Fleckenstein: Jam optimist se kriza do të marrë fund

redaktor

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, i cili erdhi në Tiranë për të negociuar krizën politike me qëllim kthimin e opozitës në Kuvend shprehet optimist se bisedimet do të mbyllen të hënën kur në Tiranë të vijë eurodeputeti Eduard Kukan.

“Në bisedimet me Kryetarin e Parlamentit Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e opozitës, Basha unë u përpoqa të sqaroj termat dhe kushtet që opozita të ndërpresë bojkotin dhe të kthehet në Parlament.

Unë jam shumë optimist që kolegu im Eduard Kukan do mbyllë me sukses bisedimet mes palëve të hënën për t’i dhënë fund krizës.

Bashkëpunimi ynë për këtë çështje është i mirë, përcaktohen qëllimin tonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE”, shkruan Fleckenstein në rrjetin social Facebook.

Share This Article
1 Comment
  • O shef ha ndonje paq se demokratet per nje dite se pastaj i ke neper qitoret qe hapen gjate dy dekadave…po ti vazhdo punen se djetat i ke,paqen falas dhe po qe orator bile dhe ndonje lek nga dy krahet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *