Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri përmes një statusi në Facebook ka përmbledhur mesazhin që dha në Tiranë me zyrtarët më të lartë të shtetit.
“Asnjë kusht shtesë! Ky ishte mesazhi im, të cilin e lashë kur vizitova Shqipërinë si raportues për Parlamentin Evropian.
Në diskutimet me presidentin e Republikës, me kryetarin e parlamentit, me kryetarët e grupeve politike dhe ministrat për çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë, si dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së. Nëse reformat në vend vazhdojnë, negociatat e pranimit duhet të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018.
Njerëzit në Shqipëri shpresojnë për të dhe e meritojnë atë. Hapja e negociatave fillon një proces shumë-vjetor të afrimit. Kohëzgjatja e negociatave varet nga zbatimi i shumë reformave, por njerëzit do të shohin: ne në BE duam të bëjmë përparim”, shprehet Fleckenstein.

O Gjerman,O Knout,e ke me tere mend kete qe thua?Po zoterote kujton se do zbatohet vetingu?,se sikur ky eshte kushti themelor. E do na pranosh,ne ne Europe pa konfiskuar hajdu,kriminele,politikane mashtrues,pushtetare,mafjen e droges,te porstitucionit? Mos u nxito se ketej i thone e ke bere llogarine pa hanxhine.Se po te kishit miresine nuk do na ripnit 27 vjet,po te na deshet nuk do linit shqiperine ne ke gjendje,qe jemi si shtet i Afrikes,nga ato tribute e pa zbuluara akoma.E kujton zoteria jote se do denohet Saliu,Luli,Edvini,Meta e dhjetra te tjere politiane hajna e mafjoze???? Mos u tallni me.SHPRESOJME VETEM TE KAPITALIZMI AMERIKAN SE DO FUTE KETE SISTEM NE SHQIPERI,SE DERI ME SOT JEMI AKOMA DIKTATURE,HERE E MAJTE E HERE E DJATHTE.TUNG.
He qafir,e paske marre qesn me pare tani qe ishe ne tirane.haĺall plako,hajde prape,e.