lehu dhe një i shëmtuar
që disa vite më parë
prej shefit i përjashtuar
Dënuar vite më parë
ky servil hundë-mandalle
nga kusarët me kusarë
i dënuar për dru arre
I paditur disa herë
se nga firmat vidhte pare
bënte lëshime përherë
në Bulqizë për minerale
Ish ministri inisiator
zemërgjerë bënte lëshime
përditë vdisnin minatorë
se nuk bënte investime
Tërë milionat nga veriu
të popullit fukara
i vidhte Ruli e Saliu
se kishin partinë krah
Prostitutat politike
sa herë ikin e prapë vijnë
nuk durojn’ dot pa karrike
dhe puthin në bythë Salinë
Flasin këta sharlatanë
S’punuan një ditë për vendin
bënë ligje për pashanë
tani bojkotojnë Kuvendin
Ju zagarë të sokakut
i bëni ca fresk plakut
do vijë dhe koh’ e dajakut
të thoni ç’i bëmë prakut
Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë
