Flasin këto vargje / Për një Neveri…

anazapta

Te me fal Arbeni

qe po i marr fjalen,

as t’i heq lezetin,

e as t’i hap garen.

Flasin këto vargje

Për një Qeveri

Që s’quhet e tillë

Quhet Neveri

 

S’eshte miell qeveria

qe te zbardhet vetë,

as ne ditë me diell ,

as në kiamet

Ajo është skëterrë

Blozë edhe katran

Vrasës dhe hajdutë

Zi për fukaranë

 

Mos shikoni vula

Mos shikoni data

Qeveria kamet

Popullit? “Dhurata”

 

Mbushur ky dhjetor

Plot dhurata, plot

Me ajër në dorë

E një lumë me lotë

 

Po na dhurojnë buste

Dhe fjalët me “mjaltë”

Marrim ne dhurata

Nga brenda veç baltë

 

Na e prenë ujin

Na e zhvatën bukën

Na e hoqen ajrin

Na e humbën lugën

 

Qeveri e mortjes

Që ngjall neveri

Ne, borxhe kurrizit

Kamjen e merr ti

 

Se po na vjen koha

Heret apo vone

Dhe ajrin qe thithim

Ta kemi tollon…

 

 

Vargje të nënshkruara: Guro Haxhiaj

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *